Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   

Calendar Calendar

Top posting users this month


BAJRAM CURRI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

BAJRAM CURRI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 11:15 am

Bajram Curri
Atdhetar e udhëheqës i lëvizjes për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të vendit, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë. U brumos me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i levizjes antiserbe në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferrizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit “Bashkimi“ të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës. Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një ndër komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit e në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin e Idriz Seferin në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup duke çliruar nga zgjedha osmane gjithë vilajetin e Kosovës. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve separatiste të Esat pashë Toptanit në Durrës. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës“ dhe u bë nja nga udhëheqësit kryesorë të tij. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t‘i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e levizjes esadiste. Iu kundërvu Ahmet Zogut dhe forcimit të pozitave të tij në shtetin shqiptar, dhe u rradhit me forcat e krahut demokratik. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë e Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut. Krijoi një zonë të lirë në malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me çetën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar. Ishte një ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike që thyen repartet zogiste dhe i hapen rrugën Revolucionit të Qershorit më 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbët. E vazhdoi luftën kundër Ahmet Zogut edhe pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit. U vra nga forcat zogiste në Dragobi më 29 mars 1925.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi