Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


E PUTHA PËRSËRI TOKËN... NDJEVA SE AJO ISHTE E PAFAJSHME!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

E PUTHA PËRSËRI TOKËN... NDJEVA SE AJO ISHTE E PAFAJSHME!

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 8:57 pm





Pjesa e fundit e librit të kujtimeve nga ILIR DEMALIA



Dita e fundit e qendrimit ne ambasade me 12. 7. 1990 ishte me e perzishme se cdo gje. Kjo jo vetem ne oborret e ambasadave por ne te gjithe Tiranen. Tiranes do ti largoheshin ne kete nate 5000 djem dhe vajza. Eshte njelloj sikur New York ut ti largohen 300 mije te rinje brenda nje nate. Mbasdite rreth ores 5 u dha urdher qe te gjithe te strehuarit te mlidheshin ne pjesen e prpame te ambasades. midis godines 1 dhe 2. Do te fillonte ndarja ne grupe nga 50 vete ose 100 per te hypur ne autobuze. Kur mendova se po largoheshim ndjeva keqardhje qe po linim ate territor. Megjithese kishim jetuar ne kushte teper te renda, sanitare, njerzore dhe terrori, ai territor mbarste emocione te atyre diteve qe lidheshin me nje moment te jashtezakonshem si per vendin dhe per te strehuarit. Me 2-3 punonjes te ambasades filluan te kontrollojne neper godina se mos dikush ndoshta kish mbetur i humbetuar prej lodhjes ne ndonje dhome. Godinat ishin te mbushura me pellgje urine, WC te bllokuara, dyer te shtrira perdorur per krevat..... Ajo godine ne ate gjendje te krijonte trishtim se, deri ku shkonte absurdi i shtetit shqiptar, se si i kish trajtuar qytetaret e vet, ku qellimin kryesor gjate gjithe sundimit te tyre ishte dehumanizimi njeriut. Duke soditur kete pamje dolem ne godinen e verandes numer 2 bashke me nje punonjes te ambasades. Nga veranda me nje pamje me rakus nga lart pashe 3180 "halabaket" ne nje hapsire 10 me 30 metra. Te ngjeshur pas njeri tjetrit si sardele, te parruar, te palare, te uritur, me sy qe i ndrisnin per lirine por dhe nga lotet e dhimbjes ngjasonin me shume me nje kufome gjigande se me njerez te gjalle.

Lotet me rreshqiten neper faqe. Kurr se kisha ndjer veten me te fyer per gjendjen ku shihja bashkeqytetaret e mi. Pa ditur as vete se cdoja te thoja me dolen fjalet: Perse? Perse? Perse deri ketu?.... Punenjesi ambasades pa kuptuar se c'thashe por duke pare gjendjen time me hdhi krahun ne sup dhe tha;

Ihr habt für Frieden gekämpft deshalb wird es bestimmt alles gut !



Kur degjova listat e emrave qe lexonin per ti ndare neper autobuze me dukej sikur ndanin parcela te vdekurish. Refugjatet nuk flisnin, me koken varur te kerrusur, te heshtur a thua se ishin ata fajtore per kete gjendje.... ata degjonin emrin dhe shkonin ne vendin e caktuar apo ne parcelen e caktuar.

Ne oren 22 filloi hipja neper autobuze. Me afrohet nje djale i ri duke qare me nje ze te mekur mu drejtua;

- Dua te largohem dua te dal jashte!

I thashe:

Ju bete tere kete sakrifice dhe doni te largoheni ne momentin e fundit?

Ai perseriste, - Dua te dal! Me sy te cartallosur me ze mezi degjohej nga deneset i mekur perseriste: "Dua te dal!"

Njoftova sekretarin e ambasades rreth ketij te riu, erdhi dhe me qetsi ju drejtua personit qe donte te dilte nga ambasada:

Cfare ju shqetson? N.q.s deshiron te dalesh nuk ju pengon njeri me vullnet te lire ke hyre dhe mund te dalesh kur te duash!

Ai perseriti: :Dua te dal!" dhe qante. Sek ambasades hapi porten duke e lene te dal peerjashta. Sapo doli nga porta e hekurt e ambasades e rrethuan policet dhe agjentet e sigurimit duke e futur ne nje "GAZ" se cka ndodhur me pas me kete njeri nuk e di.

Reth ores 23 filloi hipja e rrefugjateve neper autobuze. Zhurma e motorreve te ndezur rendonte dhe me teper gjendjen shpirtrore. Ne te dy anet e rruges "Skenderbeg" vargut te gjate te autobuzeve nuk i dukej fundi. Ishin afer 3800 vete te ambasades gjermane, franceze, greke qe do te largoheshin ne drejtim te portit te Durresit nen mbikqyrjen e te derguarve te O.K.B.se dhe personeleve te ambasades te rrethuar nga gardhet e ushtrise dhe policise.... te cilet ishin te rreshtuar dhe ne rrugen e Kavajes dhe Durresit.

Te rralle ishin ata "Halabake " qe shprehnin gezim ne fytyre. Me kokat e varura hinin neper autobuze sikur po shkonin drejt ekzekutimit. Ne nje leter qe me ka derguar ambasadori Doum me vone me shkruante: "Isha shume i tmerruar se si do te shkonte udhetimi deri kur ju do te hipnit ne Tragetet ne Durres. Nuk mund ti besoja shtetit shqipetar. U lirova nga gjithe ai ankth vetem kur u mbyllen portat e Trageteve.

Hipa ne Taracen e Ambasades duke veshtruar lagjen perrreth heshtje varri....Ajo lagje kishte perjetuar nje nga perleshjet me te fuqishme midis diktatures dhe te rinjeve. Ndjeja keqardhje qe po largohesha. Tirana dukej e paralizuar rregjimi po organizonte forcen per te treguar qe do te rezistonin, me nje miting turpi qe do te mbanin te nesermen per ate mort. Megjithese kishim kaluar neper nje kalvar horror nuk me behej te largohesha..... ai territor ishte i lidhur me nje moment historik per ti dhene hapsire lirise dhe groposur rregjimin, gje qe fatkeqsisht nuk u mbeshtet as nga ajo qe quante veten intiligjence dhe as nga qytetaret ca nga frika e ca nga indoktrinimi. Kete e tregoj mitingu i TURPIT ku u grumbulluan 150 mije vete?!.... Sot thone jo me detyrim, jo me............ "Halabaket" nuk ishin akademike, as zyrtare, as artiste, as shkrimtare, thjeshte GAVROSHE qe, me deshiren per te jetuar te lire i thane rregjimit MJAFT! Ata ishin jehona pare e LIRISE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Autobuzet leviznin ngadale me drita te fikura. Leviznin teper avash, varg njeri-pas tjetrit pamje mortore te krijohej tek i shihje.

Erdhi radha per tu larguar te fundit. autobuzi i fundit ishim nje grup ku ishte dhe im vella dhe te tjere qe njihnim njeri-tjetrin. Sokol Celia, e vetmja aktore e njohur e fameshme me Pinokun Eva Pellumbi sebashku me te bijen Junen e vetmja grua nga fusha artit qe i dha shuplake rregjimit Mira, Irma ,Roni, Liu, Halit Gega, Musa, te burgosurit politik Gezim Peshkopia 10 vjet burg, Dull Sallaku 25 vjet burg, Avni Aliko 20 vjet burg, Parid Derani 27 vjet burg te gjithe te burgosur politik duke perfshire dhe Ylli Budinakun qe theu murin e ambasades me 2 korrik e.t.j

Duke u pershendetur me personelin e ambasades dhe falenderuar per gjithcka ata sakrifikuan hipa ne autobuz i fundit i cili mori rrugen e Kavajes. Te rinje mbas gardheve te policise e ushtrise qe kishin dale per te percjelle "Halabaket" rrinin te mpire disa ndiqnin me vrap a bicikleta. "halabaket do ta lenin Tiranen shurdh pa ..........Gjithcka kryhej ne heshtje nuk kishte thirrje, gezim, kishte vetem lot. Nga xhamat e autobuzeve zgjateshin duar hidhnin copa letrash me leke , sahate, te cilat kishin pak a shume te njejtin tekst:" O udhetar ti i cili do te gjesh kete leter coja nenes time."Me poshte kishte te shenuar numrin e telefonit ose adresen dhe ne fund, "Me Falni!"

Keto letra ngjanin me shume me epitafe te shkruara mbi varre per nje njeri qe ka vdekur. Ata te cilet duhet te kerkonin falje ne kete nate, shkaktaret e vertete te kesaj drame, do te mblidheshin te nesermen per te denuar "Halabaket" ne nje miting.

Ne kohen kur refugjatet kishin shkelur ne Brindisi te pritur me brohoritje nga populli italian Liberta! Liberta!, partia ne ate miting turpi do te dhunonte at nate MORTI. Do brohoriste per ate MORT! Ate dite ne tribune ishte vete kryeministri Adil Carcani qe dukej si buf e me i shkurter se c'ishte . Mitingun do ta hapte xhelati i thirrur nga Malsia si dore e forte Xhelil Gjoni. Lakejte qe nuk kishi munguar kurre mbushen tribunen. U rreshtuan perfaqsues te rinise , veterane , shkrimtare, artiste, intelektuale, puntore te dalluar, org e gruas e..... Qytetaret e Tiranes shtuan dhe me teper urrejtjen per komuniste qe me nje akt dhune po brohoritnin per forcimin e pushtetit , akoma pa u thare lotet e nje nata me pare. Naten e ikjes se "Halabakeve" e vajtoj dhe qielli. Me vone me kane treguar se ate nate qe jemi larguar ne ka rene nje shi i tmerrshem. Por komunistat skane ZOT!

Xhelil Gjoni ne kete miting do te deklaronte" " Armiqve tane u themi njezeri: Shqiperine dhe pushtetin popullor nuk e tundin jo me disa njerez te coroditur, qe braktisen kusarisht atdheun, por kushdo qofte. Ata sjane Shqiperia! Ata sjane Populli!"

Kur autobuzat hyne ne Durres qyteti ishte ne shtetrrethim. Policia ushtria kishte bllokuar te gjitha rruget. Porti i Durresit ish i rrethuar me tre gardhe ushtrie. Ishte ora 1:00 pas mesnate kur po futeshim ne Traget. Ne momentin qe po behesha gati per te hyre ne Traget, era e detit me zhurmen e dallgeve ma ftohen trupin. U ula, putha token, lotet mu rrokullisen neper faqe duke lagur dheun qe te bente me te dehur me avujt e tije. E putha perseri TOKEN. Ndjeva se ajo ishte e pafajsheme.

Sipas tradites se lashte kristiane, "toka ku prehen viktimat e pafajshme eshte e shenjte". Historikisht toka shqipetarei ish mbushur me viktima te pafajshme dhe kjo e bente me te rende kur mendoje se, me se shumti kishte krijuar viktima shqipetari- shqipetarit. Popull qe nuk kish shijuar kurre LIRINE. A thua ishte ky nje fat tragjik i shqipetarve, APO?!......

Lotet po me mbulonin fytyren ishin lotet e ndarjes, e ndarjes me familjen, me shoket, me kujtimet, me vendin. Per ata te cilet na detyruan te marrim boten ne sy duke na e bere atdheun ferr, me erdhi ndermend mallkimi i mbretereshes Margarite qe i leshoi Glosterit, ne aktin e e pare tek "Rikardi i trete". Ne paste veluar qielli menxyra

Me te keqiat nga c'ti deshiroj

I ruajte gjersa mekatet tuaja

Te piqen e pastaj te ti vertite

Ty, qe i ke tesine botes

Te brefte shpirtin krimbi i zi ndergjegjes!.....

Skllav i natyres dhe ti bir i ferrit

Ti turp i barkut te se zezes nane!

E putha token perseri, perseri , perseri..... U cova! Perballe meje rreth 20 m larg njerezit e sigurimit ushtare police, momentin e fundit ju drejtova: "Mirupafshim atdhe, kur te vime me Shqiperi te Lire!"



Marinaret fillojne te heqin litaret, anija shkeputet prej betonit te limanit ererat e lirise e shtyjne anijen ne brigjet perendimore te Adriatikut. 500 vjet me pare kishte shtyre arbereshet prej turqeve. Tani, rinine shqiptare prej komunizmit me kriminal ne lindje rregjimit te Tiranes.

Nata me vellin e zi ka mbuluar cdo gje rreth e rrotull. Refugjatet jane te ter ne bord duke veshtruar se si veniten dritat e qytetit te durrsit ne mbulesen e zeze te nates. Gulcima e motorreve te Tragetit vjen si nje hungerime hije te vdekurish

Tek -tuk heshtjen e prish ndonje ze, jo ze, gjysem zeri, peshperime : Po ikim!".

Toka shqipetare nuk dukej me. Ecja neper bordin e anijes degjoheshin ketu-atje denesa te qaresh, te kerrusur ne ndonje qoshe, mbledhur krruspull . Leri ashtu -thashe me vete,- me mire mos i shqetso.

Anija cante dallget duke lene mbrapa shkumen e bardhe, qe nuk di pse me kujtonte qefinin e te vdekurit.

Nuk di c'dreqin kisha?..... Cdo gje me krijonte imazh mortor. Zhurma e motorreve si nje perbindesh qe po jepte shprt ne fundin e detit, shkuma e bardhe mbas si qefini i te vdekurit. Ne kishim dicka me mortin. Mbrapa po lenim sa jete te riinjesh qe kishin mbetur te vrare ne kufi, gjakun e atyre qe u vrane me 2 korrik , gjakun e mijra shqipetarve qe u pushkatuan, vdiqen burgjeve, internimeve me po te njeten deshire se donin LIRINE. Ende sot kerkush nuk ka dhene llogari per te gjitha ato krime por, persekutoret e djeshem udheheqin sot demo(n)kracine. Morali ebraik thote se, drejtesia duhet vendoset edhe sikur te permbyset e gjithe bota. Vendosja e drejtsise nuk eshte hakmarrje. Vendosja e drejtsise krijon precedentin, per mos te lejuar te perseritet krimi, padrejtsia. Sot ne jetojme ne kete gjendje kenete demo(n)kratike, pikerisht se nuk kemi vendosur drejtesine. Pra ishte gjaku atyre qe u vrane gjate 45 vjeteve vetem se donin te jetonin te lire ne po shkonim drejte lirise po e preknim ate. Ata, do te jene ne altarin e LIRISE ku te gjithe duhet te perulemi me nderim dhe falenderim.

Hena ishte ne ditet e para te saje, ajo ngjante me nje sy gjigant qe kontrollonte cdo gje ne terrin e nates. Nuk di pse kur Hena ka nje forme te tille me krijon nnje gjendje depresive, kjo nga qe me kujton simbolin e perandorise osmane ku per 500 vjet e ktheu fatin e kombit tragjikisht ne lindje. Gjeografikisht dhe shpirterisht ishim te orientuar nga perendimi para pushtimit turk. Kjo nate kishte nje paralele me cvendosjen e arberesheve 500 vjet me pare nga Moreja. Shkaktaret e cvendosjes se shqipetareve vinte nga lindja nje trame kombetare qe vinte nga minaret e lindjes ku shqipetare ne menyren me te dobet u dorzuan duke nderruar fene per 2 dylym toke. Treguan qe s'kishin identitet kombetar. Pushtimi turk arriti deri ne poloni dhe ne Spanje, 400 vjet ndejti ne Greqi, por nuk ndodhi kerrkund ajo cka ndodhi ke ne ku 80% e shqipetarve u konvertuan ne ISLAM dhe Shqiperia e Skenderbeut qe kish luftuar per te mbrojtur frymen perendimore kristianizmin, Shqiperia e Bogdanit , Bardhit , Buzukut, oshetiu nje dite per turpin e saje ALLAU AKBER!!!!!!!!!!!! Dhe sot me demo(n)kracine na mbine minaret si bunkeret e Enver Hoxhes. Dhe trauma e asaj nate largimi te "halabakve" me 13 korrik vinte po nga lindja nga doktrina e ortodoksizmit sllavo - komunist me xhelatet e Tiranes.

Flladi i lehte i detit me freskoj duke me nxjerr nga ajo gjendje trishtimi, me kujtoj vargjet aq te bukura te kenges:

Moj e bukura Morene

Si te lashe e me ste pashe

Atje larg atje larg

Lashe moter edhe vella.....

Ne agimi e date 13 korrik 1900 "halabaket" kishin hyre ne ujrat nderkombetare te shoqeruar nga anjet dhe forcat ajrore italiane me flamurin e O.K.B se i binin sirenave papushim duke uruar mirseardhjen "halabakeve" si dergata pare e LIRISE. Nga anijet u leshuan pellumba te bardhe. Te gjithe ne bordin e anijes me sy qe i shendritshin prej gezimit duke u perqafuar me njeri tjetrin tunden Adriatikun me thirrjet LIBERTA! LIBERTA! LIBERTA! deri ne Brindisi

Mengjesi i dates 13 korrik 1990 per herete pare na pekdheli fytyrat e vrara qe dilnin nga galeria e ferrit komumist te Tiranes me flladin e LIRISE.

Me ne fun ishim te LIR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ILIR DEMALIA

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi