Kush është në linjë
12 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 12 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


"DUART"Tregim nga ALBANA M. LIFSCHIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

"DUART"Tregim nga ALBANA M. LIFSCHIN

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:57 pm



Elena e kishte puthur papritur në faqe tek pinin kafe në Starbaks e i kishte thënë që të mos ia vinte re se atë ditë ndjehej e dobët. Pastaj u ngrit e doli jashtë nga kafeneja duke marrë me vete rromuzin e tij.-Në momente dobësie ti je më tërheqëse, sepse dukesh më lehtësisht e pushtueshme... Ishte një ditë e ngrohtë e pazakontë nëntori. Në këtë qytet zakonisht nëntori vinte bashkë me dëborën e parë. Temperaturat kishin ngecur tek 20 gradë, a thua se vera nuk donte t’i dorëzohej vjeshtës. Moti kishte humbur sensin e vet dhe njerëzit ishin çoroditur. Në rrugë shihje njerëz të veshur me xhaketa, pardesy dhe me mëngë të shkurtra. Elena qe zgjuar e dobët atë mëngjez. Shumë e dobët. Kishte një ndjesi të qari të pakuptimtë. Asgjë s’kishte ndodhur për ta sjellë në atë gjendje. Asgjë e jashtëzakonshme, të paktën. U ngrit nga shtrati, futi këmbët në pandofla dhe hyri në banjë. Bëri një dush të gjatë e të ngrohtë, por ndjesia e të qarit nuk iu nda. Në pasqyrë shihte shëmbëllimin e një gruaje me një fytyrë të bardhë, borë, rethuar me flokë krela-krela, por pothuaj pa gjak e me një vështrim të trishtuar. I u bë se pa dikë tjetër e jo vetveten. Ndjeu një nevojë të papritur të fliste me dikë. Ndoshta do t’i bënte mirë. Kontrolloi postën elektronike. Gjeti vetëm xhank . Shoqja e saj, Mariana, që e kish zakon t’i linte çdo mëngjez nga një mesazh, ‘që ta shoqëronte me kafen', kishte dy ditë qe s’qe ndjerë. Elena zgjati dorën tek telefoni, por ndërroi mendje. Kishte të ngjarë që duke folur me të t’i shpërthente të qarët e nuk do të dinte të jepte spjegime se për se. Ishte mësuar t’i thoshte vetes: Mos u dorëzo! Si je tani, s’je pastaj. Vuri re që në internet kishte dalë Vjola. Kjo qe një vajzë nja dhjetë vjet më e vogël se Elena që e kishte njohur kohët e fundit. I kishin pëlqyer shkrimet e saj. Kishte arritur të lexonte të brendëshmen e kësaj vajze dhe gjente diçka të përbashkët me veten. Hyri në chat pa menduar gjatë. Elena për Violën ishte një grua e fortë, që duhej marrë shembull. Por ky mëngjez qe ndryshe. Elena as që donte të dinte për imazhin e saj publik .Elena: Mirëmëngjes.Vjola: Mirëmëngjes, kam kohë që s’u kam parë. Si jeni?Elena: Jo mirë. Në fakt , sot ndihem keq. Nuk di ç’kam, po dashkam të qaj. Vetëm të qaj.Viola: Edhe mua më ndodh kjo ndonjëherë.Mblidhen-mblidhen e pastaj .. Ndoshta është defiçit shpirtërorElena: Defiçit shpirtëror?Viola: Më prisni një minutë sa të përcjell vajzën , dmth sa ta nxjerr tek dera. Mos ikni.Elena s’mund të priste. Ishte bërë gati për punë e nëse nuk do të ngrihej tani nga kompjuteri nuk do ta kapte dot autobuzin e linjës. Hodhi fjalët e fundit në ekran " Faleminderit , mjerisht nuk mund të pres. Jam në të ikur. Pafshim"U ngrit dhe rrëmbeu çantën e bindur se po e linte vajzën e re në shok. Në mbrëmje kur të kthehej nga puna me siguri do gjente mesazh prej saj. Në zyrë, Haroldi, bosi i saj, e priti me një buzëqeshtje të vakët. Pastaj i vuri përpara një vandak me dosje klientësh.-Këto hidhi në kalendar, kurse këto të tjerat...Kishte tre vjet që punonte për të, e Elenës ai gjithnjë i dukej si një student kolegji nga ata të shekullit të XIX. Vishte pantallona me suspenders dhe flokët i krehte duke ndarë një vizë perfekte anash që i kujtonte filmat me Redfordin.Pa kuptuar ajo e gjeti veten futur brenda një kubiku me dosje. Nga zyra matanë vinte zëri i bosit që i spjegonte në telefon procedurën e dokumentave dikuj. "Sot është e premte, thoshte me vete Elena, si çdo te premte bosi im do vrapojë për të mbrritur në shtëpi më herët se ditët e tjera. Gjithnjë e njejta gjë.–Të lutem a mund t’i bësh telefon këtij klienti? Qe planifikuar për të ardhur sot në drekë, por ende s’po duket. Unë s’kam ndërmend të rri pas katër e gjysmës sot. Eshtë e premte.Elena u përmend. Ai e vuri re ‘zgjimin' e saj dhe pyeti:-A je mirë?? -Ah, po!! ja bëri ajo dhe uli qepallat për të mbuluar të vërtetën, por ajo s'e ndihmoi. Nën qerpikët e zinj shkanë lotët –Elena??!

Bosi qe përkulur mbi tavolinën e saj. Ajo vuri re një fytyrë njerëzore, të butë, tepër të butë, si fytyrë fëmije. Diçka iu këput në shpirt .…"boshllëk shpirtëror"- e kishte quajtur Viola. Mos ishte pikërisht ashtu?-Ke nevojë të ikësh në shtëpi më herët?-Në shtëpi?? Ajo përsëriti pyetjen e tij. Fjala 'shtëpi' qe pikërisht fjala e fundit që i duhej atë moment. Shtëpi Oh, jo, veç në shtëpi jo! klithi zëri i saj i brendshëm.-S’ka asnjë problem. Edhe unë vetë do iki herët sot. Më duhet të gatuaj, pasi kemi ftuar për darkë nje çift, komshinj tanët, që do lëvizin në një qytet tjetër. Kemi bërë një farë darke lamtumire për ta, diçka e tillë. Ai fliste si për t’i dhënë kohës Elenës të merrte veten.-Ah, po, po, ja bëri ajo. Ndihej pa dyshim e lodhur, e dobët. Duhet të jetë prishur balanca e kriprave minerale në organizëm. Kështu kishte dëgjuar të thuhej për gjendje të tilla. Ç’janë këto marrëzira…minerale pa kuptim. Ndoshta qe tjetër balancë ajo nga e cila vuante Elena. Një balancë e ngrirë, përjetësisht e palëvizëshme. Qe një cikël rutinë i përditshëm që të merrte mentë. Çdo orë qe e programuar, minutat po ashtu. Ditët ngjanin me njera tjetrën si dy pika uji.. turturuese. Zgjimi, vajtja në punë, kthimi nga puna, gjumi, zgjimi. E gjithë jeta e saj sikur qe stampuar e me koshiencë vazhdonte po ashtu.. E kishte humbur forcën e shkëputjes. Shkëputja gati qe shndëdruar në një koncept të frikshëm. Ç’duhet të ndjejnë vallë kuajt kur vërtiten në lëmë tërë ditën e gjatë të verës? Po i merreshin mëntë.Ndjeu nevojë të mbështetej. Nën qepallat e saj të lodhura, fleshi imazhi i dy duarve të plota, të bardha burri, ku mund të lëshonte kokën duke ndjerë rreth qafës magjinë e harruar të atyre duarve.

Albana Lifschin, Nëntor 2006

(Nga vellimi me tregime "Magjia e nje zeri")
ALBANA M. LIFSCHIN

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi