Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Perse është i shëndetshëm të hahet peshku?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Perse është i shëndetshëm të hahet peshku?

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 08, 2011 5:45 pm

Vera dhe shkuarja në det janë raste ideale që në menynë familjare më shpesh të gjendet peshku. Pse? Sepse peshku përmban shumë proteina kualitative, lehtë tretet dhe përmban yndyrat esenciale të shëndetshme.

Organizmit të fëmijëve për shëndet dhe rritje të drejtë u nevojiten shumë proteina. Proteinat mund të jenë me origjinë kafshësh dhe bimësh.

Proteinat me origjinë kafshësh gjenden në mish, peshk, qumësht dhe vezë, derisa proteinat me origjinë bimësh gjenden në sojë, kërpudha, arra dhe fasule. Mes këtyre ushqimeve ekzistojnë ndryshime në vlerat ushqyese dhe në atë se sa proteina organizmi fiton nga to.

Edhe pse do të mund të mendonit se mishi është burimi më i mirë i proteinave, nuk është pikërisht ashtu. Mishi vërtet që ka shumë proteina, mirëpo shpesh në të gjenden yndyra dhe substanca të cilat treten me vështirësi dhe të cilat pengojnë tretjen te fëmijët. Disa lloje të mishit janë më të lehta siç është mishi i lepurit apo ai i shpezëve, mirëpo asnjë lloj i mishit nuk mund të matet me mishin e peshkut, i cili, sa u përket vlerave ushqyese dhe tretjes, gjendet në majë të listës.

Cilat janë përparësitë e mishit të peshkut?

• Proteinat e peshkut treten lehtë, kështu që edhe përdoren më mirë në organizëm. Nëse i krahasojmë proteinat e peshkut me ato të qumështit ose me ato të mishit të lopës, përqindja e dobishmërisë shkon shumë më tepër në dobi të peshkut.

• Peshku është mish i pasur me më shumë vitamina sesa mishi i kuq, sidomos me vitaminën A, D, E dhe B.

• Peshku i detit në veçanti është i pasur me jod, përgjegjës për funksionim të drejtë të gjëndrës tiroide. Përveç kësaj, përmban kalium, natrium, kalcium, magnez, fosfor, jod, bakër dhe mikroelemente të tjera të cilat bashkëveprojnë në ndërtimin edhe mbrojtjen e indeve tona. Këto mikroelemente ndikojnë dobishëm në organizmin e fëmijëve dhe stimulojnë zhvillim të drejtë të sistemit muskulor-skeletor, të sistemit nervor qendror dhe të metabolizmit.

• Peshku ka një proporcion më të lartë të acideve yndyrore esenciale, sesa mishrat e tjerë. Përmban Omega-3 acide yndyrore, të cilat dobishëm ndikojnë në uljen e kolesterolit dhe kanë efekt pozitiv në enët e gjakut dhe në zemër, duke e mbrojtur atë nga sëmundjet. Te popujt të cilët konsumojnë shumë peshk (për shembull eskimezët dhe japonezët), sëmundjet e sistemit të enëve të gjakut janë jashtëzakonisht të rralla, edhe pse sasia e yndyrës të cilën e marrin në organizëm me anë të peshkut, është relativisht e lartë. Kjo ndodh për shkak se peshku përmban të ashtuquajturat yndyra të mira të cilat mbrojnë enët e gjakut nga mbledhja e yndyrave të këqija. Koncentrimi i acideve yndyrore Omega-3, është më i madh në peshkun e yndyrshëm, sidomos në atë të kaltër, për shembull në sardele.

• Peshku po ashtu ndikon pozitivisht në sistemin nervor dhe në punën e metabolizmit. Një e dhënë e rëndësishme për prindërit e fëmijëve hiperaktivë dhe agresivë është se shkencëtarët kanë kuptuar se peshku mposht sjelljen agresive. Në veçanti përmban thartirën (DHA), e cila në situatat stresuese zbut shpërthimet e agresivitetit.

• Peshku përmban flor dhe fosfor. Flori është esencial për ndërtimin e smaltit të dhëmbit, derisa fosfori është materiali thelbësor për eshtra.

• Peshku është i pasur me hekur. Gjatë rritjes fëmijët shpesh vuajnë nga anemitë, sepse me ushqim nuk marrin sasi të mjaftueshme hekuri.

• Dikur fëmijëve me rakitis u jepej vaj peshku, i cili është i pasur me vitaminë D, me acide yndyrore Omega-3 dhe me shumë substanca të tjera shëruese. Sot fëmijët nuk kanë nevojë të durojnë erën e tij të pakëndshme, sepse ai mund të gjendet në kapsula të cilat shpërbëhen në zorrë. Natyrisht, gjithmonë është më mirë të hahet peshku i freskët dhe ashtu t’i sigurohen ushqimit substancat e nevojshme ushqyese, kurse kapsulat mund t’u jepen fëmijëve në raste kur për to paraqiten indikacione dhe nëse i rekomandon mjeku.

Si ta njihni peshkun e freskët?

Peshku i freskët ka sy të ndritshëm, gushë të kuqe, luspat nuk i bien, është elastik në prekje dhe nuk ka erë të pakëndshme, por mban erë deti. Kur ta prekni, vendi në të cilin e keni prekur duhet të kthehet në pozitën origjinale.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi