Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 9:58 pm

(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)



Nga BAKI YMERI






Tejmatanë çdo teknike dhe rregulle, të mos harrojmë faktin se poezia është fjalori i frymëzuar i shpirtit. Frymëzimet e Adelinës reflektojnë një botë mendimesh të çiltra e të sinqerta. Mesazhi i saj transmeton ide mbi një sistem të shembur dhe optimizmin e jetës kontemporane me vlerat më të çmuara për të cilat ka nevojë njerëzimi. Adelina Dokja është një nga poeteshat e talentuara të diasporës, e cila shkruan për bukuritë e harruara të jetës, duke i dhënë prioritet engjëllit, shpirtit dhe fjalës së një bote "të thellë, të qetë e të butë". Me çdo fjalë dhe me çdo varg të saj, ajo tenton të krijojë ura të shëndetshme për rikrijimin e botës, ngase bota ka nevojë për forma të reja të komunikimit, ngase poeti është ambasadori i botës ndërmjet fjalës dhe Zotit.

Adelina është një këngë e degdisur nëpër yje dhe ëndrra. Ajo e kërkon çelësin e lumturisë në Parajsë. A do ta gjejë vallë ndonjëherë, apo çelësi do ta gjejë atë? Ku ta dish! Para saj kalon hëna e zbehtë, duke u rrokullisur në detin e dashurisë dhe të shpresës. Ajo parakalon para yjeve të dritës, duke shpresuar se do ta pranojë ngrohtësinë e diellit që ia ngroh zemrën dhe fisnikëron shpirtin. Një engjëll i zbritur nga qielli, me sekretin e dashurisë dhe dritën e së vërtetës që quhet jetë, „për të kuptuar/se në thellësi të shpirtit/ do gjejë qetësi". Forca e ndërgjegjes gjithmonë flet te ajo, ngase ndërgjegja është e vetmja që ka një fjalë për ta thënë, në të gjitha situatat delikate të jetës së ditëpërditshme.

Lirika e Adelinës është një këngë e bukur si hija e një mendimi. Herë/herë, vargu i saj ta përkujton varfërinë e fëmijërisë dhe rinisë së tretur në atdhe. Inspirimet e saja janë të gërshetuara me thellësinë e mendimit të mbrujtur me talent, frymëzim dhe freski. Vargjet e saj rezatojnë ngrohtësi dhe dashuri, madje edhe atëherë kur e kap për veshi "zemërimin e ëmbël", "njerkëzezën" apo dikend "që hyri në legjendë si fantazmë". Nganjëherë, poetja shkëlqen në një fushë të diferencës dhe të aftësisë për të krijuar vargje klasike pa rimë, duke e përshkruar realitetin e brishtë të një kohe të trishtë. Por, edhe përsëritjet e saj në tekst, kanë kuptim për përforcimin e mendimit dhe mosharrimin e një stine të errët të së shkuarës sonë.



Njerëzit e ndershëm kanë lindur veç për të vuajtur



Adelina është një shpirt i brishtë dhe i ndjeshëm që e njeh filozofinë e jetës dhe vuan e shkruan me forcën shpirtit, sepse ajo e sheh dhe e ndjen „se kjo jetë është e rreme, se njerëzit e ndershëm kanë lindur veç për të vuajtur". Me kushtrimin „Të pres si dikurë, aty ku të shkelë këmba jote,/ aty do çelë trëndafili ynë,/ dhe asnjë gjemb s'do të mbesë në shpirt/ pranverë le të bëhet jeta përgjithmonë!", Adelina ta përkujton lirikën e një poeti tjetër të diasporës shqiptare, Lazim Rexhepin (1920-1983), të cilin as që e ka lexuar dhe as që e ka njohur, por i cili ndjenjte dhe shkruante i mbërthyer në vuajtje të ashpra duke thënë: „Sikur të ishte jeta pranverë/ do të isha në Atdhe./ U shkriva i gjallë/ hallin kush s’ma din/ ku ta gjej nji vlla/ sot hallin me ja qa/ veç me u than’ ta dinë/ ta çmojnë shum’ Shqipninë/ dhe ta duan si Perëndinë. (Sikur të ishte jeta pranverë).

Adelina Dokja është një poete e preferuar, një zemër në fluturim (siç e karakterizon Monika Mureshani), një monolog që na e pasuron shpirtin, një poemë e fisnikëruar nga esenca e dashurisë, sekreti i dashurisë sonë. Autorja e përjeton atë që e shkruan, dhe kushdo që e njeh dhe e lexon konstaton se ajo nuk i huazon iluzionet e huaja, por e thot atë që e ndjen në thellësinë shpirtit, duke krijuar nga vuajtjet e saj një vepër artistike. Shpirti i saj është sa qielli i madh dhe zemra e saj është sa deti e gjerë. Nuk jam specialist në filozofi, por filozofia e saj meriton të analizohet e jo të interpretohet, duke u plasuar në lëkurën e lexuesve për t’ia kuptuar vizionin. Kuintezenca e filozofisë së saj me sintagma që ta përkujtojnë varfërinë e shkaktuar nga korbat e historisë, duhet trajtuar nga perspektiva e relativitetit të kohës, me një ton më shumë neutral se sa tragjik.

Topografia e fëmijërisë së saj t’i përkujton traumat e jetës së motrave tona, por kjo nuk don të thotë se autorja e anashkalon subjektin më delikat, dashurinë, ngase bashkëshkrirja në dashuri është një e drejtë që na e ka dhuruar Zoti. Zoti din të vegojë mbi ne, të na mbrojë, të na ndihmojë të realizojmë një ardhmëri më të mirë, për ta shijuar mirëqenien e ëndërruar. Po qe se e kundrojmë në dritën e saj të vërtetë, konstatojmë se dashuria është e vetmja oazë e qetësisë që e drejton botën nga drita. Përndryshe, kushdo që e mohon bukurinë duke e shembur botën ndjeshmërisë personale, bëhet armik i përjetimeve të veta.

Moderne në formë dhe substancë (sidomos me vëllimin e dytë), pa konotacione syrealiste, mistike dhe anekdotike, poetja e kultivon lirikën e moralitetit me një dinamikë polivalente, pa iu nënshtruar frymëzimit të çastit dhe pa çaluar në kuptimin semantik. Ajo del në pah me planin vizionar të strukturave gjenerative, duke i dhënë prioritet thellësisë së mendimit, madje edhe botës stelare, hënës, diellit dhe yjeve, duke zbritur në botën reale të dheut, të autoportretit në rërë, të ëndrrës e zhgjëndrës, të lodhjes, mundimit dhe flijimit të ditës për dritë. Poetja shëmbëllen me një dhuratë hyjnore që aspiron drejt lartësimit, duke vallëzuar me qiellin e mbrojtur nga engjëjt, dhe jo vetëm me to. Ajo përfaqëson një vertikalitet moral që vuan, duron dhe pret, një pritje e mbrujtur me konfiguracionin specifik të mesazhit që përmban një ekuilibër specifik ndërmjet tre definicioneve kakonike të artit: mimesis, catharsis, poiesis.



Peng i përjetshëm mbetet vetëm shpirti im



Duke e shfletuar vëllimin e tretë të saj, mbetesh me një boshllëk të madh në shpirt, me përkujtimin e mundimeve të nënave e motrave tona në një të shkuar të largët, por kjo nuk don të thotë se janë fragmente që ta gulçojnë shijen, por përkundrazi: të bëjnë krenar pse ke patur fat ta anshkalosh një të shkuar të tillë, duke kaluar nga terri në dritë. Pasojnë pyetje të tmerrshme që tringëllijnë në kokë: Ç’është humantiti? Nga po ia mban njerëzimi? Ç’është dashuria, kjo ndjenjë e hatashme që e ngashnjen çdokend? Ç’është burri, ç’është gruaja, ç’është e mira dhe ç’është e keqja, cili është kuptim i jetës? Autorja i rradhit mendimet lirike si një përrallë misterioze duke u nisur nga fija e një mendimi, duke na rrëfyer vetëm pak, aq sa i mundëson fjala, por poezisë saj edhe kur i mungon metafora, bëhet e bukur mu nga kjo mungesë, ngase në vend të „përrallës" poetike e dëgjon një zë, një puhi, një parfum, një hapje ndaj botës dhe realitetit.

Kështu e ndjen nevojën të vësh diçka edhe prej teje, të përkujtosh të shkuarën tënde, për të kompletuar hapsirat e bardha të jetës, dhe padashur e thurr përrallën personale si një domosdoshmëri për mirëkuptimin e jetës në totalitetin e saj. Autorja respektive nuk është ndonjë emër i shquar i lirikës kontemporane shqiptare, por ajo është poetesha më e talentuar e shpirtit shqiptar në Itali, natyrisht, pa e harruar Mardena Kelmendin, Shqipe Kadishanin, Leonora Buçinsën, Ismail Iljasin, Vitore Lekën, Engjëll Koliqin e tjerë. I këtillë është fati i poetëve të diasporës të cilët nuk i mundon kompleksi i teknikave të modës, të tendencave dhe trendit në poezinë moderne, duke ia servuar lexuesit mendimin e sinqertë të ndjeshmërisë së brishtë dhe delikate. Pse? Ngase „përralla" e saj e mbrujtur me rrezatime fjalësh dhe mendimesh, edhepse nganjëherë i shpalon në mënyrë subtile hipostazat e një dashurie të degdisur, ajo vjen nga një perspektivë plot respekt ndaj vlerave humane. Jeta e fjalëve të Adelinës është një jetë personazhesh që rendin drejt një ideali.

Adelina Dokja nuk bie nën ndikimin e hazardit, të snobizmit apo atë të simbolistëve, por prej saj mësojmë se jeta është misteri më i madh i krijimit mbi dhe. Do apo s’do, duhet të punosh, ngase përndryshe të merr vërshima dhe mbetesh si një cung i braktisur në breg: „Dhe kur jeta në provë të ve,/ para se ta zgjedhësh me përgjegjësi,/ ti për të shpëtuar fëmijët zgjedh/ alternativë nuk ke/ veç t’i shpetosh që ndryshe të jetojnë/ me duart e tua, ditën e vdekjes firmos!" Jeta s’është e bukur por duhet ta bëjmë të bukur, ndërsa vdekja është një gjendje natyrore të cilën vetëm njeriu e bën të tmerrshme. Adelina nuk bie nga provimi i jetës dhe artit, as kur bën fjalë për jetën, dhe as për vdekjen. Përfundimisht, padyshim mund të themi se universi lirik i Adelinës e revendikon Shqipërinë e mbrojtur nga engjëjt në aksën tutelare të vertikalitetit si një dinamikë bivalente të trupit dhe të shpirtit (ngritje-rënie; lart-poshtë), gjë që ia imponon në planin semiotik, si dhe në planin vizionar të strukturës gjenerative, binomin telurik, qiellor, një peng i mallit dhe dëshirës për të shikuar „veç në një drejtim/ atje ku perëndimi i diellit bëhet i kuq", atje ku peng i përjetshëm „mbetet shpirti im."
BAKI YMERI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi