Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

July 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31      

Calendar Calendar

Top posting users this month


"POETI I ZEMRËS MËMËDHETARE"Nga Dr. EJUP AJDINI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

"POETI I ZEMRËS MËMËDHETARE"Nga Dr. EJUP AJDINI

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:54 pm



Lazim Rexhepi (1920-1983) është një ndër poetët më interesantë të letërsisë së shqiptarëve të Maqedonisë. Deri më tani ka qëndruar në një ekskomunikim më të thellë e më të errët në letrat tona. Prej tij, tash së fundi u botuan në revistën "Albanezul" (Shqiptari, 11 nëntor 1996), vetëm tre poezi: "Sikur të ishte jeta pranverë", "Qindro trimneshë Kosova e mjerë" dhe "Si shqipe mali sillem vërdallë", ndërsa në revistën Vlera (nr.5-6, 1996) u botua edhe një poezi tjetër: "Unë dhuroj jetën për lirinë tuaj".

Krahasuar me poetët tjerë paraardhës Lazim Rexhepi ka një individualitet krejt të veçantë, një frymëzim dhe figuracion tepër poetik, një natyrshmëri në rrjedhën e vargut dhe botë emocionale të ndjeshme. Ndryshe nga poetët e tjerë, në poezitë që njohim prej tij. "Uni poetik" është krejtësisht i identifikuar me autorin. Ai s’është as një fëmijë, as një hero i panjohur që mëshiron një ndjenjë apo çështje të përgjithshme, por është poeti vetë që vuan, që përjeton situata të veçanta emocionale. Në frymën e përgjithshme ai është i ngjashëm me heroin romantik që s’ndjehet mirë në realitetin e kohës, që ka vuajtje dhe trishtim në shpirtin e tij. Kështu, një lloj si romantikët e shqetësuar, edhe poeti ynë ndjehet i vetmuar, kërkon prehje dhe mirëkuptim nga të tjerët:



Se s’ma njeh kush dhimbjen,

Shpirtin s’ma din.

Si shqipe mali sillem vërdallë,

Po t’më kuptojsh ti je shpirtmadh

Nga dhimbja e saj duhet me u kallë,

A dro mos doni të harroj pa dashtë?

(Si shqipe mali sillem vërdallë)



Ashtu si heroi romantik që ëndërron një ditë apo një situatë më të bukur, edhe Lazim Rexhepi derdh në vargjet e poezisë së tij një ëndërr, një dëshirë: "sikur të ishte jeta pranverë/ do të isha në atdhe". Poezitë e tij janë monostrofike. Ato kanë një ritëm të brendshëm të veçantë, që formohet nga kombinimet e theksave ritmike dhe të rrokjeve të karaktereve të ndryshme nga pesë deri në dhjetë rrokje). Kjo, "thyerje" rrokjesore i jep vargut një elegancë poetike që jo shumë shpesh e gjejmë te poetët e tjerë paraardhës. Metaforat "jeta pranverore", "dridhet historia", "premtimet e kohës", apo hiperbolat "u shkriva i gjithë", "zemra që digjen", krahasimet e goditur "si shqipe mali", simbolet "vullkanet e rrëmbyer fillojnë të vlojnë", etj., krijojnë një atmosferë poetike, duke dëshmuar për një sens të vërtetë krijues:



Zemra mëmëdhetare, flas me vete,

Si një udhëtar në hapsina të largta

Premtimet e kohës vijnë varg e shkojnë

Mbi idetë e mia dridhet historia

Vullkanet e rrëmbyer fillojnë të vlojne

Dyzet vjet me radhë lavën janë tue mbajtë.

(Qindro trimneshë Kosova e mjerë!)



Kuptohet që motivi i poezisë së Rexhepit është ai patriotik. Dhimbja e poetit, trishtimi, vetmia, etj, nuk janë situata që i kalon një hero i dashuruar, por janë gjendje emocionale që lidhen me fatin e Kosovës, me dëshirën e poetit për të qenë në Shqipëri. Në tingëllimin e përgjithshëm, vargjet e poezisë së Lazim Rexhepit nuk janë të atij karakteri tradicional (në strofa, rima, rrokje, pra, në veçoritë e metrikës), siç janë poezitë e Sefer Selimit apo të Sadudin Gjurës, etj., ai gjithsesi tingëllon më modern, me përmasa të tjera të shtrirjes figurative. Kur në një poezi mbizotërojnë metafora, alegoria apo simboli, kjo është dëshmia më e qartë dhe më e sigurtë për karakterin poetik të saj. Këtë lloj dëshmie e japin këto tri poezi, që, për fat të keq, i njohëm shumë vonë.

Nëse ndonjë autor tjetër që përmendet në letërsinë e shqiptarëve të Maqedonisë ka më së shumti vlerë dokumentare, poezia e Lazim Rexhepit zbulon një talent, një poet që ka ndjenjë dhe shije artistike, që sjell një varg poetik në poezinë e shqiptarëve të Rumanisë me prejardhje nga Maqedonia. Ndërsa poezia "Unë dhuroj jetën për lirinë tuaj", monostrofike dhe me liri të dukshme rimore, ka në themel një konceptim disi më të veçantë nga poezitë tjera. Në aspektin e motiveve të brendshme të saj, mund të hetohen tri vatra kuptimore: dëshira për të parë mëmëdheun të lirë, rreziku i "klerit ballkanik" për Shqipërinë dhe dëshira e krijimit të poetit "për lirinë tuaj shumë herë do të vdes!".

Në aspektin emocional mbizotëron fryma e poetit romantik që ëndërron të shohë shkrimtarët e "Tetovës plakë", "Sharrin e lartë, krenar", etj. Në aspektin stilistik e goditur vjen ndonjë figurë metaforike, si "theni zinxhirët të jetoni të lirë!", por përgjithësisht nuk janë të shumta përfytyrimet poetike mbi bazën e figuracionit stilistik. Mbizotëron kryesisht shprehja e lirshme e mendimit dhe e ndjenjës së poetit, i cili duket se është rrëmbyer më tepër nga dëshira për të pohuar drejtpërdrejtë, për të porositur bashkëkohësit "mos harroni gjyshërit shqip që u kanë mësuar", se sa të përpunojë në sistem metrik e stilistikor, që do t’i jepte më shumë ngarkesë emocionale poezisë. Sidoqoftë, kjo i bashkohet krijimeve të pakta poetike, për të kompletuar individualitetin e një poeti, mjaft interesant në sfondin e gjithë atyre krijuesve që prej vitesh janë të dënuar me haresë.

Nga Lazim Rexhepi mbeti dorëshkrim edhe vepra "Romani i ditëve të mia", të cilin e zbuloi Baki Ymeri në bibliotekën e familjes së tij. Ende i pabotuar, ai dëshmon edhe vlerat e një prozatori që ka stilin e vet të rrëfimit. E gjithë vepra është konceptuar mbi bazën e rrëfimit në vetën e parë, ku rolin e rrëfimtarit e luan vetë autori, pjesëmarrës në ngjarjet e veprës. Bie në sy se rrëfimtari synon të krijojë një komunikim të drejtpërdrejtë dhe të natyrshëm me lexuesin. Në ndonjë moment ai drejtohet: "Ndoshta s’do të besoni të dashur lexues: po për fatin tonë u shkri bora pranë do lisave të ahut dhe tash, kur frynte era, neve na mbulonte dëbora dhe na dukej se ishim të siguruar, ngase edhe gjurmët tona i kishte mbuluar dëbora e trazuar nga era...".

Vepra e tij, herë-herë merr më shumë pamjen e një ditari, kur tonet epike dhe lirike, situatat dramatike e mjaft të vështira që kalon rrëfimtari, krijojnë skena, sa reale qa edhe prekëse. Në këtë vepër mbetet i diskutueshëm për t’u parë raporti midis elementit real dhe trillimit, në ç’përmasa është roli i njërit dhe i tjetrit. Rrëfimtari i përgjigjet një krijimi të mirëfilltë artistik apo është heroi real i një ditari që sjell kujtimet e një përndjekjeje në kohën e ish/Jugosllavisë. Njohja tërësore e dorëshkrimit do të krijojë mundësi për përcaktimin më të qartë të llojit që i përket vepra. Sido që të jetë, stili i rrjedhshëm, aftësia për të krijuar përfytyrime të gjalla te lexuesi, forma rrëfimtare interesante, krijojnë përshtypjen se kemi të bëjmë me një autor me vlera të veçanta që përfaqësojnë një zë të dallueshëm në letërsinë e shqiptarëve të Maqedonisë.





Poetul inimii patriotice



Dr. Ejup Ajdini



Lazim Rexhepi (1920-1983) este unul din poeţii cei mai interesanţi ai albanezilor din Macedonia. Datorită atitudinilor antiiugoslave, până târziu a fost cenzurat şi excomunicat din lumea literelor. Graţiei poetului Baki Ymeri, revistele "Albanezul" din Bucureşti şi "Vlera" (Valoarea) din Tetova, au publicat în 1996 câteva texte şi poeme, precum: "Dacă ar fi viaţa primăvară", "Rezistă vitează Kosova mea", "Ca vulturul de munte mă-nvârt", "Eu dăruiesc viaţa pentru libertatea voastră". Comparat cu alţi poeţi predecesori, Lazim Rexhepi are o individualitate complet diferită, o inspiraţie şi o figuraţie foarte poetică, o naturaleţe aparte în curgerea versului, o lume emoţională şi sensibilă.

Diferiţi faţă de ceilalţi poeţi, în poeziile pe care le cunoaştem de la el, Ego-ul poetic este identificat complet cu autorul. El nu este nici copil, nici erou necunoscut care se apleacă în faţa unui sentiment sau a unei chestiuni generale, ci este poetul însuşi care suferă, care trăieşte situaţii diferite emoţionale. În spiritul general, el este identic cu eroul romantic care nu se simte bine în realitatea timpului, încărcat cu durere şi tristeţe în spiritul său. Astfel, la fel ca şi romanticii îngrijoraţi, şi poetul nostru se simte singur, cerând alinare şi înţelegere din partea celorlalţi: "Că nimeni nu-mi cunoaşte durerea/ Sufletul nu mi-l ştie/ Ca vulturul mă-nvârt/ Doar tu mă-nţelegi, eşti un suflet mare/ Din durerea de patrie mă arunc în flăcări".

La fel ca şi eroul romantic care visează o zi sau o situaţie frumoasă, şi Lazim Rexhepi varsă în versurile poeziei sale un vis, o dorinţă: "dacă ar fi viaţa primăvară, aş fi în patrie!" Poeziile sale sunt o schelărie de cuvinte în imagini cu esenţă filosofică. Ele au un ritm intern special, care se formează din combinaţiile accentelor ritmice şi ale silabelor caracterelor diferite din cinci până la zece silabe. Această "spargere" silabică îi dă versului o eleganţă poetică pe care nu o întâlnim la majoritatea poeţilor generaţiei sale. Metaforele "viaţa primăvăratică", "se cutremură istoria", "promisiunile timpului" sau hiperbolele "m-am topit cu totul", "inima care arde", comparaţiile precum "ca vulturul de munte", simbolurile "vulcani răpiţi încep să curgă", etc., crează o atmosferă poetică, dovedind un sens adevărat creator: "Inima patriotică, vorbesc cu mine/ Ca un călător în spaţii îndepărtate/ Promisiunile timpului vin şi se duc/ Cu ideile mele cutremură istoria/ Vulcanii răpiţi încep să fiarbă / De douăzeci de ani îşi ţin lava".

Se înţelege că motivul poeziei este patriotic. Durerea poetului, tristeţea şi singurătatea în exil, nu sunt situaţii care depăşesc un erou îndrăgostit, dar starea emoţională este asociată cu soarta Kosovei şi cu dorinta poetului de a fi în Albania. În sunetul general, versurile poeziei lui Lazim Rexhepi nu sunt ale acelui caracter tradiţional (în strofe, rime, silabe, şi anume caracteristici metrice), el sună mai modern, cu alte dimensiuni ale extensiei figurative. Atunci când într-o poezie domină metafora, alegoria sau simbolul, aceasta este mărturia cea mai clară şi mai sigură pentru caracterul său poetic. Acest tip de probe sunt oferite de aceste poeme, scrise în urmă cu 40 de ani (1970). În cazul în care orice alt autor care este menţionat în literatura albanezilor din Macedonia, are mai mult valoare documentară, poezia lui Lazim Rexhepi din România dezvăluie un talent autentic, un poet dotat cu har şi sensibilitate artistică, care aduce un suflu nou în poezia albanezilor din diaspora.

În timp ce poemul "Eu dau viata pentru libertatea ta", monostrofică şi cu o libertate accentuată a rimei, are în fundament o concepţie mai deosebită de celelalte poeme, în ceea ce priveşte motivele sale interne, pot fi detectate trei focare semantice: dorinţa de a vedea patria liberă, riscul "clerului" din Balcani faţă de Albania, şi valoare morală a poetului care subliniază că "Pentru libertatea ta voi muri de multe ori". În aspectul emoţional domină spiritul sensibil al poetului romantic care visează să vadă "Vechea Tetovă", "Sharr-ul mare şi mândru", etc., iar în aspectul stilistic apare figura metaforică: "Rupeţi lanţurile ca să trăiţi liberi", deşi că în general există mai multe imagini pe baza figuraţiei stilistice. În acest sens, domină în principal expresia liberă a sentimentului poetului, care pare că este furat de dorinţa afirmată direct pentru a da sfaturi contemporanilor: "Nu uitaţi bunicii care au învăţat albaneză", cât şi faptul pentru că prelucrează un sistem metric şi stilistic care îi dă poeziei o mai mare sarcină emotională.

Cu toate acestea, se alătură câtorva creaţii poetice, pentru a finaliza individualitatea unui poet, destul de interesant în fundalul tuturor acelor artişti care de ani de zile au fost condamnaţi la uitare. De la Lazim Rexhepi, mărturie vie a rămas manuscrisul "Romanul zilelor mele, un manuscris în care autorul dovedeşte valoarea unui prozator care are propriul său stil de povestire. Întreaga operă este concepută pe baza de o poveste reală la persoana întâi, unde rolul de povestitor îl joacă însuşi autorul, participant la evenimentele operei. La un moment dat se adresează: "Probabil că nu aţi crede dragi cititori! Pentru soarta noastră s-a topit zapada în apropiarea câtorva fagi şi acum, când vântul a suflat, pe noi ne va acoperi zăpada şi va trebui să fim asiguraţi că urmele noastre au fost acoperite de zăpada deranjată de vânt." În această lucrare rămâne discutabil de a vedea raportul dintre real şi ficţiune, în ce măsură este rolul unuia sau a altuia. Povestitorul răspunde unei creaţii artistice sau este eroul real al unui jurnal care aduce amintirile într-o urmărire în teritoriile albaneze ocupate de slavi.

Cunoaşterea totală a manuscrisului va crea posibilitate pentru definirea mai clară a tipului căruia îi aparţine opera. Oricum ar fi, stilul curgător, capacitatea de a crea imagini vii cititorului, forma de naraţiune interesantă crează impresia că avem de-a face cu un autor de valoare, care reprezintă o voce deosebită în literatura albanezilor din România, născut în urmă cu 90 de ani în actuala Macedonie de Vest, care în perioada otomană aparţinea vilaietului Kosova. (Prima versiune a acestei recensi a apărut la cotidianul Fakti din Scopie/Shkupi, 27 August 1998. Traducere în limba română de Mona Agrigoroaiei).



Në foto: LAZIM REXHEPI
Dr. EJUP AJDINI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi