Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


POEZI NGA NDRE MJEDA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

POEZI NGA NDRE MJEDA

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 11:28 am


Gjuha Shqype



Permbi za qe lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon;
permbi er' qe jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Nder komb' tjera, nder dhena tjera,
ku e shkoj jeten tash sa mot,
vec per ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhe qe jam tue ndie,
jan' te bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
per mue t'tanave iu del.

Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qe shperndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qofte mallkue kush qet ngatrrime
nder kta vllazen shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' perpoq.

Por me gjuhe kaq t'mocme e mjera
si nj'bij' kjo qe pa prind mbet:
per t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush per moter t'vet.

E njat tok' qe je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qe mbet mblue
sot nen dhe, edhe shqip flet.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: POEZI NGA NDRE MJEDA

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Mon Aug 08, 2011 11:39 am


Vaji i Bylbylit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfen,
Pse po gjimon?

Pushoi murlani
Me duhi t’vet;
Bylbyl i vorfen,
e‡ou mos rri shkret.

Gjith; fushet e malet
Blerim e mbeloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.

Nder pyje e ograja,
N’ma t’mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gezon gjith’kend.

E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh neper gjeth.

A ecil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Kerkush ma hovin
Atje s’ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s’ta qet.

Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t’rreshket
Shkon fluturim.

Neper lamije
Ke me gjet mel,
Per gjith’prendveren
Njajo buk t’del.

E kur t’zite e di
nder prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vete di.

Tash pa frige ecerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si’i nieri
Qi nuk ka fis

E kur t’vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kendue
Si ke zakon.

Rreth e rreth gjindja
Me t’ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.

A ecile kafazi,
Bylbyl, flutro;
Nder pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.

Nder tranfofille,
Nder zamake nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfen ,
Pse po gjimon?

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi