Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Poezi të reja nga ALI PODRIMJA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Poezi të reja nga ALI PODRIMJA

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 9:37 pm

PËRMES VRIMËS SHIKOJ DIELLIN KU PËRBIROHET DHE NDONJË GJARPËR







TË POSHTËRUARIT E EVROPËS



Labirintheve të Evropës

Miqtë humbën orientimin

Unë nuk di ku fillon

e ku mbaron vendi im

Ajo që shpëtoi, pijunët

Në ankand e hodhën

Copë deti kush rrëmbeu

Kush një kala, tjetri

Në pasqyrë e pështyu

fytyrën e vet

Para se turpi ta mbulojë

Këmbana e carëve nuk pushon

Fodulleku pushton majët

Te pragu i shtëpisë ‘i korb

Kavafis thoshte muret bëhen

më të tmerrshme

kur askush nuk i rrënon

(Mali i Robit, 2011)




TE PRAGU NJË KORB



Në tokën time i syrgjynosur

Kullës i sillet hija e djallit

Mashtëron e poshtëron

Një popull

Dal e kërkoj arave e shpative

Varret e fëmijëve

Nga thellësia e dheut

më bëhet se klithmat e tyre dëgjoj

Ngre duart lart dhe gjuaj tim Zot

me një kungull

Përmes vrimës shikoj diellin

ku përbirohet dhe ndonjë gjarpër

Zotërinjët kur ia behën

mbollën më shumë fjalë

se bukë për kalamajtë e fisit

Shpifje trillime ç’polli i marri

mendja e të ligut nuk t’i kapë

Bindem kuzhinë e përsosur

qytetërimi na qenka

Shoh se lulëgjaku bieka nga gjaku im

(Mali i Robit, 2011)




ÇAMI QIELL KA SHKABËN



Ai që zbret tatëpjetë udhës

është çami

Diellin kërkon para se të fundoset

në pikën e lotit të Janinës

Në Majë të Sulit ai që ngjitet

është djali i çamit

Mos ia trembni ëndrrën

Ka kohë që e kërkon Dodonën

Ku qiell ka shkabën

(Mali i Robit, 2011.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi