Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2018
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      

Calendar Calendar

Top posting users this month


Komunat veriore të Kosovës, drejt statusit Special

Shko poshtë

Komunat veriore të Kosovës, drejt statusit Special

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 08, 2011 8:20 am

Tendencat e Serbisë për t’i futur brenda kufijve të saj tri komunat veriore të Kosovës mund të përfundojnë me nxjerrjen e një autonomie substanciale për serbët që jetojnë në Zubin Potok, Leposaviq dhe në Zveçan, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Një paralajmërim të tillë e kanë bërë të shtunën burime të gazetës brenda institucioneve të larta shtetërore, duke mos e përjashtuar mundësinë që “autonomia substanciale e veriut” të dalë edhe publikisht si propozim i një pjese të faktorit ndërkombëtar gjatë ditëve në vijim. “Miqtë ndërkombëtarë kanë filluar ta shohin si mision të pamundur integrimin e veriut pas 12 vjetësh shkëputjeje nga pjesa tjetër e shtetit. Dhe, me qëllim të shmangies së konflikteve të armatosura, si rrugëzgjidhje më të pranueshme ata po e shohin dhënien e një statusi special për atë pjesë”, ka thënë burimi i gazetës.

Ai ka sqaruar se “ndërkombëtarët” e arsyetojnë këtë formulë, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë Kosova do të arrijë t’i ruajë kufijtë e saj aktualë.

“Ideja e ndërkombëtarëve është që komunat në veri të njihen si njësi të veçanta dhe t’u jepen kompetenca në vetëqeverisje dhe financim”, ka shpjeguar zyrtari i lartë institucional. Mirëpo, sipas tij, autoritetet vendëse deri tash nuk kanë dhënë shenja se do ta pranojnë një zgjidhje të tillë. “Pakoja e Ahtisaarit mbetet si oferta më e madhe që i është bërë komunitetit serb që jeton në Kosovë”, ka thënë burimi i gazetës.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 31

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi