Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tregim humoristik nga VELEDIN DURMISHI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tregim humoristik nga VELEDIN DURMISHI

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:23 pm

KËRKOVA XHEVATIN, TI MË PRURE GJITHË FSHATIN




Mëngjesi ishte ende i mbytur më mjegullën e natës. Ora po shkonte shtatë dhe ajo s’donte ta lëshonte atë shtrat lugine ku shtrihej fshati. Sekretari pati idenë se doli herët atë mëngjes. I përhumbur, si ai mëngjes marsi, po ngjiste shkallët për në zyrë, në katin e dytë të asaj ndërtese të madhe, në të cilën ishin vendosur të gjitha zyrat e kooperativës. Ndjente një ngazëllim në shpirt. Kishte disa ditë në këtë gjëndje, që kur ditë më parë ai ishte dekoruar në Komitetin e Partisë së rrethit. Dora vetë, sekretari i parë, i kishte qepur dekoratën në xhaketë, ndërsa ai, krejt i mallëngjyer, ishte përlotur. Ishte dekoruar dhe kjo nuk ishte pak për të që donte të ngjiste ca shkallë të tjera në karrierë. Motivimi: Kishte ç’rrënjosur nga ndërgjegjja e fshatarëve ndjenjën e pronës private! Por, ah, Xhevat! Tundi kokën sekretari dhe ndjeu ca të dridhura në trup. Asnjë pulë nuk kakariste në fshat, asnjë gjel nuk këndonte. Me inisiativën e tij e nën udhëheqjen e partisë, ishte ndërtuar një aksion i madh për heqjen e pronës private. Ajo pjell çdo çast borgjezinë, degjeneron moralin e shëndoshë të qytetarëve tanë, kujtoi sekretari ca pjesë nga fjala e tij në atë konferencë, por nuk po i hapej dera e zyrës. Celsi nuk bënte as majtas e as djathtas. U përmend Rakipi. U mbrroll dhe hodhi sytë mbi derë. Ishte dega e planit. Dy minuta më pas u gjend në zyrën e tij. Hapi perdet e rënda dhe një fashë drite mëngjesi hyri nga dritarja . I pëlqeu ai mëngjes, ndërsa hodhi sytë tutje luginës e cila kishte filluar të dilte në dritë. Mjegulla ishte tretur. Pemët, çatitë e shtëpive dalloheshin qartë. U mundua të dallojë shtëpinë e Xhevatit tutje në të dalë të fshatit. Diku te cepi i kodrës duhej të ishte, por ai nuk mund ta dallonte dot. Kishte raportuar se në fshat nuk gjëndej asnjë shpend shtëpiak. Por kishte gënjyer. Kishte të dhëna se Xhevati, ai mustaqelliu, mbante në qilar një pulë e një gjel e se po mblidhte vezët për të nxjerrë zogj. I mbante fshehur. Kishte dërguar disa aktivistë nga ata që me zell punonin falas që mëngjeseve të përgjonin pranë shtëpisë së Xhevatit. Se gjeli nuk mund të rrinte pa kënduar me gjithë presionin që mund t’i ketë bërë i zoti. Katër aktivistët kishin raportuar se nuk kishin dëgjuar gjë, ndërsa i pesti, tha të kundërtën, por ai zë, sikur vinte i mbytur e ai dyshonte te ekzistenca e gjelit, sa ç’dyshonte te aftësitë e veshëve të tij të cilët këto kohët e fundit nuk kishin qënë dhe aq mirë. Nuk sprapsej sekretari. Kishte bindje për këtë e zuri të mendojë për ndonjë tjetër strategji. Kërkon në sini kokën e gjelit e të pulës. Ndjeu të dridhura të frikshme e i erdhi keq për veten kur solli ndër mend koka të prera, ndjeu një mbyllje. Koka të prera mbi sini! Sikur po merrte frymë me zor. Drita kishte mposhtur mëngjesin e përgjumur, por ndjeu se vetmia, pas asaj sinie me koka të prera, nuk po e lëshonte. Lëvizi një karrike sikur donte që zhurma e saj të ndryshonte diçka. Ndezi cigaren. Si asnjëherë esëll. Donte të ecte, të lëvizte, të gjallërohej, por i dilte përpara sinia më koka të prera. Po trupat… ato hahen… E pse të mos i vinte një natë për darkë Xhevatit. Do ta zinte turpi të zotin e shtëpisë e do t’i therrte. Kë do të therrte?! O të dy, o asnjë. Do t’i vinte përpara sinia jo me kokat, (ç’tmerr) por me trupat e tyre të skuqur. Po tymoste. Nxori ca shtëllunga të mëdha tymi të cilat iu endën në fytyrë e ai i largoi ato me dorë sikur donte të hiqte edhe sininë edhe Xhevatin me gjithë mustaqe. Zyra ishte ndriçuar krejt; si e kishte lënë një ditë më parë. Soba nuk ndizej më. Marsi po tregohej i butë e fshati po bëhej gati për punët e pranverës. Shumë punë kemi, tha sekretari me vete, por nuk po na lë mikroborgjezia. Ja, ai gjel i fshehur. Sa herë këndon aq herë pjell pronë private, armikun më të madh të pronës së përbashkët e të pastër socialiste. Dy dosje i solli sekretarja. Ajo tha "mirëmëngjes" dhe i la mbi tavolinë dy dosje. Të dyja të kuqe. Njera kishte kërkesat e fshatarëve për kurse në qytet e tjetra kurset e dhëna nga komiteti ekzekutiv i rrethit. I solli nëpër duar, por nuk po guxonte t’i hapte. Njera kishte vetëm një letër. Rakipi hapi të parën. Shkoi njëherë dorën mbi mjekër e pati ndjesinë se i ishte zmadhuar diçka. Kishte ca nofulla të mëdha si të kalit e ai shpesh i prekte me dorë si të donte ta zvogëlonte atë. Një rrobaqepëse, një hidraulik, një shofer, një këpucar; këto ishin kurset e akorduara nga rrethi e përballë saj kërkesat; 35 gra e vajza kërkonin të bëheshin rrobaqepëse, 13 kërkesa për hidraulik, 28 për shoferë e 8 për këpucarë. Nënqeshi sekretari pa hequr dorën nga nofullat e dala.
Do t’i kthej mbrapsht kërkesat, tha me vete sekretari. Nuk mund t’i ndaj dot. Urdhëro e ndaji; 35 kërkesa për një rrobaqepëse. Mbylli dosjen dhe jo pa nerva e largoi atë tutje. Jashtë rrugët po gjallëroheshin. I kishte ikur sinisë, por kërkesat e fshatarëve për t’i ikur bujqësisë, ishin lumë e ai nuk dinte si të vepronte. Fërkoi njëherë mjekrën e rruar atë mëngjes dhe liroi kravatën. Afroi sërish dosjen e kërkesave e kureshtja e shty të lexonte njëherë emrat e tyre. Nga ngazëllimi i disa ditëve më parë, kishte kaluar ca ditë pa gjumë. Ndaj ndihej i lodhur. Gjeli i Xhevatit nuk e linte të merrte frymë lirisht. Po, po, tha me vete, prona private i zë frymën socializmit nëse nuk e lufton që sa lind. Sa vjeç do të jetë gjeli i Xhevatit? Nuk mund të përqëndrohej. Lexoi listat me rradhë. Për shoferë ishin 28 kërkesa, por vetëm njëri do të shkonte në kurs. Eh, hajde vëre gishtin tani. Fundja le ta bëjnë me letër me vrimë. Qeshi hidhur sekretari. Mbylli sytë dhe vuri gishtin në atë listë të gjatë. E lëvizi atë duke hapur sytë, e fiksoi diku, e lëvizi prapë, prapë e fiksoi dhe hapi sytë. Lexoi: Aldo Xhevat…. Vuri edhe syzet për siguri. U prek therrshëm e ndjeu një kënaqësi të egër. Mendoi diçka. Foli me vete duke ndjerë një lehtësi, por edhe një përhumbje. Zgavrat e trurit diçka zgjuan, diçka që e thith dhe e lëshon. Gjeti një dalje. Fërkoi kokën si të kërkonte të kthjellohej. Letrat me emrat e kërkuesve rrinin mbi tavolinë e atij i ngatërroheshin; sekush kërkonte të dilte e para e secili emër kërkonte të ngjitej në krye të listës duke spostuar e shtyrë emrat e tjerë. Atë mishmash aty mbi tavolinë e zgjidhi era. Një erë e lehtë, pa marrë leje kund, hyri nga dritarja dhe hallakati fletët aty duke i degdisur nëpër zyrë. Ajo erë përmendi edhe Rakipin, sekretarin. U ngrit dhe rendi nëpër zyrë pas letrave të shpërndara. Kapi dy, i la mbi tavolinë. Sulmoi një tjetër poshtë karrikes, por një tjetër erë i rrëzoi sërish të parat. Rendi sërish pas tyre, por diku te cepi i tavolinës përplasi kokën. Më në fund i bëri zap Rakipi kërkesat e i mbylli në dosjen me llastikë, ndërsa dosjen e futi në sirtar, ndërsa sirtarin e kyçi në tavolinë.
* * *
Prej kohësh i ishte ngulur si një gozhdë mendimi se Xhevati duhet të kishte fshehur një çift shpendësh në katua të shtëpisë. I delte në gjumë ai gjel. Cfarë do t’i ketë bërë pronari, (sa e trembte kjo fjalë) atij që ai të mos këndonte!? Herë- herë i bëhej që ta linte fare atë muhabet, ta harronte, por nuk mundej. Donte të hynte njëherë brenda katoit të shtëpisë së Xhevatit. Iu duk vetja qesharak, iu shpif, por Rakipi nuk dorëzohej lehtë. Nuk dinte kë kishte idiot, shpirtin apo trupin. Nuk e kuptoi edhe vetë nga i erdhi ky mendim i mbrapshtë e aq fatalist, ndërsa shihte veten në pasqyrë. Ai rrallë rrinte para saj. Nofullat e mëdha e tmerronin e tani i dukej edhe një manikotë e vogël ballit të gjerë. Vendosi; nuk do ta linte mënjanë çështjen e shpendëve të Xhevatit. Ai kishte një as që do ta përdorte. Ndoshta do të ngjiste ndonjë shkallë në jetë… Dhe strategjia e tij do të funksiononte patjetër. Do të thërriste Xhevatin në zyrë dhe burri-burrit, nëse hiqte çiftin e shpendëve të fshehur, djali i tij do të shkonte në kurs për shofer. Mëngjesi i ditës së dytë ishte i ëmbël. Një erë e lehtë coptoi pamëshirrshëm retë të cilat shumë shpejt u tretën pa mundur të bënin copa gjumi mbi fshat. Ndihej më mirë Rakipi. Hapi dritaren e zyrës e u mbush me ajrin e frekët të atij mëngjes marsi. Kërkoi policin, të plotfuqishmin siç e thërrisnin shpesh. E përsëriti sërish atë fjalë. Por artikulimi i doli copa-copa. Kush është i plotfuqishëm këtu; polici apo unë? Partia mbi të gjitha…Kërkoi Asafin, policin, i cili rrinte tërë ditën te kafja, aty poshtë zyrës së tij. Kokorroç, Asafi. I vjetër në detyrë. Kishte vetëm një rreth të ngushtë fjalësh e gjithnjë aty sillej e folura e tij e kur prishej dikur ai rreth, ai fuste një "domethënë", ose "kupton ti". Flokët që i dilnin nga kapelja formonin një brerore të madhe rreth kokës. "Kaçurrelsi" kështu thirrej rëndom Asafi, ndërsa ai pa u shqetësuar fare futej te ai rreth i ngushtë i sintaksës së vet. Asafi, që dëgjoi zërin e sekretarit, doli te dera. Si gjithnjë, ngriti grushtin si simbol të forcës së unitetit e foli:





Këtu, shoku komisar.
Sekretari u përkul pak jashtë dritares dhe me një lëvizje të lehtë të dorës i kërkoi që të ngjitej lart, në zyrë.
Me një frymë i ngjiti shkallët kaçurrelsi. Kur merrte qëndrimin gati-tu i jepte vetes një ngjyrim qesharak. Ngulte fort të djathtën, ngrinte pak të majtën e cila përplasej pas të djathtës duke bërë një zhurmë, ndërsa trupi hepohej pak sikur do të rrëzohej.
- Ju uroj shëndet, shoku komisar. Drang këpucët, grushti te kapelja një çast e shumë shpejt i zgjati dorën sekretarit. Iu kujtua Shvejku sekretarit dhe mbuloi qeshjen e vet duke i hedhur dorën mbi supe.
- Nën urdhrat tuaja shoku komisar!
-Mbasdite do të ngjitesh në fshat e në orën katër dua në zyrë Xhevatin, mustaqelliun!
-Si urdhëron, shoku komisar. Sërish hepohet, ngre pak të majtën e përplas më të djathtën, një prapaktheu dhe del Asafi. Sekretari nuk e ndoqi, por e dinte mirë se në klubin e koopertivës duhet të ketë lënë ndonjë gotë raki përgjysmë. Sekretari, që vendosi të presë mbasditen në zyrë, u ul të shkruajë raportin për mbledhjen e përgjithshme të komunistëve të kooperativës me temë: "Prona private – mish i huaj në pronën e përbashkët socialiste".
Nxori ca vepa të Enver Hoxhës, disa materiale plenumi, ca dokumenta sekrete dhe humbi nëpër faqet e tyre. Dikur u lodh sekretari. Fërkoi sytë, ndërsa ndjeu kënaqësi duke parë faqet e raportit ku në atë mbledhje do të vinte dora vetë, sekretari i parë i rrethit. E kishte mbërthyer keq pronën private. Se, mbase, kushedi, pas atij raporti ngjiste ndonjë shkallë në karrierë… Fërkoi mjekrën, por nuk dalloi dot gjë në ishte zmadhuar a zvogëluar dhe i erdhi për t’u shtrirë. Pa orën. Shpejt kishte ikur ora e ashtu, me torua të humbur, shkoi drejt dritares. Drita e bukur i lbyri sytë dhe ai ndjeu një mbushje mushkërish që disa orë rresht kisht thithur një ajër dhome me tym duhani. Ngriu një çast Rakipi. Ngriu sa hodhi sytë nga rruga që të çonte në fshat. 30-40 burra, me një ecje të shpejtë, të cilëve u printe Asafi, po zbrisnin drejt qendrës së koooperativës. Nuk pati nevojë të vinte syzet se burrat e fshatit iu afruan sa ai mundi të shquante disa prej tyre. Asgjë nuk po kuptonte sekretari. Në atë turmë u mundua të dallojë Xhevatin. Vetën njëri ishte më mustaqe që herë i bëhej si Ylberi e herë si Xhevati. Nuk dinte ç’të bënte. T’i priste jashtë ata njerëz apo në zyrë. Ai kishte kërkuar Xhevatin, pronarin e atij çifti shpendësh shtëpiakë. S’pati kohë të mendonte më tej Rakipi se fshatarët, me ecjen e tyre të rëndë, po ngjisnin shkallët e betonta. Ai ndenji te dritarja. Kryqëzoi duart në gjoks e me fytyrë nga dera po priste. Trokiti dera. Një dorë e rëndë, e fortë, gjëmoi në tërë korridorin. Trokiti sërish dhe dera u hap duke shkuar deri në fund. E në katërkëndëshin e saj sekretari dalloi të parin Asafin, kaçurrelsin. Ai ngriti këmbën e majtë e përplasi pas të djathtës, hepoi trupin sikur do të rrëzohej dhe ngriti dorën grusht te kapelja.





Shoku sekretar, urdhri u zbatua. Kupton ti… të solla tërë fshatin.-

Zgjidh e merr kë të duash…
Sekretarit nuk i lëvizi asnjë muskul në fytyrë. U mbush fort me frymë aty përballë policit që ende rrinte gati-tu

- Dil jashtë, idiot! Të kërkova Xhevatin e ti më prure gjithë fshatin.
VELEDIN DURMISHI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi