Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

May 2017
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031    

Calendar Calendar

Top posting users this month


POEZI NGA FAN NOLI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 11:46 am

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flakë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmb Romani, as Venecjani,
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli
Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj përdhè u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prie Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndër' e qjell i ri.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Dardania prej Fri Aug 05, 2011 11:50 am


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 11:54 am

.....e bukur jashtëzakonisht.......
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:28 am


ANES LUMENJVE

Arratisur,sygjyrnosur,
rraskapitur dhe katosur.
Po vajtoni pa funt,pa shprese,
anes Elbe-s anes Spree-se.
Ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anes detit i palare,
anes drites i papare,
prane sofres i pangrene,
prane dijes i pa nxene,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

Se c'e shempne derbederet,
mercenaret dhe bejleret,
se c'e shtypne jabanxhite,
se c'e shtrythne fajdexhinjte,
se c'e pren' e se c'e vrane,
c'e shkretuan anembane,
nene thundren e perdhunes,
anes Vjoses,anes Bunes.

Cirem,digjem vrerosur,
sakatosur,carmatosur,
as i gjall',as i varrosur,
pres nje shenj' e pres nje drite,
pres me vjet' e pres me dite,
se c'u tera,se c'u mpaka,
se c'u corra,se c'u mplaka,
lark prej vatresdhe prej punes,
anes Rinit,anes Tunes,
cakerdisur,baterdisur,
perpelitur dhe zalisur,
enderonj pa funt,pa shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se.

Dhe nje ze vengon nga lumi,
me bucet,me zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pelcet,kercet furtuna,
fryhet Vjosa,derdhet Buna,
skuqet Semani dhe Drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta,
dhe kudo gjemon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar' e punetor,
qe nga Shkodra gjer ne Vlore!

Ky ilac e ky kushtrim,
me ben djal' e me ben trim,
me jep forc' e me jep shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se,
se pas dimrit vjen nje vere,
qe do kthehemi nje here,
prane vatres prane punes,
anes Vjoses,anes Bunes.

Arratisur,syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shprese,
anes Elbe-s,anes Spree-se.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:29 am

Syrgjyn Vdekur

Nëno moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vran' e na e shanë,
Na i thanë trathëtor.

Se të deshte dhe s'të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nëno moj, të ra dëshmor.

Nëno moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysnë djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.

Nëno moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjalt' e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall' e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:30 am

Shpell' e Dragobisë

Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur' i lirisë.

Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab' e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.

Vendi dridhej, ay mbeti
Se s'tronditej nga tërrmeti.
Div drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.

0 Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell' e Dragobisë,
Yll i rrall' i burrërisë.

Thon' u shtri e thon' u vrà,
Po ti s'vdiqe, or Baba,
As te shkëmb' i Dragobisë,
As te zëmr' e Djalërisë.
As je vrar' e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.

Me Zjarr Shenjt u ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u ngrit Kështjellë
Për çlirimn' e Shqipërisë
Katakomb' e Dragobisë.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA FAN NOLI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi