Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   

Calendar Calendar

Top posting users this month


PJETËR LOGORECI, SHQIPTARI MES 30 EMIGRANTËVE NË TEATRIN E VJENËS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PJETËR LOGORECI, SHQIPTARI MES 30 EMIGRANTËVE NË TEATRIN E VJENËS

Mesazh nga Dardania prej Thu Aug 11, 2011 8:43 pm



VJENË- Një shfaqje e pazakontë teatrore me histori dhe personazhe reale, ka pushtuar vëmendjen e austriakëve këto ditë të nxehta vere. Premiera e veçantë, që do të mbahet me 23 shtator, titullohet "Die Reise", dhe në shqip do të thotë "Udhëtimi". Kjo është historia e 30 burrave, grave e fëmijëve që kanë emigruar nga katër anët e botës dhe kanë zgjedhur Austrinë për të jetuar. Mes tyre është edhe historia e një burri shqiptar. Ai quhet Pjetër Logoreci dhe me arratinë, me botëkuptimin e tij, me karakterin dhe historinë personale ka tërhequr vëmendjen e ideatorëve të kësaj shfaqjeje të veçantë, të cilët e kanë përzgjedhur për të rrëfyer pjesëzën e historisë së tij shqiptare.

E pyesim Pjetër Logorecin për këtë shfaqje, e ndërsa na rrëfen se kanë nisur intensivisht provat, na tregon disa fotografi interesante të personazheve, ku mes tyre në foton kryesore që është përgatitur për reklamimet e produksionit, është edhe portreti i tij.
"Udhëtimi", nënkupton rrugën tonë të ikjes, arratinë…- thotë Pjetri. "Shfaqja është një paraqitje reale e emigrimit (janë historitë tona të vërteta) nga vendet që kanë kaluar probleme serioze, në kohë të ndryshme, si probleme politike, ekonomike, fetare, racore, luftëra civile, diskriminim gjinor, etj. Pra ka në mesin tonë edhe fëmijë 12-vjeç, që kanë ikur të vetëm nga Afganistani, Somalia, Çeçenia etj", shpjegon Pjetër Logoreci, ndërsa vijon se "30 personazhet, u zgjodhën nga një konkurrim ku morën pjesë rreth 400 vetë, përfshi këtu edhe aktorë të njohur austriakë". Mes 30 të përzgjedhurve ka edhe shumë aktorë, këngëtarë, balerinë, muzikantë e artistë të emigruar në Austri, e mes tyre jo më kot u përzgjodh historia dhe ai vetë si personazh, i larguar nga atdheu i tij, Shqipëria, në kaosin e 1997-tës.

Ky projekt i EU-së ka bërë shumë bujë në të gjithë Austrinë,- thotë Pjetri, e kjo sipas tij, për shkak se problemet kundër të huajve janë shume agresive, e po ashtu ndikim ka edhe ligji i azilit, i cili ka më shumë se një muaj që ka ndryshuar, duke shtrënguar gjithnjë e më tepër masat për emigrantët. "Në Vjenë si në të gjithë Austrinë, megjithëse sistemi social është perfekt, vijnë në rrugë të ndryshme, emigrantë të shumtë që kërkojnë azil. Më të shumtët i sjellin bandat dhe mafia që i merr çdo emigranti nga 2000 - 3000 euro. Sigurisht, ky fenomen, shihet me sy jo të mirë nga partitë konservatore, të cilat kërkojnë (shumë herë me sukses) që t'i kthejnë në vendet e origjinës këto njerëz, pavarësisht nga problemet që ata kanë", shpjegon Pjetri, ndërsa shton se si reagim ndaj këtij fenomeni, shfaqja që po përgatitet, është një thirrje që emigrantët, i bëjnë shoqërisë austriake, për t'i pranuar dhe integruar mes tyre, persona, familje, të cilët për shkaqe madhore kanë braktisur atdheun e tyre.

Pjetri tregon se në këtë shfaqje do të marrë pjesë edhe Ute Bock, një grua në moshë, e cila i ka kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ajo ka një pension ët sajin ku strehon dhe ushqen emigrantët pa mbrojtje. Shoqata e saj sponsorizohet nga donacionet e ndryshme që bëjnë austriakët. Regjisorja e kësaj shfaqje të veçantë është Jacqueline Kornmüller, një artiste berlineze, mjaft e njohur për teatrin e saj modern dhe unik, në të gjithë vendet gjermanishtfolëse. Provat që kanë nisur fillimisht në sallën e provave të Teatrit Popullor Vjenës, tashmë kanë nisur
në skenën e famshme të këtij Teatri. Për Pjetër Logorecin ky është një emocion i dyfishtë, pasi historinë e tij personale e që përfaqëson njëkohësisht edhe vendin e tij Shqipërinë do ta interpretojnë në të njëjtën skenë ku ka aktruar edhe i madhi Aleksandër Moisiu. Krahas shfaqjes një tjetër eveniment do të jetë organizimi i një ekspozite me fotot e provave e të shfaqjes në parlamentin austriak, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë muajit shtator.


ADMIRINA PECI

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi