Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Bulqizë, specialistët japin alarmin: Minatorët në rrezik, të ndërhyhet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bulqizë, specialistët japin alarmin: Minatorët në rrezik, të ndërhyhet

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 08, 2011 10:47 am

BULQIZE-Miniera e Bulqizës rrezikon seriozisht jetën e 13 minatorëve, të cilët që prej më shumë se dy javësh janë ngujuar në grevë urie, 1400 metra nën tokë.

Minatorët kanë hyrë sot në ditën e 15- të të grevës së urisë dhe gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet për shkak të kushteve në të cilat zhvillojnë grevën.

Gazetari i NEWS24 raporton se megjithë këmbënguljen e mjekëve për të ndërprerë grevën, minatorët nuk kanë pranuar dhe janë trajtuar gjatë gjithë natës me serum.

PERKEQESOHET SHENDETI I MINATOREVE
NEWS24 raporton për gjëndje të rënduar shëndetësore të njërit prej 13 minatorëve grevistë. Xhelal Ruci 45 vjec po trajtohet me serum, dhe nuk pranon të dalë nga greva.
“Gjëndja shëndetësore është shumë e rënduar, pasi minatorët kanë probleme me mushkëritë e frymëmarrjen. Prej 24 orësh minatorët po trajtohen me serum pasi nuk pranojnë të dalin nga miniera e të shtrohen në spitalin e Bulqizës për mjekim më të specializuar.”- raportoi sot në mëngjes korrespondeti i NEWS24, Enver Doci.
Ndërsa mbrëmë u raportua për 3 minatorë në gjendje shëndetësore të rënduar, që kishin marrë serum brenda galerisë pasi nuk kishin pranuar të largohen nga miniera.

SPECIALISTET: TE NDERHYHET URGJENTISHT
Specialistët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente për të shmangur shembje të tjera pas mbrëmjes së djeshme kur u konstatuan shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore. Specialistët thonë se situata brenda në minierë është alarmante dhe grevistët rrezikojnë të vdesin brenda në galeri.
Alarmi për shembjen brenda galerive në minierë u dha mbrëmë rreth orës 21:20, ndërsa 4 specialistë kanë hyrë në thellësitë e nëntokës për të bërë verifikimet e duhura.
“Që prej orëve të mbrëmshme, specialistët ende nuk kanë dalë nga miniera, dhe nuk dihet se cfarë po ndodh nëntokë,dhe si është situata”- vazhdon raportimin korrespondenti i NEWS24.
Mbrëmë u raportua se ishin çarë tubat e ajrimit në nivelin e 14-të, ku ndodhen grevistët, ishin konstatuar shembje të armaturës së minierës si dhe bllokim të kanaleve anësore ku depërton uji, duke rrezikuar përhapjen e tij nëpër minierë dhe rrezikshmëri për jetën e minatorëve.

ACR: GATI TE NEGOCIOJME PA KONFEDERATEN
Një përfaqësi e kompanisë koncensionare ACR deklaroi sot paradite se është e gatshme të negociojë për të zgjidhur kërkesat e minatorëve grevistë. Prezantuesit e kompanisë thonë se janë të gatshëm të zhvillojnë negociata me një përfaqësi të zgjedhur nga minatorët, ku të mos jenë të pranishëm përfaqësuesit e konfederatës. Por kjo kundërshtohet nga minatorët, të cilët kërkojnë me këmbëngulje që në këtë takim të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të konfederatës.


Ministria e Energjetikës dhe LSI ka bërë apel për dialog për zgjidhjen e situatës. Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR. Firma ka pranuar të rrisë 20% pagat dhe të nisë investimet në minierë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi