Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kapitalizmi në krizë, një paralajmërim nga Historia

Mesazh nga Dardania prej Sat Aug 06, 2011 11:47 pm





Nga Dominic Sandbrook

Ekzaktësisht 80 vite më përpara, kapitalizmi ndërkombëtar ishte në pragun e shkrirjes totale.

Kolapsi i sistemit bankar në verën e vitit 1931 tronditi mbarë Europën, gjunjëzoi qeveritë dhe nxori mijëra njerëz në rrugë.

Në SHBA presidenti dhe kritikët e tij në kongres u përplasën ashpër në lidhje me rritjen e taksave dhe shpenzimet qeveritare.

Bankat refuzonin të jepnin kredi, miliona njerëz ishin pa punë, kapitalizmi dukej se ishte diskretituar plotësisht.

Në vende të tjera, shumë njerëz u kthyen nga ekstremi i djathtë.

Në Britani, një gjeneratë e intelektualëve i ktheu shpinën kapitalizmit, duke u mbështetur tek utopia e komunizmit sovjetik, duke mbyllur sytë përpara krimeve të Stalinit.

Disa dekada më pas duket se gjithçka është harruar dhe i përket historisë.

Por vera e vitit 2011, me eurozonën në kaos, SHBA-në të zhytur në borxhe, lëvizshmërinë sociale në vendnumëro dhe me miliona familje të thjeshta në vështirësi të mëdha, situata duket si e parë më përpara.

Dy ditët e fundit tregjet kanë qenë në rënie të lirë në mbarë botën kapitaliste. Investitorët po humbasin besimin tek Spanja e Italia, dy nga ekonomitë më të mëdha në Europë. Në këtë mënyrë nuk mund të përjashtohet një recesion i dytë botëror, kësaj here më shkatërrues.

Edhe pse aksionet nuk kanë prekur nivelin e krizës së Uoll Stritit të vitit 1929, situata e kësaj jave tregoi se sa i brishtë është sistemi kapitalist.

Nëse ndodh më e keqja, nëse Spanja e Italia bien dhe euro futet në ujëra të turbullta, ekonomia botërore do jetë në hall të madh.

Njëzet vite më përpara, perëndimi kapitalist po vetëkënaqej me fitoren në Luftën e Ftohtë. Marksizmi vdiq dhe kapitalizmi triumfoi. Sistemi i tregut të lirë nuk mund të gabonte, ai kishte nxjerrë miliona në Perëndim nga varfëria dhe i kishte përmbytur ata me mallra dhe të mira.

Sot panorama është e ndryshme. Edhe pse e majta nuk e ka marrë kurrë veten pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kapitalizmi nuk ka qenë kurrë në një gjendje më të dëshpëruar.

Me një grup bankierësh që fitojnë bonuse gjigante dhe me Europën e mbuluar nga një valë masash mbrojtëse, edhe e djathta ka nisur të mendojë se mos ndoshta sistemi është në favor vetëm të elitave të pasura metropolitane. Është momenti që politikanët tanë të bëjnë që këta njerëz të paguajnë taksën e tyre ndaj njerëzve të thjeshtë.

Megjithatë, pavarësisht dobësive, kapitalizmi mbetet e vetmja rrugë për të promovuar mundësitë reale dhe afatgjata. Sisteme të tjera janë provuar e kanë dështuar. Vetëm kapitalizmi e ka provuar veten si i vërtetë përballë instikteve njerëzore. Prandaj është koha që politikanët të mësojnë nga historia.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi