Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


PJETËR BUDI

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

PJETËR BUDI

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Fri Aug 05, 2011 9:31 am

Pjetër Budi
(1566-1622)

Pjetër Budi u lind në vitin 1566 në fshatin Guri Bardhë në rrethin e Matit.
Mësimet e para dhe formimin e tij intelektual i mori në vendlidje pranë disa Ipeshkëve të ndryshëm që ndodheshin gjatë asaj kohe në ved.
Deri në moshën 21-vjeçare mendohet se ka qëndruar në fshatin e lindjes.
Më pas bëhet prift dhe në vitin 1587 emërohet famullitar në Kosovë.
Më vonë shërben për rreth 17 vjet si zëvendës i përgjithshëm për dioqezat katolike të Sërbisë.
Në një letër të shkruar në shqip ai ankohet për varfërinë dhe mosdijeninë e popullit dhe shpreh keqardhjen e tij që këtu nuk ekzistojnë shkolla shqipe.
Më pas vendoset në Romë, ku nuk qëndron kohë të gjatë.
Kthehet përsëri në Shqipëri ku emërohet peshkop i Sapës dhe i Sardës.
Ai këmbëngulte që ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe.
Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Pjetër Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare.
Këta, duke shpifur e duke përçmuar vlerat kombëtare të popullit tonë, cënonin sedrën e shqiptarëve, mundoheshin t'i përçanin ata dhe të dëmtonin përpjekjet e tyre për çlirim.
Në këto rrethana, Budit iu desh të luftonte në disa fronte: edhe kundër pushtimit të huaj, edhe kundër Vatikanit e të dërguarve të tij në Shqipëri.
Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj.
Në Dhjetor të vitit 1622 mbytet pabesishtë duke kaluar lumin Drin.
Mendohet se vdekja e tij nuk ishte aksidentale por e planifikuar nga persona të pabesë të qarqeve të shumta anti-shqiptare që shikonin tek budi një atdhetar të flakët dhe një nga organizatorët e luftës së popullit për çlirim kombëtar nga zgjedha e huaj.
Këtë e vërteton më së miri aktakuza me të cilën hidhet në gjyq personi që thuhet se e shkaktoi këtë vdekje dhe aktet e gjyqit përkatës.
Në këtë mënyrë Budi është një nga martirët e parë të kulturës shqiptare.

Gjatë jetës së tij Pjetër Budi u angazhua për dëbimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe në të njëjten kohë punojë dhe botojë një sërë veprash fetare në gjuhën shqipe.
Përktheu dhe botoi disa vepra fetare.
Autor i parë i njohur deri më tani i prozës në gjuhen shqipe. Veprat e Budit janë kryesisht përkthime ose përshtatje të lira tekstesh fetare, por qëllimi i botimit të tyre është, në radhë të parë, qëllim komëtar.
Ato do t'u shërbenin klerikëve në Shqipëri për ngritjen e tyre profesionale në shërbesat fetare, por më tepër do t'i shërbenin ruajtjes së gjuhës shqipe, që shprehte në atë kohë shtyllën kryesore të kombësisë, do t'u shërbenin përpjekjeve për çlirimin e vendit, zhvillimit e përparimit të arsimit dhe kulturës së popullit shqiptar, që ky të mos mbetej më prapa se popujt e tjerë.
Për qëllimin dhe rëndësinë e tyre autori është i vetëdijshëm kur thotë se librat shqip do t'i shërbenin kur të kthehej në viset e Shqipërisë për të pregatitur kryengritjen e përgjithshme dhe për të fshehur në sy të pushtuesëve këtë veprimtari të lartë kombëtare.
Po të studjohen me kujdes veprat e Budit, duket qartë se shpesh herë ai del jashtë tekstit origjinal nga përkthen dhe përshkruan doke e zakone shqiptare, të cilat janë krijime origjinale në prozë.
Kjo gjë bie më tepër në sy në veprën "Pasqyra e të Rrëfyemit", që ka një rëndësi të veçantë edhe për historinë e etnografinë.
Në faqet e fundit të veprës autori ka vendosur një letër të gjatë, afro 70 faqe ku shkruan plot dashuri për atdheun e popullin dhe ankohet për mungesën e shkollave dhe për klerin që nuk përpiqej t'u hapte sytë bashkatdhetarëve.
Deri më sot letra është konsideruar si proza e parë origjinale në letërsinë shqiptare, që buron drejtpërdrejtë nga zemra e një atdhetari.
Kjo e bën Budin shkrimtarin e parë të letërsisë shqiptare që lëvroi prozën origjinale.
Në këtë letër pasqyrohen elemente të jetës shqiptare të kohës dhe ndihet shqetësimi i klerikut patriot për fatet e popullit e të gjuhës së tij amtare.
Budi përshkruan traditat e zakone shqiptare, por, mbi të gjitha, ndalet në gjendjen e mjeruar ku e ka hedhur pushtimi i huaj dhe padija e popullit të vet.
Për këtë gjendje ai akuzon edhe bashkëatdhetarët e vet "djesitë„ e "leterotetë„ (dijetarët e letrarët), që u vjen dore ta ndihmojnë popullin për të dalë nga kjo gjendje, por që nuk po bëjnë asgjë...
Proza e Budit dëshmon jo vetëm për idetë përparimtare, por edhe për aftësitë e tij letrare.
Edhe pse në të ndihet ndikimi i leteraturës kishtare latine, ai është munduar t'i japë gjuhës shqipe një shprehje e formë të bukur, duke shfrytëzuar pasurinë e gjuhës popullore dhe frazeologjinë e saj të pasur.

Faqe me rëndësi në krijimtarinë e Budit përbëjnë vjershat e tij.
Pjetër Budi na ka lënë (trashëgim) 23 vjersha me mbi 2 300 vargje, prandaj me të drejtë ai mund të quhet nismëtari i parë i vjershërimit shqip.
Vjershat e Budit kryesisht janë të përshtatura nga latinishtja e italishtja, vetëm pak janë origjinale.
Është e vërtetë se në hartimin e tyre nuk kemi një frymëzim e teknikë të lartë, por vihet re një përpjekje serioze për ta pasuruar gjuhën shqipe edhe me krijime që synojnë të shprehin në vargje të bukurën në artin e fjalës shqipe.
Vepra e tij e cila ka shumë rëndësi si letraro-artistike dhe gjuhësore u bë e njohur relativisht vone.
Për herë të parë ajo u botua në Prishtinë në vitin 1986.
Ndërsa në Shqipëri, poezia e Pjetër Budit u bë e njohur nga botimi i studiuesit Behar Gjoka në vitin 2002.

Pjetër Budi është një nga figurat më të shquara të botës shqiptare për kohën kur jetoi.
Ai u përket atyre klerikëve, që u dalluan për një veprimtari të dendur atdhetare.
Ishte organizator dhe udhëheqës i masave popullore në luftën për çlirim nga zgjedha osmane, përkthyes dhe krijues origjinal në fushën e letrave shqiptare për të mbrojtur identitetin etnik e kulturor të pupullit tonë.
Gjatë viteve 1616 - 1622 bëri disa udhëtime radhazi në Itali, kryesishtë për qëllime atdhetare por edhe për të botuar veprat e tij.

Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare.
Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij i'a kushtoi çlirimit të vendit.
Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera.
Ai bënte pjesë në atë shtresë të klerikëve, që u lidhën me krerët e fiseve shqiptare dhe iu kundërvunë jo vetëm sundimit të egër osman, por edhe Vatikanit, kur ishte fjala për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare të popullit shqiptar.
Çlirimin dhe shpëtimin e vendit Budi, e shikonte te fshatarësia e lirë, sidomos te malësorët, të cilët nuk u pajtuan asnjëherë me pushtimin dhe e vazhduan me ngulm qëndresën e tyre.

Për jetën, veprimtarinë, dhe formimin e tij intelektual nuk kemi shumë të dhëna të drejtpërdrejta.
Edhe ato që dimë, i nxjerrim kryesisht nga thëniet e veta në librat që botoi, veçanërisht nga letra latinisht që i dërgoi më 1621 një kardinali të quajtur Gocadin.
Kjo letër është një dokument me rëndësi të veçantë jo vetëm për jetën dhe personalitetin e autorit, por edhe për gjendjen e vendit në atë kohë, dhe mbi të gjitha ajo është një program i plotë për organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur kundër pushtuesit.
Sikurse shkruhej në letrën që i dërgoi Gocadinit, misioni kryesor për të cilin ai shkoi më 1621 në Romë, ishte që të bëhej zëdhënës i kërkesave të shqiptarëve dhe të kërkonte ndihma.
Letra e tij është një projekt i një kryengritjeje të armatosur që një klerik ia drejton një kardianli dhe organeve të administratës kishtare për të kërkuar ndihmë për popullin e tij, që të çlirohej nga zgjedha e huaj.
Ndër të tjera shkruan:
"Kur u nisa prej këtyre vendeve, fort m'u lutën ata kryetarë fisesh, si dhe disa kryetarë myslymanë, që t'ia shfaqja Papës ose ndonjë princi tjetër këtë dëshirë të tyre e t'u lutesha që të na sigurojnë mbrojtje e ndihmë … për t'u çliruar.
Dhe jo vetëm të krishterët, por edhe të parët e myslimanëve…
Të gjithë duan të dalin një herë e mirë prej kësaj gjendjeje të mjeruar ose të vdesin me armë në dorë.

Por shpresat e tij, si gjithmonë, mbetën të zhgënjyera.
Megjithatë, ai asnjëherë nuk u ligështua.
I dëshpëruar nga mosrealizimi i planeve të tij, i'u vu punës për të përkthyer e botuar veprat e veta në gjuhën shqipe.
Budi është i pari nga klerikët që do të thotë se perëndia nuk e dëgjon atë që i lutet në gjuhë të huaj, atë që përsërit vetëm fjalë boshe pa i kuptuar ato që thotë.
Me këmbëngulje dhe përpjekje të mëdha arriti që më 1618 të botonte në Romë veprën e parë "Doktrina e krishterë„ dhe më 1621 dy veprat e tjera "Rituali roman" dhe "Pasqyra e të rrëfyemit"...

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi