Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


U martua me të dënuarin me vdekje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

U martua me të dënuarin me vdekje

Mesazh nga Dardania prej Sun Aug 14, 2011 10:02 pm





Kjo histori dashurie është mjaft e veçantë dhe nuk ngjason me asnjë histori tjetër. Protagoniste është Ginger, vajza që u dashurua me një të burgosur, me të cilin arriti të martohej. Sigurisht që martesa e saj nuk ngjasonte aspak me ato që kishte ëndërruar! Nuk kishte fustan të bardhë apo shkëmbim unazash. Madje as puthje nuk kishte! Ginger u martua me të fejuarin e saj Patrick Bearup, ndërsa ata i ndante që xham mbrojtës. Pasi përfundoi ceremonia, dhëndri u kthye dhe u izolua në qelinë e tij të vogël, në burgun e sigurisë së lartë, në Arizona (SHBA).

Gjithsesi, nusja 31-vjeçare u shpreh se ishte më e lumtur se kurrë, pasi u martua me princin e ëndrrave të saj.

Në vitin 2002, Patrick bashkë me dy shokë të tjerë goditën një burrë me shkopin e bejsbollit dhe pastaj, pasi e hodhën në një gropë, e qëlluan dy herë me armë zjarri, për t’u siguruar që kishte vdekur.

Vajza e re kujton që kishte lexuar në gazetë për këtë vrasje. Madje deklaroi që më shumë ishte shokuar nga fakti që burri me të cilin u martua, i kishte prerë viktimës gishtin në copa të vogla për t’i nxjerrë unazën.

Patrick u arrestua në shtator të vitit 2003 dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

E çuditshmja është që lidhja e kësaj vajze me vrasësin filloi kur ai ishte pas hekurave të burgut. Ajo shpjegoi se disa miq të përbashkët i sugjeruan të njihej me Patrick ndërkohë që ai po priste vendimin e gjykatës. Madje ata këmbëngulnin që ajo të pranonte. “Nuk mund ta besoja që miqtë e mi donin që t’i hapja zemrën një vrasësi. Nuk mund të kem lidhje me dikë që ndodhet në burg. Pastaj, një ditë mësova se Patrick u kthye në shtëpi dhe atëherë miqtë më bindën që t’i telefonoja”, thotë Ginger.

Ngjarjet rrodhën shpejt dhe ajo u lidh dhe u dashurua me Patrick. “Për të tjerët ai ishte një mostër, ndërsa për mua ishte Kazanova im”, thotë ajo.

Historia e tyre vazhdoi duke i dërguar njëri – tjetrit letra, komunikonin nëpërmjet telefonit dhe ajo e vizitonte në burg. Por, kur mësoi që njeriu që ajo dashuronte aq shumë do të dënohej me vdekje, u shkatërrua krejt. Atëherë ai i bëri propozim martese duke i thënë: “Dua të jemi bashkë deri në fund të jetës sime”.

Kështu u bë dhe çifti u martua. Dënimi me vdekje i Patrick nuk është ekzekutuar ende dhe bashkëshortja e tij përpiqet me çdo mënyrë për ta kthyer vendimin e gjykatës. Por deri më sot nuk ka arritur gjë.


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi