Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Poezi nga AZEM BALIAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Poezi nga AZEM BALIAJ

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:35 pm

DY LOT PA RIMË M'I BLLOKOJNË FJALËT







Poetit Frederik Rreshpja



Shpesh më merr malli për ty poet

Dhe dy lot pa rimë m’i bllokojnë fjalët

Pastaj si në elegji një zë më "bërtet"

Mos qaj! Mos qaj kurrë për të gjallët!...

Lezhë,më 15.04.09



"Guxim "

Poetit Havzi Nela

Ah, Havzi Nela,Havzi Nela

Varur në litar,lidhur me tela!

..Tash që u këputën tela e litar

E bëra dhe unë një "trimëri"

Me një "guxim" të madh qytetar

Bleva "krimet" tua në librari.

Lezhë,më 10.03.09




"Ankesë"



Fabulistit Ferit Lamaj

Dhelpra i tha kalit: Prit,

Ti e ke mashtruar Trojën

Odisenë e shtoi zoti Ferit,

Të më nxjerë mua bojën

I jam drejtuar kasacionit:

Ferit Lamaj duhet dënuar,

Sepse…sipas zakonit

Sojin tim ka injoruar…


Ezopi më tall’ për ca rrush

Që s’ ma ka shijuar gojën

Besomë ,o kalë, ti e çdo kush

Zoti Lamaj më ngatërroi me Trojën!

Ia ktheu kali qimekuq:

Ç’ ta dënojmë një fabulist

Do na shkojë gjyqi huq,

Ai ka tallur dhe ...juristë!

B.Curri, më 13.11.1998



"Të shkretët"



Xhevahir Spahiut

Vizë për në parajsë

Asnjëherë nuk arritën

Të marrin poetët.

Për në ferr,

Ua dhanë shpesh Jagot

Injoratët,ministrat,

shtetet…

Duke u dhënë shpresë

Me vargje të tjerëve,

Mbetën në ferrparajsë

"Të shkretët",

Poetët.

B.Curri,më 17.04.1995

"Për mjerimin"



-Pasi lexova Migjenin së pari -

Vrapi i ndjenjave asht’ vrap që s’ndalet

Nuk pyet n’se fryhen lumenjt a shemben malet

Ai asht krenar si krenaria

Ai asht naiv,naiv si fëmija

Sa ma shumë ndjenjat vrapojnë e shtohen

N’at vrap të madh, prej t’hutuemit gëzim

Të duket se po ngatërrohen…

Por,jo!

Vetë ndjenjat në gëzim shpërthejnë

E dorën, e shpirtin

Rreptë t’a mbërthejnë...

Kërkon diçka shpirti...çka?

Luli i vocërr në qoshen e vet

I trembur prej vrapit të ndjenjave

Po prêt…

Sheh ata që s’dijnë çka asht mjerimi

Eh, thotë në mend të veta

Në më marrtë gëzimi në gjinin e vet

S’pata me dijtë çka asht trishtimi

Vrapi i ndjenjave asht vrap që s’ndalet

Fëmijës së një të kamuri

Luli në idhnim

Ia kqyr sandalet...

B.Curri,më 25.03.1973

OQEANI

At Gjergj Fishtës

Qebesa, or Gjergj Fishta

Me mujt’ "zullumin" kurr s’ta ndaj

Pse si le shqiptart’ me i thirrë

Deri t’lodhen, derrit,daj...

A po ndie,or Gjergj Fishta

Me mujt t’ironizoj , t’baj ibret

Pse u kalle n’zemra shqiptarve

Dashtni për troje e atme t’vet.

Burrnisht ,or Gjergj Fishta po t’thom:

Faj ma t’madh ,ske pas si ban

Të ishte për mua...eshtnat tua

Qebesa i kisha hedh ... në oqean.

Lezhë,më 12.06.2009
AZEM BALIAJ

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi