Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month


THUAJU ENGJEJVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

THUAJU ENGJEJVE

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 10:18 pm



Nga ANTIGONA MARKU




Dje kishte rënë shi, pothuajse gjithë ditën, nga darka kishte pushuar. Sot dielli po puthte shumë vënde e po ndriçonte e ngrohte për bukuri. Gardhet rrethuese të shtëpive të fshatit kishin filluar të thanin lageshtirën e marrë nga shiu. Avujt që dilnin nga toka humbisnin nën rrezet e diellit. Marku edhe sot kish vendosur të shkonte në meshën e së Dieles. Kjo gjë i kish habitur pak bashkfshatarët e vet, pasi e njihnin një përson me shumë gabime por ata nuk e njihnin vetë Markun. Vetëm ai e dinte arsyen se pse disa te diela rrjesht nuk kish munguar aty. Hyri ne ate kishishe te vogel dhe zuri vend ne rradhet e para. E ndiqte meshen aq vemendje sa te gjithe te pranishmit mendonin se ndoshta kish ndodhur ndonje mrekulli. Pas meshes te gjithe u shperndan ndersa ai po vonohej. Ndenji dhe pak dhe sa po pa çastin volitshem e me nje shpejtesi qe e karakterizonte u ngrit qe aty. E mori ikenen qe ishte fare prane tij e fshehu shume shpejt poshte xhaketes dhe doli nga porta kishes i qete sikur nuk kishte ndodhur asgje. Kish rrasur duart ne xhepat e xhaketes dhe ecte duke shpejtuar drejte shtepise se tij, duke pershedetur majtas djathtas te njohurit. Ndjehej i kenaqur qe kish arritur ta merrte ate ikone, e vogel por e gjitha ne ar te paster. Ecte, ecte, kenaqej e thurte me vehte shume plane, se kur ta shiste ate ikone dhe me parate qe do te merrte do te mundo te kalonte perpara dyqaneve pa u menduar shume. Do te hynte brenda e do te blinte ç’te donte. Nuk do ish me ai qe lepihej pertej xhamave te vitrinave, nuk do ish me ai qe ndiqte me kuriozitet pas xhamave lumturine e atyre qe blinin ç’tu donte qejfi. Ecte e mendonte se askujt ne shtepi nuk do ti tregonte por neser do te zbriste ne qytet. Do ta shiste ikonen e pastaj do kthehej me duar plot qe andej.

Me keto mendime ne koke kish kaluar porten kryesore te oborrit te shtepise se tij. Ecte ashtu i ngarkuar me shum deshira por asnjehere me ndjenjen e fajit, "kan mjaft para prifterinjte, neser do te blejte nje tjeter ikone", mendonte me vehte. Keshtu hyri ne dhomen e tij, e fshehu diku, doli qe aty dhe ju pervesh puneve te dites si asnjehere tjeter duke pritur me ankth mengjesin e se nesermes. Ne darke u tha atyre te shtepise se do te zbriste ne qytet per ca pune. Ate nate fjeti rehat e heret ne mengjes u nis per rruge. Si u ul nga autobuse humbi ne rruget e zhurmeshme te qytetit duke kerkuar ndonje dyqan me mbishkrimin "Blejme Flori Te Perdorur", dhe ja ku u duk nje i tille ne fillimin e nje rrugice. Ai shterngonte ikonen me shum shprese se do ta shiste menjeher. Hyri aty dhe priti desira dolen jashte ca persona qe kishin qen brenda, pastaj nxorri ikonen nga aty ku e kish fshehur, ja la mbi banak zoterise qe rrinte pa folur perballe tij. –Dua ta shes, -i tha Marku prere, -sa mund te kushtoje? Nderssa Marku priste, burri nuk po e hapte gojen te fliste, por levizte syty e tij te zinj e te medhenj sa mbi Markun e sa mbi ikonen, pastaj fiksoj syte e tij mbi syte e Markut. U be serioz dhe i tha prere atij, -me vjen keq por nuk mund te marr gjera te tilla. Markut sikur i ra tavani mbi koke. Ai nuk e kishte menduar keshtu punen. Fundja mendoj, "ai per ta shkrir e ka, perse nuk e merr". Burri qe ishte nga ana tjeter e banakut ishte i vendosur. Nuk fliste, me shikim i thoshte Markut se nuk kish tjeter bisede me te. E po mire tha Marku, po e marr se mbase nje tjeter do ma bleje. E futi poshte rrobave mu afer gjoksit, doli dhe ndenji ne kembe per pak caste e pastaj mori nje drejtim ashtu kot. U soll sa u soll neper rrugica dhe ja ku e gjeti nje tjeter dyqan me mbishkrimin e njejte. Hyri brenda, perseri perballe me nje njeri pertej banakut. Ky ishte pak i qeshur e Makut i ndriten syte me nje shprese se ky do tja blinte. E nxori ikonen nga xhaketa dhe e vendosi mbi banak e foli shpejt e shpejt dhe tha: -Dua ta shes. Sa e blini? Perseri burri pertej banakut nuk foli por e mori ne duar ate ikone aq te bukur dhe e gjitha prej ari, e pa gjate pastaj tha prere: -Me vjen keq, nuk mund ta marr. Markut nuk po i besohej, as syve as vesheve te tij. Ai zgjati doren dhe e mori ikonen e futi perseri nen xhakete dhe pa folur doli dhe prej atij dyqani. Ai dukej i lodhur e megjithate vendosi te kontrollonte edhe per nje tjeter dyqan.

Qyteti ishte i madh e mud te kishte shum te tille, ndoshta do te dal ndoje qe ta marre kete ikone. U soll perseri rrugicave e nuk hiqte dore nga endrra e tij. Ja ne te ngrysur e gjeti edhe nje dyqan tjerer. Aty ishte nje vajze e re. Hyri brenda dhe shpresar nuk e braktisen. Mirmbrema i tha vajzes. Mirmbrema ia ktheu ajo, me se mund t’ju sherbej. Marku e kish pritur gjith diten kete pergjigjie, ai vuri mbi banak ikonen e i tha asaj se donte ta shiste. Vajza u mrekullua nga bukuria e asaj ikone, e mori ne duar dhe nuk kenaqej me te duke e rrotulluar sa andej ketej. Me ne fund u be kjo pune, tha Marku me vehte, neser mund te kthehem ne shtepi. Vajza, pasi e pa mir e mir ikonen ja zgjati atij dhe i tha e shqetesuar, gjynah ta prishesh kete mrekulli, un nuk mundem. Marku e mori e futi perseri poshte xhaketes, doli nga dyqani dhe eci disa hapa, ndenji pak ne kembe, nata kishte rene e ai ishte aq i lodhur, i uritur dhe gati po rrezohej. Donte te ulej diku, po ku. Kur ishte nisur nga shtepia kishte menduar qe do ta shiste ikonen, keshtu edhe per te ngrene nuk do te kish patur problem. Gjerat shkuan ndryshe e tani hodhi veshtrimin rreth e rrotull, ja nje grumbull me rroba te hedhura. Vendosi te ulej vetem per pak minuta, sa te shplodhej. Me t’u ulur e kllapiti gjumi. Qyteti ziente me zera njerezish, kishte kaluar gati gjysma e pranveres, shetitjet e darkes ishin te shumta. Disa cuna kaluan prane Markut e pasi e pane ate njeri ashtu u ndalen. Njeri nga ata tha, e paska zen gjumi te shkretin, shiko shiko cfare ka aty. U afruan ngadale, shikonin ikonen qe nga pakujdesia e Markut ne gjume, kishte rreshqitur gati afer fytyres se tij. T’ia marrim tha tjetri. Nje i trete tha, lereni shoke mos ja merrni, mbase me ate ikone ai lyp rrugeve. T’i falim ndonje para se lypes do te jete e ikim se nuk kemi kohe. Pastaj te gjithe hodhe afer ikones aq se ndjene ne ndergjegjie e u larguan. Marku i kishte degjuar te gjitha por nga frika se mos ata do ta rrihnin nuk levizi as qerpikun. O Zot, tha me vehte, c’paskam ber keshtu. A thua kjo e mallkuar varferi me beri te jem ky. Jo, jo, varferia s’me beri te bej kete qe kam ber. U ngrit, mori ikonen e fshehu perseri posht xhaketes, mblodhi ato para e u nis per nga rriga. U ndal perpara nje ushqimorie futi doren ne xhep dhe i turperua i nxori ato te holla qe i kishin falur djemte. I muneroi, i mjaftonin per te ngren dicka sa per te shuar urine. Pastaj u mundua te gjente nje vend ne qytet per te kaluar naten. Neser, nuk i humbi shpresat dhe vendosi te kerkonte edhe nje here ta shiste patjeter ate ikone. Keshtu si kishte ngrene e pire ecte pa e ditur se ku. Ja nje lulishte, ja dhe nje stol, u shtri dhe gjumi e zuri ashtu ne njerin krah duke e shtrenduar ikonen ne gji. Edhe qyteti ne pergjithesi po flinte. Sa po kishte filluar te agonte, Marku ndjeu te ftohtet e mengjesit. Hapi syte e mbi supet e tij dikush kishte hedhur nje cope karton nga dhimbja, nga mesira per te. U ngrit, e shtyu ate cope karton dhe mendimi i pare urgjent ishte te dinte se ku ishte ikona. Kontrolloj dhe nuk ishte ne ate vend ku ne darke e kishte vene. O Zot, se si i ngjau vetja, me i varfer se c’kishte qene, i shkaterruar. E donte ate ikone patjeter ne ate cast. I rrembyer nga deshira per ta gjetur u rrotullua rreth atij stoli ku kish kaluar naten. Ikona nuk kish patur ku te shkonte, kishte rene nga te ndarat e stolit poshte tij. Marku mendoi gjithcka dhe mendimi se mos ja kishin marre ishte me dominuesi. Qyteti filloj te gumezhinte e gjalleria e tij e beri te harroje gjith c’kish ngjare me te deri ne ate cast. Futi doren ne xhep, ishin dhe ca monedha prej atyre qe i kishin dhene cunat naten e kaluar, mjaftonin per nje kafe. U nis perseri rrugeve te panjohura te atij qyteti aq te madh me shpresen se sot do te ishte nje dite me fat per te e patjeter do ta gjente nje qe do blinte ate ikone e me ne fund do te kthehej ne fshat thuajse i pasur. Sa per dje ishte vetem nje dite e pa fat per te. E gjith dita e sotme po i ngjante fije e per pe me te djeshmen. Asnje nuk e blinte ikonen e ja tani ne muzg ndjehej aq i lodhur e i merzitur, asnje kacidhe ne gjepat e tij. Atu ku ishte rreze nje pallati u shtri ashtu duke shtrenduar ne gji ikonen, qe nuk e kishte shkuar ne mend asnjehere ta hidhte gjekundi. Gjumi e zuri ne ate merzitje e lodhje, ishte shtrir e mbledhur kruspull e perseri ikona kishte mundur te dilte nga poshte xhaketes. Njerezit qe kalonin nen driten e zbehte te llampave te rruges e shihnin Markun te katandisur ashtu.

Prane ikones hidhnin ndonje qindarke duke belbezuar, "i shkreti". Pas pak Marku u ngrit perseri qe aty ne graden me te larte te turperimit mblodhi ato monedha e mundi te shuante urine edhe per sonte. Gjeti perseri vend ku te kalonte naten, dhe nuk beri asnje plan per te nesermen. I dermuar sa me ska u shtri mbi ato stola te asaj lulishteje dhe perseri ne te gdhire ndjeu perseri te ftohte. Instiktivisht vuri doren poshte xhaketes duke kerkuar ikonen. O Zot nuk ishe aty, dhe mendja per te qinten e sekondes i brodhi ne nje bote me hipoteza, e fundit ishte se mos e kishte marr njeri. U ngrit ne kembe me te shpejte, i shqetesuar deri ne pafundesi per mungesen e saj, por ja ku ishte poshte stolit. Askush nuk e kishte marre, por gjate nates kishte rene deri aty. Erdhi ne vehte, u lumturua vertete per gjetjen e saj, u ndje mire me ate ikone ne duar. Ishte i lidhur tashme aq shum me te, dhe ne ate cast i erdhi ne mend dicka dhe menjehere vendosi ta bente. Numeroi dhe njehere monedhat e mbetura ne xhep prej nates se kaluar, mjaftonin dhe sot per nje kafe. Kishte vajtur ora nente e mengjesit, ai u drejtua per nga porta e kishes me te madhe te qytetit. Ishte i frikesuar, ne gjoks shterngonte ikonen qe tani nuk donte ta shiste me. Ne oborr u takua me nje pritf i cili i fli i pari, mirmengjes zoteri. Mirmengjes i tha Marku i trembur dhe i ndrojtur. Si mund tju ndihmoj i tha prifti perseri. Marku ngurroi por ikona qe e shterngonte ne gjoks sikur e shtyu, po At kam nevoj per ndihme, vazhdoj Marku te fliste i turperuar. Asnjehere nuk i ngriti syte nga toka, asnjehere nuk e leshoi ikonen nga duart. Ne fund prifi i tha, Mark ti duhet te shkosh atje ne fshat vete e ta vendosesh ikonen aty ku e marre, ndryshe nuk ben kjo pune. –Te lutem At me ndihmo, do te ta jap ty ikonen e qoje ti atje, bema kete nder. –Mark, nuk behet ndryshe te thashe nje here. Edhe Marku ishte i bindur edhe vete se nuk bente ndryshe. I vinte turp nga te gjithe, nga vetja, si ta zgjidhte kete pune. O Zot, tha ai me ze te larte, dergoji engjejt e tu e ta marrin kete ikone qe ta ndreqin gabimin tim. Nuk kam guxim o Zot te bej ate cfare po me keshillon me te drejte prifti. Pastaj u ul ne nje stol aty ne oborr dhe syte ju mbushen me lot. As vete nuk mund ta tirrte holle fillin e gabimit te tij. Mark, i tha pastaj prifti, askush nuk do te te urrej per ate qe do te besh sot apo neser, perkundrazi, do te te duan. Marku i hodhi nje veshtrim e ap i thene asgje i la e kuptonte se do ta bente veprim. Te dale ku te dale tha ai me vehte. U pershendet me priftin e ne te errur u kthye ne fshat. I dermua u fut ne dhomen e tij e perseri e fshehu ikonen neper gjerat e tij. Kete rradhe jo per ta shitur te nesermen, por per ta derguar ne vendin ku e kishte marre. Pjestaret e familjes i ben shum pyetje por ai nuk u pergjigj. Pastaj pjestaret e familjei i treguan se ne kishe kishte vjedhur ikonen, por ai perseri nuk u pergjigj. Ra te flinte, te nesermen ishte e djele, ne fshat kishte meshe dhe ai e kishte vendosur te mos mungonte per asnje arsye. Te gjithe kishin hyre ne kishe kishin zen vendet dhe prisnin te fillonte mesha. Meshtari nuk fliste, nuk bente asnje shenje per fillimin e saj. Naten e kaluar nje telefonate e ardhur nga kisha e qytetit e kihste vene ne dijenoi per te gjithe qeshtjen. Ai me te drejte priste sot me zemren plot qe ai, Marku te hynte nga ajo dere e kishes e hapur ne te dy kanatet. Ja kryet e nje hieje te stergjatur filloj te levizte ne sheshin perpara portes, o Zot faleminderit tha prifti, ai eshte Marku jam i sigurt. E vertete, Marku me ikonen tanime ne duar e jo poshte xhaketes, me koken ulur ecte drejt portes se hapur. U ndal ne hyrje te saj, njerezit u ngriten ne kembe, te habitur shihnin here Markun e here Meshtarin qe nuk dinte nga te shkonte prej lumturise. Hajde Mark, mire se erdhe, kaq mjaftoi prej priftit qe Marku te hidhte hapat e pare drejte tij, shum te pasigurt e te ngadalte si te nje femije qe do te mesoje te eci por ka frike. Meshtari nuk levizi nga vendi, e priti aty, me ne fund u takuan.

Marku i perlotur vuri ikonen ku e kish marre. Ne salle shperthyen duartrokitjet. Dikush nga fundi tha, te lumte Mark, tani u tregove burre. Pastaj meshtari beri me shenje per qetesi dhe menjehere qetesia u vendos. Pasi tha pak fjale mbi ngjarjen i dha flalen Markut. Ai me lote ne sy tha, ju luta Zotit te dergonte engjejt e tij e ta merrnin ikonen ta sillnin ketu, me vinte aq shum turp, por nuk do te isha ndjer krenar per veten time. Tani qe e solla vete jam vertete i lumtur, ai, me dergoj mua ta sillja, faleminderit Zoti im. Pastaj cdo dite me Markun zgjohej e pa ndashme edhe deshira per jete. Ai pastaj u ul ne nje banke andej nga mesi e ne heshtje priste bashke me te tjeret fillimin e meshes. Ndjeu nje ngrohtesi ne trup e zemra sa nuk fluturonte nga gezimi dhe dashuria per jeten. Fije, kabllo te padukeshme, te nendheshme te kesaj dashurie e lidhnin fort me jeten. Sa shum kam nevoje per kete dashuri, mendoj Marku, qe aq shume me ngrohu zemren. Do ta keme te shtrenjte sa drita e syve te nje te verberi. Dashuria nuk eshte hekur te ndryshket nga koha, ajo i rreziston cdo kohe. Pikerisht po e ndjej se me duhet ca edhe mua. Sa do qe te tjeret me kane thene se dashuria eshte keshtu e ashtu, vetem kur e provon fillon e mendon se ata qe te kane thene kane patur te drejte. Nuk mund te gjykosh ndonje qe ka bere marrezi per dashurine. Pastaj Zoti krijoi, e kush mund ta prishe ate cfare ai beri. Ai beri detin, e kush mund ta prishe ate?! Ai beri malet, e kush mund t’i prishe ate?! Ai beri eren, e kush mund ta shkaterroje ate?! Ai me beri mua, e kush jam un te jem kunder tij?! Jeta eshte e bukur kur ke per rreth gjera te thjeshta, qe ju dedikohesh atyre, e jo parave me cdo kusht, duke menduar se ato jane e mund te ta thjeshtesojne jeten. Vertete ne disa rruge te kesaj bote nuk do te keme kohe te humbas, ku ne te shumten e rasteve nuk ndjehesh krenar se je njeri.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi