Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Cikël poetik nga PREND UKAJ

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cikël poetik nga PREND UKAJ

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 9:30 pm

KU JETOJMË PA VARR...




BUZËMBRËMJE ALPINE
Rubë e zezë e shterr
Shtambën e ujit.
Gavet’ e zbrazët etje
Zajeve t’lumit…
N’qafa brigjesh
Vijnë leqet
Rrasa rrugësh t’rrëpirta
Trokthe t’pandalur,
Të kalamendur
Përzishëm…

x x x
Mullirit t’blojës, paluar
Dalin mustakë misrash…
Brinjë copëtuar,
N’imshtë brofin
Orlat e dhimbjes.
Shtrungës zdirgjën
Lemerit n’rrënojë…
* * *
Rrekem
Rremoresh,
Rrethakue
Rrihnash,
Rrapshtajash
Rrence,
Rrëgjavem
Rranimesh…
RRJEDHASH DIHATJET…
Rrjedhash dihatjet
Gërmuqen dromicur.
Kacadrejt n’fushëlog,
Ngathët rrënqethur…
Kumbonat e mbrëmjes,
Ngujuar n’torr shahu,
Idhnake përplasen
Në trina gardhesh,
Mbyllur në dry…
KU JETOJMË PA VARR…



Duhitë shkrepti n’rrashtë,
Humbishtës, dehë dhe shtjerrë.
N’shpoti, përrockë e ngratë,
A ka me mujt me u djergë
N’ veriga prej kërshash,
Hajnisht, ajo grahmë,
Që prore na bëzan,
Ku jemi mëshef kulisash,
Ku jetojmë pa varr…
NË VDEKSHA PARA TEJE
Vetëm, n’vdeksha para kohe,
Do t’ndahem prej teje.
Te një pëllëmbë toke,
(Që e lamë përmbas,)
sëbashku të na tret dheu.
N’vikama t’lidhura neje,
Dikush do t’na shajë
Dhe pas vdekjes, përtej…

* * *
Kam hy dorëzan për ty.
Përdhunë m’ merr shtjella,
Zhelet m’i përdah…
(Ndoshta, jam rrezikzi!)
Kosa e ernave
Vrujon vardar,
Më shpotit, edhe në vig…
KULPRAT VAREN…



Barit t’ errët t’natës,
Shije boronice.
Kulprat varen ndër gardhe,
M’i skjajojnë epshet…
Tjerrën mbrapsht mahitë.
Lëmshet n’boshtet stepen.
Mbyllë mbrenda bravës,
Psherëtimë trashamane…
SKELET ASHTNOR I PASHPIRT
Ndërvaren n’stome livadhesh,
Si nëpër pemët hardhitë,
Ndjenjat nervoze të mijat.
Skelet ashtnor i pashpirt,
Që s’ja gjen kund varrin,
Që s’ja din kund fijat,

Akturë e papërfilltë…

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi