Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tregim nga SPIRO THOMARI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tregim nga SPIRO THOMARI

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:28 pm

VAJZA E LULEVE







Mes shumllojshmёrisё sё trёndafilave, karafilave, zambakёve e lule margaritave tё vendosuara bukur dhe me shie nё raftet e dyqanit nuk mund ta bёsh portretizimin e saj. Dikush e quan " Lule mes lulesh". Njё tjetёr " Mbretёresha e luleve." dhe kёshtu me radhё si njё varg me manushaqe zgjaten metaforat dhe epitetet duke shpejtuar kush tё zёrё vend e para pёr tё portretizuar bukurinё e rrallё.

Nё tё paktat minuta qё dyqani mbetet bosh, ajo si njё flutur kalon lule mё lule duke i ledhatuar me gishtat e saj tё pambuktё. U buzёqesh sikur pёrpara tё zgjatin bukurinё qёnie njerёzore, tё cilat pёrkujdesia i rrit dhe u shton armёn dhe bukurinё. Fluturon nga kёmaqsia kur bёhet furnizimi dhe vitrinat janё plot me tё gjitha llojet e luleve. Kraharori i zgjerohet, zemra shpejton rrahjet dhe gjaku lёviz vrullshёm pёrzier me aromёn e luleve.

Pёrhumbet mes bukurisё sё tyre duke kёrkuar mё tё mirёn, atё qё akoma nuk ka trokitur nё vitrinat e zemrёs sё saj.

E gёzojnё datёlindjet, pёrvjetorёt e fejesave, martesave dhe derdh gjithё talentin e saj nё zbukurimin e buqetave, megjithёse sё brendёshmi ndjen njё boshllёk nga largimi i luleve dhe boshatisja e vitrinave.

Vёmёndjen ia tёrhoqi njё bens luksoz qё ndalet para vitrinёs. Dejtuesi i mjetit njё djalё i ri rreth tё tridhjetave u afrua qetё para derёs sё dyqanit tё saj pёr tё hyrё brenda, por u befasua.

Nuk kuptohej e goditi vala e bukurisё sё luleve apo e bukurisё sё shirses qё e mirёpriti me njё buzёqeshie tё trёndafiltё nё shpёrthim.

- Bukuroshe, - iu drejtua ai duke mos gjetё fjalё mё tё pёrshtatёshme pёr lulen mes luleshm qё i doli pёrpara, - zbukuroni makina nusesh?!

- Jo vetёm nusesh por edhe dhёndurrёsh, - ia ktheu vajza e luleve duke e shikuar nё sy kёtё tё panjohur qё i ngjante me njё trёndafil tё madh tё pa parё deri atё ditё.

- Mё falni se u keqkuptuam, - u mundua tё justifikohej i panjohuri, mё shumё pёr tё hapur krahёt e bisedёs nё kёtё ambient tepёr joshёs.

- Asgjё, - ia ktheu bukuroshia çiltёr. - Ne nё qytretin e vogёl bregdetar zbukurojmё vetёm njё makinё, me tё cilёn dhёndrri shkon dhe merr nusen. Nuk di si e keni ju?!

- Edhe ne nga ky qytet i vogёl bregdetar, kёshtu e emi, - ia ktheu i panjohuri simpatik pёr t’i dhёnё tё kuptonte se edhe ai ishte nga i njёjti qytet.

- Nuk ju njoh, megjithatё jam nё dispozicionin tuaj.

- Sigurisht pёr zbukurimin e makinёs, - e ngacmoi i panjohuri duke pёrfituar nga shprehja me shumё kuptime.

- Kuptohet pёr zbukurimin e makinёs, pёr tё tjerat ju presin krahёhapur.

- Prap u keqkuptuam. Unё jam vetёm nё shrbim tё çiftit. Pёr mua ajo ditё e madhe akoma ёshtё nё rrugё.

- Tё uroj tё shtoj gazin, - ia ktheu Rovena duke i hedhur njё shikim depёrtues nё fytyrё, pёr tё parё reagimin e fjalёve tё saj.

- Tani qё u kthyem pёrfundimisht nё vendlindje, ёshtё hap i detyruar tё hidhet pёr tё vazhduar rregullisht dhe i sigurt rrugёn.

- Kur doni ta zbukuroni maknёn? - e ndёrroi kahjen e bisedёs Rovena.

- Mundёsisht tё shtunёn mbasdite. Tё dielёn do tё nisemi pёr nё qytetin e gutr.

- Nё qoftё se nuk keni parkim, mund tё vini pak herёt tё dielёn dhe makina nё orёn tetё do tё jetё gati.

- Sa herёt? - e pyeti i panjohuri qё u josh nga fjalёt dhe mendimi i saj.

- Mos u tremb, - e ngacmoi ajo. - Jo shumё herёt. Nё orёn gjashtё e gjysёm besoj se jeni zgjuar.

- Sigurisht. Do tё jёm tepёr i pёrpiktё nё orar. Ethet e dasmёs edhe kur janё tё fisit, tё çorjentojnё dhe tё marrin gjumin. Nuk e di sa tё rёnda do tё jenё kur tё vijnё nё kokёn tёnde?!

- Jo edhe aq se u rёndojnё tё tjerёve, si ty tani, - e ngacmoi ajo.

- Ta dija se do tё gjeja lule kaq tё bukura nё kёtё magazinё do tё kisha ardhё mё shpejtё.

- Asnjёherё nuk ёshtё von, - ia ktheu Rovena me njё shprehje qё kёrkonte pista tё thella mendimi pёr tu kuptuar.

Asaj si çdo vajze nё moshё i pёlqeu biseda me tё panjohurin simpatik qё akoma nuk ia dinte emrin.

Ai e kuptoi se vazhdimi i mё tejshёm i bisedёs do tё humbiste vlerat e njohjes si njё lule kur tejkalon ditёt e pritjes nё vitrinё dhe i tha:

- Mirёupafshim tё dielёn nё mёngjes. Po pata ndonjё kёrkesё tjetёr pёr zbukurimin e ambientit do tё tё shqetёsoj pёrsёri.

- Me plot dёshirё do t’ju shёrbej, - ia ktheu Rovena duke i zgjatur dorёn.

- Artan Gjoka, - uprezantua djaloshi duke i ёmbёlsuar dorёn.

- Rovena Mёhilli, - iu pёrgjigj ajo e detyruar nё kёtё prezantim tё pazakontё.

Largimi i tij i la nё dyqan njё lule tё padukshme, aroma e tё cilёs shpёrndahej kudo. Nuhatja e hollё e Rovёnёs sё turbulluar e ndjente dehshёm.. Rrallё nё dyqan hynin mosha tё tilla, ku dhe lulet e kanё tё vёshtirё tё qёndrojnё nё duart e tyre pёr tё mos u venitur bukuria. Me njё siguri qё ia thoshte zemra ajo e priste shpejt ardhjen e tij dhe nuk u gabua.

- Mirdita Rovena, - e pёrshёnderi ai ditёn tjetёr.

- Mirёseardhe, - ia ktheu ajo duke i shoqёruar fjalёt me njё buzёqeshie tё lulёzuar.

- E çuditёshme, - e vazhdoi Artani bisedёn me njё ngjyrё tё trёndafiltё nё fytyrё. - Si asnjёherё tjetёr kёtё natё kam parё ёndёrra tё bukura me lule dhe njё vajzё qё u shёrbente dhe i ledhatonte vazhdimisht. Mundohesha diçka tё merrja por ishte e pamundur. Vajza i mbronte me fanatizёm.

- I shkreti ti. Ke fletur zbuluar, - e thumboi ajo dukshёm.

- Nё kёtё vap vёrtet flё zbuluar por pёr çudi unё isha mbuluar shumё.

- Me çfarё?! - u nxitua ta pyeste Rovena.

- Me lule dhe petale lulesh, - iu pёrgjigj shpejt Artani duke e shikuar nё thellёsi tё kaltёrsisё sё syve, atje ku dallgёt ishin mё tё mёdha.

- Pёrse nuk thua qё je shpuar me gjemba trёndafilash tёrё natёn. Ju pasqyrohet edhe nё fytyrё. Je bёrё shumё i purpurt.

- Gjembat e trёndafilave nuk i ndjeva fare, vetёm britmat e luleshitses.

- Pёrse bёrtiste ajo?

- Se i mbaruan lulet e dyqanit dhe mbeti lule e vetme nё raftet e boshatisur.

- Shumё keq. Me se do ta zbukurojmё edhe makinёn e dhёndёrrit?

- Me kёto qё kanё mbetur, - iu pёrgjigj Artani pa u menduar.

- Kёto janё tё shitura. Harruat qё i keni marrё tё gjitha, vetёm lekёt nuk i keni paguar akoma.

- Njё me zero, - e pranoi ai humbjen. - Lekёt i do menjёherё apo me pritje pjesё - pjesё.

- Varet sa do tё jetё pjesa.

- Mua mё intereson qё tё jetё sa mё e vogёl, qё tё mё jepet mundёsia tё hyj sa mё shpejt pёr tё parё lulet.

- Vetёm lulet? - e pyet ajo dhe u mundua tё dallonte ndryshimin e mimikёs dhe vibracionin e zёrit tё tij.

- Vetёm pёr lulet, - ia ktheu Artani, duke i kthyer shikimin e buzёqeshur. - Nё kёtё dyqan ka vetёm lule. Njera mё e bukur se tjetra.

- Barazove bukur. Penalltin e shkaktova vet, - ia ktheu ajo e kёnaqur nga komplimenti.

- Megjithёatё na duhet dhe zbukurimi i kishёs pёr ditёn e diel mbasdite. Sigurisht nё qoftё se e merrni pёrsipёr.

- Çdo gjё do tё jetё gati, vetёm dua tё mё ndihmoni me njё makinё.

- Si e doni, tё mbyllur apo kabriole?

- Tё mbyllur, se kabriole ikёn aroma e luleve.

- Ke tё drejtё.

* * *

Ёmbёlsia e takimeve dhe bisedave filloi tё gjallёronte mё tepёr dyqanin dhe tё shtonte aromёn dehëse tё luleve. Ajo e tretur shpirtёrisht nё orёt e pritjes, jo vetёm shtoi ledhatimet mbi lulet por ndonjё trёndafil tё bukur edhe e puthte nganjёherё. Buzёt e pёrvёluara nё krahёt e ёndёrrёs fluturonin drejt lёndinave tё dehjes.

Ajo qё ёndёrronte dhe priste nё vitet e moshёs kishte hedhur shtat papritur nё njё zbukurim dasme. Ishte tepё e kёnaqur se lumturia i erdhi nёpёrmjet luleve.

Hidhte sytё nё çdo buqetё dhe kudo nё bukurinё e tyre shikonte pjesё nga portreti i tij.

" Pёrse tё ndodhё?! - fliste me vete nё ёndёrrim. - Mos vallё dёshiron t’i pushtojё tё gjitha lulet ashtu siç bёj unё?! Ka tё drejtё. Lumturia ёshtё si lulet qё kudo mbjellin kёnaqsime, ngjyrat dhe aromёn dehse."

* * *

- Pёrse lulja e luleve sot ёshtё e brengosur kur shitja kёto ditё ka qёnё tepёr e madhe dhe diqani ka mbetur fare bosh? - i foli Artani me ёmbёlsi i befasuar pak nga zymtёsia qё kishte perdёzuar bukurinё e saj.

- Po, ёshtё e vёrtetё qё kam bёrё xhiro tё madhe dhe kjo boshatisje e dyqanit po mё mundon.
- Nesёr do t'i mbushёsh pёrsёri raftet dhe do tё jesh pёrsёri e lumtur.

- Jo Artan! Vёrtet kam shitur shumё lule kёto ditё, por ato kanё shkuar nё varreza. Ka patur disa tё vdekur kёto ditё prandaj jam e brengosur.

- Mё fal, - i tha Artani qё nuk ishte nё gjёndje, tё gjente fjalё tё tjera pёr ta lehtёsuar atё shpirt tё butё tё tretur nё petalet, aromёn dhe rrugёn e luleve.
SPIRO THOMARI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi