Kush është në linjë
1 Përdorues në Linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 1 vizitor :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Avni Rrustemi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Avni Rrustemi

Mesazh nga Dardania prej Sat Aug 06, 2011 12:13 am

Avni Rustemi (22 shtator 1895, Libohovë, Gjirokastër - 22 prill 1924)

- pedagog, mësues, aktivist, deputet, atentator,



shqiptar. Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale. Akti i Avni Rustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë. Plumbat e Avni Rustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi". Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi,- thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.





Anëtarë dhe ideologë në:


  • Çeta e Çerçiz Topullit
  • Shoqata "Djalëria e Vlorës"
  • Trupit organizatorë të demonstratës anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918
  • Trupit krijues të organizatës "Lidhja e Rinisë Shqiptare"
  • Trupit organizues dhe ekzekutues atentati mbi Esat Pashë Toptanin
  • Trupit formues të federatës "Shoqëria Atdheu"
  • Trupit formues të shoqërisë "Shoqëria Bashkimi" .

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi