Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Gjindet Kumrija

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjindet Kumrija

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 08, 2011 8:23 am

Fotografi gjerman Daniel Biskup e gjeti Kumrijen, ish-refugjaten kosovare të cilën e kishte fotografuar në vitin 1999 në kampin e Stankovecit. Që të dy ishin të lumtur për takimin e pas 12 viteve. Shkuan dhe bënë sërish foto në fshatin kufitar. Kësaj radhe, Kumrija ka më shumë buzëqeshje në fytyrë dhe një shami në kokë.

Kumria mbeti e habitur kur para disa ditësh e pa fotografinë e saj në mediat e Kosovës. E, më shumë u step kur dëgjoi se fotoreporteri, i cili i kishte bërë asaj një fotografi gjatë kohës së luftës, erdhi për ta kërkuar pas 12 vitesh.

Daniel Biskup, fotograf i së përditshmes gjermane “Bild”, mori rrugën nga Gjermania për në Kosovë, vetëm e vetëm për ta takuar vajzën, e cila i solli atij fat. Ai erdhi në Kosovë për ta kërkuar Kumrinë, së cilës ai i kishte bërë një fotografi gjatë kohës kur ajo ishte refugjate në kampin e Stankovecit në Maqedoni.

I gjithë kërkimi i këtij fotografi gjerman nisi nga publikimi i lajmit dhe i fotografisë së Kumrisë, nëpër mediat e Kosovës. Dhe kjo pati sukses. Nuk kaloi shumë kohë dhe Danieli mori një e-mail nga Kumria, e cila vendosi që t’i përgjigjet kërkesës së tij. Danieli e gjeti Kumrinë e njëjtë që e kishte fotografuar 12 vjet më parë. Ajo kishte të njëjtin grim si në fotografi. I vetmi ndryshim ishte se tash Kumria kishte shami në kokë.

Ky detaj e befasoi pak Danielin.

“U habita kur e pashë Kumrinë të mbuluar. Por prapëseprapë vazhdon të jetë e bukur dhe e re, sikurse në foton e vitit 1999”, tregon Daniel Biskup, për Express.
Por më e befasuar se Danieli, prapëseprapë mbetet Kumria. Ajo nuk ka besuar kurrë që edhe pas shumë vitesh do të kujtohet dikush për të. Prandaj, menjëherë pasi ka parë veten në media, ajo vendosi që t’i lajmërohet Danielit.

“Vendosa t’i lajmërohem Danielit me anë të e-mailit, pasi kjo eksperiencën që më ngjau mua pas 12 vitesh nuk do të harrohet kurrë”, rrëfen Kumria, për Express.
Ndonëse tash Kumria është 30-vjeçare, ajo nuk ka harruar asgjë nga dita kur Danieli e fotografoi në kampin e Stankovecit.

E në momentin kur Daniel Biskup përzgjodhi pikërisht Kumrinë për të qenë personazhi kryesor i fotografisë, e cila për një kohë të shkurtër u bë shumë e famshme në Gjermani, kjo vajzë ishte tmerrësisht e mërzitur pas një dezinformate që kishte marrë për babin.

Por ajo çfarë bëri që fotografia e Kumrisë të komentohet aq shumë, ishte grimi i saj.
“E mbaj mend si sot momentin kur motra ime që jetonte në Gjermani, na solli në kamp rroba dhe grim. Nuk kisha çfarë të bëja me shoqet, prandaj edhe vendosëm të bënim grim”, tregon Kumria.

E përveç kësaj, Kumria mban mend edhe momentet kur ajo iu afrua rrethojave të kampit, aty edhe ku është bërë fotografia, për të cilën Danieli ndodhet në Kosovë.
“Në momentin kur Danieli më ka fotografuar, unë kam qenë shumë e pikëlluar për babin. Prandaj, edhe kam vrapuar drejt rrethojave, për t’i pritur autobusët që vinin nga Kosova”, thotë Kumria, derisa vazhdimisht shfaqte emocionet e saj, për gjithë këtë befasi, të cilën thotë se kurrë nuk e ka pritur.

I emocionuar për takimin me vajzën e fotografisë së tij, është edhe Daniel Biskup.
Përveç faktit që fotografia e tij qëndron në Muzeun Historik të Gjermanisë në Berlin, Danieli thotë se është i lumtur edhe për diçka tjetër. Sipas këtij fotografi, fotografia e famshme e Kumrisë është bërë në kohën kur ai ka filluar punën si fotograf personal i kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Kjo vajzë definitivisht më ka sjellë shumë fat. Dhe fotografia që i kam bërë Kumrisë atë kohë ishte e para e këtij lloji”, rrëfen Danieli.

“Prandaj, mund të them që kjo foto ku shihet fytyra e mërzitur e Kumrisë, është njëra ndër fotografitë më të mira që kam bërë”, sqaron Danieli, derisa rrëfente hollësisht arsyen se pse pikërisht fotografia e Kumrisë ka zgjuar interesim tek Angela Merkel.
“Fotografia jep mesazh të qartë. Njeriu edhe kur është i mërzitur shumë nuk duhet të dorëzohet. Këtë e ka bërë edhe Kumria. Në kushte të vështira është kujdesur për veten. Kjo e ka mahnitur kancelaren”, tregon Danieli.

Por nuk është kjo fotografia e vetme e Kumrisë, e cila ka qarkulluar deri më tash nëpër media gjermane. Danieli bashkë me Kumrinë, pas 12 vitesh janë rikthyer në kampin e Stankovecit, në të njëjtin vend ku është bërë fotografia e vitit 1999. Aty ky fotograf i ka bërë Kumrisë disa fotografi të reja, të cilat ai ka vendosur që t’i prezantojë në formën e njëjtë siç i kishte prezantuar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Por kësaj radhe, përveç ndryshimit me shami, Kumria do të paraqitet ndryshe nga viti 1999.

“Tash Danieli më ka fotografuar në një tjetër periudhë. Prandaj, unë do të paraqiten në fotografi e buzëqeshur”, tregon Kumria.

Tash, Kumrisë nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm ta vizitojë muzeun ku qëndron fotografia e saj dhe të takohet me kancelaren Merkel. Dhe kjo vizitë, sipas Kumrisë, do të ndodhë shumë shpejt. /Lirita Halili, express



_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi