Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2017
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    

Calendar Calendar

Top posting users this month


I PARI ISHTE HOTI...Tregim nga ANTON KURBINI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

I PARI ISHTE HOTI...Tregim nga ANTON KURBINI

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:51 pm



Në foto: Gjek Kol Nishi në mes, Mark Mirash Ulaj majtas e Nik Tom Prela

Rekë Sadria doli prej shpiet pa le dielli. Për nji çast kujtoi se qe` një fat që po shijonte atë bukuri brilante të atij agu hyjnor. Rrezet e diellit nuk kishin mbërri ala mbi Gorre` nga Maja e Skenderbeut, mbuluar me borë, në anën ma jugore të kreshtës së malit ma të naltë të Kurbinit. Kupa e qiellit kishte një ngjyrë blu të bukur e shikimin i zbriti përsëri nga lindja duke shijuar ambëlsimin e blusë qiellore me ngjyrën mate deri në bielimat të agimit të ditës së re, që konturohej qartë prej kreshtës, poshtë të cilës vinte mali e përgjumur e i zhytun krejt në ngjyrë skurë-terri. Frynte pak murla. Ndjeu se ishte përfshi në nji çast romantik të pavend larg misionit patriotik dhe largoi menjëherë prej aty sytë dhe mendjen dhe u drejtua me sytë mbi dorën e djathtë, mbështetur e duke rënduar në dorezën e serrmtë të armës në brëz e eci drejt nga ksolla ku kishte kalin gjog. Kaloi dorën e djathtë mbi shpinë të kalit deri në kikë, nga syni e nën mjekërr të tij si për ta zgjuar, e zgilli dhe e kapistalli shpejt e shpejt, e qiti prej ksollës dhe me një elegancë natyrale i kerceu mbi shpinë. Sipas porosisë së Kolek Borit , në prani të Llesh Sokolit do të shkonte te Hanet e Gurëzit, të dugaja e Gjok Dodës, atje do të priste sa të vinte Kolec Marku së bashku me një mik austriak, që njihte mjaft mirë terrenin, shqiptarët dhe Shqipërinë e sidomos treven e Bregut të Matës dhe fushën Nënmat, Gurëzin. Habsburgasin e kishin tëheqë më shumë kultura, tradita e sidomos veshja e grave me xhubletë. Vetë austriaku vishej si malsor dhe mbante një pushkë snajpere. I bëntë përshtypje, që miku i tij Kolec Marku dinte përmendësh vargjet e poezisë për Skënderbeun të Naim Frashërit. Të dy menaxhonin trafikun e fshehtë të armëve për kryengritësit, sjellur kontrabandë nga anijet austriake e italjane në grykë të Mades dhe me dy sula, do të shpëndanin armët drejt Bregut të Matës, te Gjeto Coku e drejt Gurëzit te Nikoll Miri. Pushkët dhe fishekët do të zbarkoheshin në sula drejt Vaut të Motorrit, masandej do të transportoheshin pak poshtë Haneve pa ra në sy të agjentëve fshehtë të administratës turke nga Lezha e Kruja. Pastaj do tua shpërndanin atyre që kishin dalë vullnetarë me shkua me luftua në krah të malsorve mbi Shkodër.

Reku po kalëronte pa e ngacmuar kalin, kambët e të cilit rrahnin ritmikisht, lehtë si mbi një qylym rrugën e butë të Stomit të Gorresë. Mendoi ti binte nga Rroxga e në kthim nga Fushkuqja, donzoti me ngarkesën e premtuar pa ndonjë incident. Ishte fillimi i marsit dhe kishte edhe dy javë kohë që kishte përsëri kohë për të kryer misionin, mision që kishte si qëllim dëbimin e pushtuesve turq nga trualli shqiptar. Ishte mjaftmirë i informuar për gjëndjen e krijuar në veriperëndim të tokave shqiptare dhe përgjegjësinë që po merrnin përsipër. Dinte shkrim e këndim si shumë të rinj e të reja malsorë. Mësimet i merrnin gjatë verës në bjeshkë ku veç priftave katolikë shumë të dhënë për edukimin, kulturimin dhe ndergjegjësimin e rinisë shqiptare me gjuhën amtare angazhoheshin edhe mësues nga ana lindore e Bjeshkëve me Namë.

Reku e njihte Gjeto Cokun i cili nuk po humbte ma kohë. Në momerandumin e Komitetit Shqiptar të Lekëve të Malësisë ishin formuluar qartë kërkesat për autonomi territorjale e administrative të Shqipërisë. Në solidarizim me Ded Gjo` Lulin i cili kishte filluar kryengritjen qysh me 4 mars 1911, vëllezërit Coku do të merrnin pjesë në krah të tij kundër turqve.Nga fundi i marsit, ma saktë, me 23 Mars 1911, Gjeto Coku do të dërgonte vëllanë e tij Dedën në krye të 200 kryengritësve nga rrethinat e Lezhës si dhe dy djemt e tij, Prekën që ndodhej i inkuadruar tashma me malsorët në Malin e Zi, si dhe Markun bashkë me bregamatas e gurzakë të tjerë, të cilët kishin lanë shpijat pa prit verën e dalë në Malsi jo si zakonisht, por para se qeveria turke tu mbyllte rrugën për në bjeshkë. Këta malsorë që ishin larguar pas dështimit të kryengrytjes në Kosovë dhe në Malësi të Madhe e morën malet si kaçakë . Kryengritja u pengua dhe nuk arriti të shtrihej në shkallë kombëtare. Turgut Pasha, pasi bëri kërdinë në Kosovë mësyni Malësinë Madhe. Pasi dështoi në orvajtjen e tij për ta bindë Malsinë e Mbishkodres, e Bregun e Matit Nënshkodër, që mos të kundërshtonin çarmatimin e rekrutimin, ai u nis nga Shkodra në Lezhë e Breg të Matit dhe kaloi në Shqipërinë e Mesme ku shpërtheu reaksionii tërbuar turqëve të rinj kunder lëvizjes kombëtare shqiptare.Vetë, nga ana e tij, Gjeto Coku kishte planifikuar, që në krye të 300 kryengritësve malsorë të sulmonte depot e garnizonit të vendosur në Lezhë e të siguronte armë pas fillimit të kryengritjes në Malsi të Madhe. Tash po siguronte armët që i ishin premtuar nga çeta e Gurëzit dhe nga shtete si Italia e Austria e po fillonte punën e tij për organizimin e kryengrijes së armatosur të Bregut të Matit. Fillimisht kishte vendos me u lidhë me krentë e krahinës së Kurbinit e malsisë së Lezhës . Në Gurëz kishte kushrijtë e tij dhe komandantë çete Nikollë Mirin.

Reku arriti shpejt te Hanet e Gurëzit, zbriti prej kalit dhe mbasi e siguroi u drejtua nga dugaja e Gjok Dods. Gjoka kishte prit deri në ato momente edhe disa të tjerë prej lagjeve të largëta të Gurëzit. Reku përshëndeti: natja e mirë, si keni njeh! E Gjoka ia ktheu : gjallë! Gjoka ishte një luftar aktiv i çështjes kombëtare. Kishte qënë deri në Çetinë e në Komitetin Shqiptar në Podgoricë, Mal të Zi. Atje në një konfrontim me ushtarë turq në rrethinat e Deçiqit kishte marrë një plagë. Reku vuri re se si e lëvizte si të mpitë krahun luftëtari trim dhe ala se kishte marrë veten e do tu mungonte për në ndihmë të vëllezërve atje në Tuz. Tash duhej të ndihej i kënaqur se po inkurajonte çetën e ndihmonte me armë. Plaga nuk po shërohej por fjala e dhënë Ded Gjon Lulit para se të nisej duhej çuar në vend. Te dugaja e vet në Gurëz po kontribuonte më së miri në rolin e ndërlidhësit mes elementeve kryengritës. Atje pati takuar edhe drejtues të tjerë të kryengrtjes së Malsisë deri dhe mikun e tij të mëvonshëm nga mbretëria Austro-hungareze, Franc Nopçën, i cili mbështetëte me armë, inkurajonte dhe kishte simpati për fisnikët nga Bregu i Matës dhe Gurëzi, e pastaj do të zinte shumë miq, si Kolec Markun, emrin e të cilit do ta përdorte si pseudonim në kronikat e tij në shtypin e kohës. E kishte takuar disa muaj më parë, e kishte parë të hidhte emrin e tij në një listë, ku rregjistronte miqtë dhe luftëtarët më të spikatur, e tash miku i tij kishte mbërritë para tij në në Va të Motorrit.

Është e rrezikshme me qëndrua gjatë në sheshin e Haneve- i tha Gjok Doda Rekë Sadrisë, ndërsa vetë ishte i shqetsuar për vonesën e lajmëtarit, që do të niste Kolec Marku prej Vaut të Motorrit në Alk poshtë, e për këtë e këshilloi të zinte një vend, që të rrinte me shokë të tjerë nën sllat, në zall , buzë Macs, larg syvet të agjentëve të qeverisë turke e sidomos ndaj një magjypi, që ishte bërë vegël e pushtuesve në Lezhë, kishte bastisë e bërë reprezalje në kishen e Dom Lleshit në Kodë Marleke dhe tash fshihej aty rreth Haneve të Gurëzit duke kontrolluar dhe lëvizjet e kalimtarëve te vau, te trapat. Para se me dalë gorrexhiu, dugajxhia u kthye nga polica ku kishte një deng beze të kuqe dhe ndau prej tij një copë bajagi dhe i tha:asht për Kolek Borin. Atë ditë që të niseni t`ua ndajnë shokëve nga një rubë të kuqe. Reku futi bezen nën jelek dhe doli, mori kalin dhe u drejtua ka zalli andej nga e porositi Gjoka. Jo shum larg dalloi shokët, të parin vuni re Rek Vokën prej Zef Mir Gjierin, Gjo` Vuksanin prej Narshllinxash, Kolec Stakën prej Stomit, Nikoll Gjokën prej Rroxget. -Jungjatjeta burra! Pa kthye përgjigjen mirë, Zef Miri ia ktheu: a mund erdhe o djali i Sadri Bardhit!- dhe i shtrini dorën e mirëseardhjes duke ia nesh kryet me kujdes te rrethi i kapicës. Kështu vepruan edhe të tjerët me rradhë.

Mbasdite vonë, Rekë Sadria me shokë panë se po u avitej një djalë i hijeshëm, ishte Tom Ded Xhuxhi, i cili njihej se kishte marrë pjesë edhe në inkursione të rrezikshme me gurzakë mbi anijet turke që kalonin drejt Bishtit të Shëllinxave me armatim, të cilat transportoshin armatim për forcat e tyre, që kishin rrethuar Mbishkodren. Toma përshëndeti: Mirëserrini burra dhe këta ia kthyen si një kor i çakorduar, disa: mirëserdhe, të tjerë në konfidencë, burri po vjen. Anijet me armë mbërrinë e kanë sjell mallin, italjanet do ti dërgojmë për Shënkoll të Gjeto Coku, e janë shkarkua në Va të Motorrit, ndërsa këto austriaket, për Nikoll Mirin, i kem shkarkuar në zall mbas shpisë së Bajraktarit të Bogës dhe Gurëzit, Llesh Kola. Atje po na pret Gjo` Vati e Shyto Marashi-shtoi Toma. Burrat mezi priten sa të mbaronte fjalen djaloshi dhe me kuaj përdore u nisen për te ngarkesa e armëve në Zall-Kolec.

Gjo` Vati dalloi të parin Rekun, ishte i biri i Sadri Bardhit burr dai prej bjeshkëve e që kishte toka në Gorre`. Të gjithë kishin kundërshtuar taksa e xhelep e ishin për me e qit jashtë zaptuesin. Këta kishin ndërrua troje dhe në Barbullush me të Pal Ndreut, fisi i Gjoknikajve, kushërij në tre brez, e emni tij kishte metë atje në disa vende si : Muret e Bardh Alisë, Lugu, Arrat e Bardh Alisë, etj, nipa të Ali Haskut dhe kushrij me Bijt e Calit n`Brigje të Hotit. Ali Hasku ishte në za` , qysh 15 veç ia kishte marrë gjakun vllaut të vet Preç Haskut, e deken e tij për një mosmarrveshje e kishte shitë shtrejt 1 me 6.

Gjo` Vati ishte një burrë mesatar, por me trup e sy të zhdëvjellët i priti buzagaz, edhe pse nuk kishte kohë se dielli po binte në det, u tha të ngarkonin me shpejtësi armatimin. Gorreja pati vetëm 12 pushkë dhe fishekët të mjaftueshëm dhe Reku nuk e pati shumë problem me i ngarkua. Para se të niseshin u pëshëndeten më Gjo` Vatin i cili nuk i mbajti për darkë për faktin e rëndësinë që kishte shpërndarja e armëve, edhe pse shpinë e kishte pak ma nga qëndra, tash do të binte nga Fushkuqja, po e shoqëronte edheToma, ishin edhe miq. Motrën e tij të vetme, Lenë Deden, e kishte për grua probatini i tij, Zefi Prëka. Feja kompensohej mes malsorësh dyfetar me probatininë. Tash mund të bisedonin lirshëm Bregut të Rrelës, ku Xhuxhajt kishin trojet e shpinë me çaçme e pullazina, ngritun mbi cungela qarrit si gjithë fusha , kojshi me Pomilon Çilin, ortodoks, malazes. Deda po i tregonte se Pomiloni a si i erdhi Rekut si Pomçilo ishte nga ato shpia që thonë se të shumëve u ra kolera e u zhduken, e ky ndoshta u rikthye, i cili shpesh i provokonte me mbështet vendin e tij kundra turkut, duke qënë dy feshë, donte tu fuste përçarje, t`i ndante në shqiptarë e myslymanë, e aq ma fort kur përsëriste një shprehje dhe e dinte mirë se si ishte shkruar në fshatin e tij një strofë me shkronja të mëdha: Iz Milota, do Kotorra, Eto nasha Cernagora, që do të thoshte: Nga Miloti në Kotorr, Do të jetë Mali i Zi. Por, Toma në bjeshkë kishte mësuar të kundërten: nga Preveza në Kotorr, asht Albania Veneta, dhe Mali i Zi nuk ishte gjatjetër veç Malësia e lexuar nga latinët e sllavët Malëzia apo Monte Negro ishte një keqdëgjim i Grand Montagnaria-s. Toma i tregoi edhe për diçka tjetër Rekut, se Pomiloni po spiunonte te rojet turke, kishte spiunuar dhe për pjesmarrjen e Zef Xhuxhit në një sulm mbi garnizonin e Lezhës edhe për plagën e Gjok Dodë Shkrelit në Malsi, edhe për vrasjen e dy rojeve turke në Pyllin e Bushneshit edhe pse pse ata e kishin hak për atë blasfemi, që ua lënë të lidhur çobanin rrogtar në verë, në mëshirën e diellit përvëlues të fushës, mizave e shpendëve të egër, kur ky kishte hyrë me bagëti në një tokë miri shtetrore. Kur u kthyen nga bjeshka patën gjetur vetëm eshtrat e rrogtarit. Kriminelët u zbuluan, i çarmatosen dhe i detyruan me forcë të lëpinin eshtrat në shënjë faljeje e pastaj i ekzekutuan. Pomiloni a Pomçilo, kur dëgjoi për hakmarrjen, me familje u detyrua të largohej vetë para sa ta ekzekutonin. Të dy miqtë hypur në kuaj dolën në bregun e butë lymor, lanë mbrapa Pusin e Patanit dhe ranë trup mes arave, rrugë pa rrugë deri sa mbërrinë te shpia e Tomës ku edhe u ndanë me një natën e mirë. Reku vazhdoi rrugën për në Gorre`, të nesërmen do të mblidheshin te Blini i Kol Husit, do të ndigjonin Kolek Borin e do të shpërndante armët.

Mark Staka me Tom Prëlën, Zef Prëk Alia, Fran e Ded Bardhecin, Palok Ulën , Prënash Kocin e burra pothuaj nga çdo shpi e Gorresë po ndigjoshin Rekun për futjen e armëve. Koleka e Llesh Sokoli u duken pak ma vonë e mbasi u u fal e përshendet me të gjithë nuk u ulen, nuk u ulen as të tjerët, por qëndruan në kambë. Koleka luajti pak prej vëndit, duke u anua pak doli ma n`ballë e filloi me një ton burrnor: Si shqiptar të kulluet na duhet me i dal zot Ded Gjo` Lulit e vllazneve tanë n`Malsi! Mark Staka nderhyni se kujtoi se Koleka e kishte pyetje a po dyshonte në gadishmërinë e burrave të mbledhun. -Ehuu, si jo ? -Mendja ma thotë se jem shqiptar njizetekaterkaratësh e ktë e mbrojmë me krye. Malsortë-e mori prap fjalën Kolek Bori- kërkojnë që toka shqiptare të jetë e paprekshme, na jemë në tokën e bijave të kastriotëve, Marës e Lenës e turku e ka ba miri. Rasti i Tom Xhuxhit në Breg të Shllinxes duke vra n`banak t`zotin turkoshak t`mejhanes, i cili po ia vononte qëllimisht porosinë, e po u shërbente ma parë rojeve turke të repartit të Gjormit, e ka ba ma t`veshtirë jetën tonë. Toma nuk mori parasysh as vdekjen para fyemjes që i bani shqiptari i shitun, mbasi i tha se sulmin mbi anijen turke dhe çarmatosjen e ekuipazhit e kishte ba` për cubni, me iu marr armët e me ia shitë malsorve e këta me i dalë kundra padishahut, me marrë tokat me dhunë. Do prej atyne ushtarëve kishin qënë edhe atë ditë te Hanet e Gurëzit, kur vllau i Dedës rrotullonte alltinë në tavolinë me gishtin në çark, tu ba` bllof, se arma ishte e mbushur, se veç shokëve n`tavolinë, bllofonte se jashtë kishte dhe shokë të të tjerë, e këtë nuk do t`ia harronin. Pra, na tash nuk do të trajtohena simbas atyne të drejtave dhe lirive që u janë premtua nga ana qeverisë vllazneve tanë në Malsi.Disa turkoshokë rreth nesh po bajnë sikur e përkrahin luften tonë, në fakt rrëmujën e bajnë që të përfitojnë për me marrë ndihma, për me shua kryengritjen tonë, që na të shkëpusim lidhjet me Malsinë e Madhe. Koleka po përmendëte edhe pika të tjera të kërkesave të malsorve të nëshkrueme prej prijësave të kryengritjes, Luigj Gurakuqi, Ded Gjo` Luli e Risto Siliqi.- Gjuha shqipe të njihet si gjuhë zyrtare, të gjithë nëpunësit të jenë shqiptarë me kombësi e kjo kombësi të njihet zyrtarisht prej qeverisë së Stambollit, të ardhunat e prodhimit të Shqipërisë të shpërndahen në dobi të këtij kombi, ushtarët që merren prej Shqipërisë të dalin jashtë kufijve të saj vetëm në rast lufte me qeveitë e huaja. Në fund shtoi -armë tash ka secili, por jo te tanë do të kenë fatin me shkua n`Malsi. Na do t`i bashkohemi Nikoll Mirit e ky me Ded Cokun, të tjerët, gjysma do të presin urdhnin e Kol Nishit e do t`i bashkohen Gjeto Cokut. Përpak çaste mbisundoi anarshia deri sa Llesh Sokoli filloi duke thirrë emnat e shokve që do të shkonin me të. Në fakt nuk qenë shumë, nja dhjetë veta, shumica do të ishin nga lagjet e tjera të Gurëzit, qenë të gjithë burra e djem të ri, nga njëzet deri tridhjetedy vjeç. Reku i takoi me grupin e parë me Llesh Sokolin. Koleka para se të largohej për në Gurëz, përgëzoi trimat dhe u lidhi nga një shall të kuq në qafë, të cilën ia dha Reku sipas porosisë së Gjok Dod Shkrelit, me majë prej shpatullës së djathtë ashtu si e kishte lidhur për vetin e kishte ba` dhe fotografi me Jus Muçën n`Shkoder te Marubi. Në fund të këtij tubimi me nuanca mistike e fetare u kthye e i uroi: me faqe të bardhë e pushka-top trima!-dhe u largua në shpinë të kalit, do të njoftonte Nikoll Mirin. Gurzakët u banë gjashtëdhjetë vetë. Me 23 Mars 1911 u bashkuan me kryengritës të tjerë në Shënkoll, tashma do ti bindeshin komandantit legjendar, Ded Cokut. Në Malsi i pritëte Ded Gjo` Luli.

Rek Sadria me shokë edhe pse nuk qenë në vijën e parë në Malsi u takoi të luftonin me pushtuesin e tash po i gëzoheshin ngritjes së flamurit në Deçiq. Ishte hera e parë që shikonte të valvitej në erë një flamur shqiptar me shqiponjen dykrenshe të Skënderbeut. Beteja të tjera i pritshin trimat e Gurëzit dhe Bregut të Matës. Shumë prej këtyre trimave ranë për atdhe: me 22 qershor 1912, të parët bien te Trapat e Gurëzit, Kolek Bori e Llesh Sokoli, komandanti i çetës së Gurëzit Nikoll Miri me të vëllanë Pjetrin, Ded M. Ulaj, Mirash M. Ujka, Pjetër Bici e u plagosen Ujkë Hasi, Nik Staka e Rekë Voka, etj. Me 16 gusht 1912 u vranë Kolec Marku, Gjok Dod Shkreli e Tom Ded Xhuxhi. Gjaku i këtyre trimave do të bahej flamur me 28 Nandor 1912.

Rek Sadri Bardhi, i thirrun prej Vat Gjonit mori pjesë në pritjen e pushimin e organizuar në Mamurras me shumë malsorë e Kurbinas, me rastin e kalimit për në Vlorë të Kreshnikut të Maleve Tona, Fatosit të Lirisë, Ded Gjo` Luli, i cli ishte ftuar nga Ismail Qemali për festen e 1 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë .

Mbas përcjelljes me nderim të Trimit të Traboinit, u shkëput me mall prej atyre që shoqëronin ngadhnjimtarin. Tash po kthehej drejt fushës . Edhe Gurëzi kishte të drejtë të krenohej me bijtë e tij. Kishte me çka të shkonte në Deçiq e në Vlonë. Kishte me çka me i pritë miqtë në përvjetore Pamvarsie e në 100 vjetorë...

Tash që Reku po i afrohej shpijave të fundit të Gorresë, dielli kishte perënduar. Mbramja ishte e butë e frynte një puhizë detare e freskët, një perëndim me sfond blister reflektonte në kullat shpateve të Kurbinit, që po shoqëronte këtë buzmbramje bregdetare, si një sfond optimist për agimin e ditës së nesërme, sikur donte t`ia shtonte gëzimin e t`ia bante udhtimin ma të lehtë djaloshit`, që luftoi pa u trembë në krah të kryengritësve për lirinë dhe PAMVARSINË aq shumë të ëndërruar nga malsorët, lekët e Gurëzit dhe gjithë K.O.M.B.-i shqiptar.

Epilog. Reku i Sadri Bardhit nuk do të jetonte gjatë, për fat të keq po ndiqej nga milicia jugosllave. Amaneti i tij për me ju ngritë dëshmorëve të Gurëzit një monument në qendër të Fushkuqes edhe sot nuk është bërë realitet. Shumë prej dëshmorëve dhe patriotëve do t`u pushkatoheshin bijtë, nipat, si nipi i Tom Xhuxhit , Pashk Hoti. Nikoll e Pjeter Mirit , do t`u pushkatonin dhjetë kushërij e nipin Ndue Frani ndodhur rastësisht në Gurëz, Gjo` Vati do t`i dënonin me burg të randë kushrinin Martin Rroku, Nik Stakës do ti pushkatonin vëllain e të birin Zefin 24 vjeç. Nik Tom Prëla i pushkatuar në masakrën e Gurëzit, Nikoll Marashin dënim me burg të randë si dhëndurë të Tom Xhuxhit, Ndue Gjon Uci, Kolek Borit do t`i pushkatonin kushrinin Tom Nik Keqi, Kolec Markut i pushkatuan nipin Nikoll Dedën 23 vjeç, shumë u burgosen e u internuan e ju pushkatuan nipat dhe ua lanë pa shkollë e punë. Ala nuk asht zbardhë kjo skemë eleminimi ndoshta me degëzime të tjera veç pravijës politike. Në përvjetorë harrojnë t`i kujtojnë në veçanti, nuk shkon kush nga përfaqësuesit e shtetit për t`i respektuar te vorri as te të afërmit e tyre në familje, ndërkohë që një dëshmori ish-partizan, vrarë me katër të tjerë në luftën vllavrasëse e nderojnë tre herë në vit, sidomos në prag fushatash elektorale, herën e parë për ditën e dëshmorëve me 5 Maj, herën e dytë për çlirimin e rrethit nga nazizmi me 20 nandor, dhe herën e tretë për çlirimin e Shqipërisë me 29 nandor , ndërsa për 28 nandorin, ditën e shpalljes së pamvarsisë bëhet për ironi pushim ose festohet ma shumë tash mbas me mbivendosjen e 29 nandorit, si festë e çlirimit të vendit nga kalimtarët nazistë. Kjo është blasfemi...Kjo duhet ndryshuar!



FUND



Në foto: Gjek Kol Nishi në mes, Mark Mirash Ulaj majtas e Nik Tom Prela.
ANTON KURBINI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi