Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Studim mbi ndikimin e mollës tek muskujt e atrofizuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Studim mbi ndikimin e mollës tek muskujt e atrofizuar

Mesazh nga Dardania prej Sat Aug 13, 2011 10:44 pm

Fjala e urtë, "një mollë në ditë mban mjekun larg" tregon se ky frut është i shëndetshëm. Por një studim i ri tregon se një substancë kimike e përqëndruar në lëkurën e mollës mund të parandalojë dobësimin e muskujve

Shkencëtari Chris Adams i Universitetit të Iowas dhe kolegët e tij shtuan kimikatin e quajtur acid ursolik në ushqimin për minjtë në laborator.

"Tek këta minj u vu re shtimi i muskuijve. Por më interesant ishte se minjtë shtuan muskujt por nuk shtuan peshë."

Synimi i doktor Adams gjatë këtij eksperimenti ishte për të parë se çfarë efektesh do të kishte acidi ursolik në rastet e humbjes ose atrofisë së muskujve.

Atrofia muskujve është rezultat i përbashkët i urisë dhe disa sëmundjeve shumë të rënda, përfshi kancerin, diabetin, dhe SIDA-n.

Doktor Adams thotë se edhe pse atrofia është shumë e zakonshme dhe shumë serioze, për kurimin e saj nuk ka ilaçe.

Gjatë një pjese tjetër të eksperimentit, minjve iu dhanë racione të zvogëluara ushqimi, kjo shkaktoi disa atrofi të muskujve, ndërsa minjtë që kishin acid ursolik në dietën e tyre rifituan masën e muskujve të humbur.

"Acidi ursolik është në gjendje të ndihmojë forcimin e muskujve, pasi ky acid ndihmon dy hormone që trupi i përdor për të zhvilluar muskuj. Duke ndihmuar këto hormone, acid ursolik arrinë të pakësojë humbjen e muskujve."

Doktor Adams thotë se ekipi i tij nuk ka hetuar ende nëse acidi ursolik mund të parandalojë atrofinë e muskujve dhe shton se rezultatet e studimit të tij me minj, mund të aplikohen edhe tek njerëzit.

Ekzistojnë arsye për të besuar se acidi ursolik mund të parandalojë atrofinë e muskujve. Ky lloj kimikati gjendet në lëkurën e dardhës, mollës dhe disa lloj manaferrash. Acidi ursolik gjithashtu gjendet edhe në disa bimë mjekësore në Azi dhe Amerikën e jugut, që përdoren nga mjekësia popullore për trajtimin e diabetit. Në eksperimentet e tyre, studiuesit injektuan minj me acid ursolik, dhe vunë re se niveli i sheqerit në gjak u ul dukshëm.

Doktor Adams dhe kolegët e tij në Universitetin e Iowas dhe në spitalin e veteranëve në qytetin Iowa i publikuan rezultatet e studimit të tyre në revistën "Cell Metabolizm.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi