Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Injorantin e kam frikë, budallain e mëshiroj, të diturin (civilizuarin) e dua pa masë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Injorantin e kam frikë, budallain e mëshiroj, të diturin (civilizuarin) e dua pa masë.

Mesazh nga Dardania prej Tue Aug 16, 2011 12:44 am

Autor: Faik Krasniqi

Sot jeta është për budallenjtë, injorantët, sahanlëpirsat, servilat, dhe për të gjithë ata që kanë nivele IQ (Intelegjencën) njësoj me lopën.

Ata që vuajnë tmerrësisht sot, janë njerëzit më inteligjent e më të ndjeshëm, sepse e ndjejnë rrezikun dhe e kuptojnë problemin, thjesht sepse janë inteligjent, pa këtë inteligjencë, bota nuk do ecte kurrë përpara, por do bënte vetëm hapa mbrapsht.

Fatkeqësisht kjo inteligjencë është një minorancë e vogël, dhe vuajtja është shumë e madhe sepse çdo moment, çdo orë, çdo kohë, duhet të përballesh me trishtimin dhe negativitetin që prodhon kjo mazhorancë popullsie idiote.
Kastriot Myftaraj është ''pseudo-intelektual'' që ka shumë probleme me botën që e rrethon.
Kastriot Myftaraj është për të ardhur keq, por më në pikë të hallit është ajo gazetë që boton idiotizmat e tij.
Më duket se po i kushtohet më shumë vëmendje nga ç'duhet këtij ''pseudoanalisti'' antikombëtar Kastriot Myftarajt.
Filozofia e tij është e qartë, ajo është ekstremi. Në qoftë se sot nuk shkruan apo nuk qëndron për diçka konfliktuale mendimi yt nuk bëhet interesant dhe nuk dëgjohet. Në qoftë se fillon dhe thyen kufijtë e pranueshmërisë së gjërave, të normalitetit dhe normave të gjithë do duan të dëgjojnë se pastaj fjalët e tua përbëjnë kuriozitet, dhe janë tepër "empowering"(fuziques).
Prakticiteti i tyre është diçka tjetër, ja pse këto ide zënë vend mbi të gjitha në shoqëri të pa shkolluara, apo të dobëta ekonomikisht dhe nga ana shoqërore të pastabilizuara.
Megjithatë duhet të them se Myftaraj është veçanërisht shumë primitiv në mendimet e tij, që e bën atë shumë jo-interesant për t'i vajtur nga pas. Kush është ai idiot në Shqipëri që ka qejf, kohë dhe energji t'i futet një konflikti bosh Jug-Veri psh?. Edhe kjo tema e anti-grekut është bërë Bozë tashmë aq sa shumë shqiptarë e kuptojnë se greku atë punë ka (dmth të jetë anti-shqiptar) dhe konflikti me të nuk fitohet duke sharë kundërshtarin tënd shqiptar, por duke përmirësuar veten dhe duke sulmuar armikun sllav.
Nacionalizmi shqiptar ka qenë gjithmonë pervert, dhe shterp, e edhe Myftaraj ështe një degë e tij anakronike.
Kastriot Myftaraj, është anti-kombëtar,toshe,jo-shqiptar, shpifës etj....
Përpiqem që në shkrimet e Myftarajt të gjej ndonjë shenjë antigreqizmi por nuk mundem. Madje në qoftëse grekët janë kështu siç i përshkruan Myftaraj, ai punon për çështjet greke.
Pse është anti-kombëtar?, sepse ky thotë të gjthë shqiptarët mysliman duhet larguar nga tokat tona.
Pse është toshe?, sepse fol fjalë që vetëm budallenjtë i thonë.
Pse është jo shqiptar?,sepse është kundër shqiptarëve.
Pse është shpifës?, sepse shpif për patriotët shqiptar.
Kastriot Myftaraj është me siguri i sëmurë nga skitzofrenia paranojake me ato çmenduri kot së koti që shkruan.
Kastriot Myftaraj është tellall i kohëve moderne. Tellallët në kohën e Sulltanit ishin ata që dilnin në pazarin e qytetit e bërtisnin sa kishin në kokë fermanët e Sulltanit apo të kadiut e njerëzve të administratës osmane. Vetë tellalli nuk kishte ndonjë shkollim apo kulturë, merita e tij ishte zëri i fortë që kumbonte lagje me lagje.
Në kohët moderne, tani që nuk ka më Sulltan e pushteti nuk mban më tellallë të pashkolluar por zëdhënës shtypi të ''shkolluar'', tellallët e kallëpit të Myftarajt mundohen të fitojnë bukën e gojës duke shpifur e shpikur trillime që kanë për qëllim të shokojnë dhe të ushqejnë mendjen e paprambetur shqiptare. Dikush e vlerëson Myftaraj pasi ai iu jep të lexojnë atë që mendjes së tyre të sëmurë iu pëlqen të dëgjojë.
Tellallët modernë janë sot në kërkim të punëdhënësit, atyre që u paguajnë një rrogë, dhe tellalli është gati ta ndryshojë e përdredhi zërin e tij ashtu siç ia kërkon puna e punëdhënësi. Prandaj Myftaraj në vite herë na ka folur me "dialekt geg" e herë na ka folur me "dialekt tosk". Herë na tregonte se si katolicizmi ishte shpëtimi i kombit, e herë na tregon se protestantizmi: dhe thoshte as katolik e as ortodoks, është më mirë për shqiptarët.Kurse kohët e fundit pamëshirshëm sulmon shqiptarët e fesë myslimane, shkon madje deri në ekstrem, duke i quajtur ''turq'' dhe ''arab'' dhe që feja islame në tokat shqiptare është shkatërrim për kombin.Në shumicën e shkrimeve të tij shqiptarët mysliman i quan bashkëpunëtor të Al-Kaidës. E herë sulmon këdo e gjithçka, si mënyra e tij për të thënë: për të mbyllur këtë gojën time, duhet të më paguani diçka, pasi goja e mbushur me bukë nuk flet.
Kastriot Myftaraj dhe të gjithë ata si Kastrioti,mund të jenë VIP-a për pak, sepse siç e thash shumica hynë në rangun e lopës dhe nuk kanë sy të shohin më larg.
Myftaraj është askushi që përpiqet të jetë dikushi duke përgojuar emrat më të mirënjohur e të respektuar të jetës e Historisë Shqiptare.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi