Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kosova mbetet pa Coca Cola

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kosova mbetet pa Coca Cola

Mesazh nga Dardania prej Sun Aug 07, 2011 8:51 pm

Në marketet dhe restorantet e Prishtinës tashmë ka filluar të ndihet mungesa e Coca Cola-s. Për shkak të masave për reciprocitet, kompanitë që kanë furnizuar tregun kosovar me këtë produkt përmes Serbisë, tash nuk mund të hyjnë në Kosovë, shkruan Express.

Probleme në tregun kosovar, tash pas reciprocitetit, kanë filluar të shfaqen vetëm me brendet e njohura botërore si Coca cola. Produkte këto të cilat kanë kryesisht filialet në Serbi apo edhe më larg, por që eksportohen përmes Serbisë.

Mungesa e këtij artikulli veç ka filluar të ndihet në marketet e Prishtinës, si dhe në restorante. Distributori ekskluziv i Coca-Cola`s, Hellenic Bottling Company, me seli në Athinë ka furnizuar tërë regjionin, por që në Kosovë e ka eksportuar përmes Serbisë.

Kompania e vetme vendore që aktualisht bën mbushjen e produkteve të Coca Cola-s është Fluidi nga Gjilani.

Pronari i kësaj kompanie, Fejzullah Mustafa shpjegoi se kompanitë që kanë furnizuar tregun kosovar me këto prodhime përmes Beogradit, për shkak të masave për reciprocitetit, tash nuk mund të hyjnë në Kosovë. “Për këtë arsye ka mungesë të madhe të furnizimit me këtë artikull”, tha ai.

Furnizuesi ekskluziv është ‘Coca Cola Kosova’, e cila këtë artikull për konsumatorët vendës e ka sjellë kryesisht përmes Serbisë. Drejtuesit e përfaqësisë së këtij produkti në Kosovë s`kanë treguar shkaqet e mungesës. Deri më tani, disa nga marketet dhe restorantet janë furnizuar me Coca Cola në kanaqe.

Zëdhënësi i doganave të Kosovës, Adriatik Kelmendi, tha se jozyrtarisht është folur se ky produkt për tregun e Kosovës do të vijë nga Shqipëria, ‘por deri tani asgjë konkrete nuk ka”, ka thënë ai. Coca-Cola Hellenic Bottling Company S.A. është prodhues dhe furnizues i shumë vendeve të Evropës me produkte të Coca Colës, përfshirë vendet e regjionit Serbinë , Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën, Bullgarinë etj. Kosova është furnizuar me këto produkte përmes Serbisë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi