Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


XHEVË LLADROVCI NGA LËVIZJA ILEGALE NË UÇK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

XHEVË LLADROVCI NGA LËVIZJA ILEGALE NË UÇK

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 9:03 am


XHEVË LLADROVCI NGA LËVIZJA ILEGALE NË UÇK

Shkruan: Bedri Islami - 15. 04. 2010

Pak më parë, ndërsa ishim në pushimin e mes dy seancave, une iu drejtova dy njerëzve, të cilët janë të lidhur ngushtë me kohen dhe figurën e Xheva Lladrovcit,Krasniqi. Unë , duke i treguar një bllok të herëshëm shenimesh, i pyeta , nëse e njihnin atë dhe shkrimin që ishte aty. Miku im Ramadan Avdiu, njëri nga drejtuesit e lëvizjes ilegale ne fundin e viteve 90, dhe zonja Teuta Hadri, pa as më të voglin dyshim apo ngurim, më thanë se ky ishte njëri ndër blloqet e shenimeve të Xheva Lladrovcit dhe, se ky ishte shkrimi i saj. Isha i bindur se do të ndodhte kështu, megjithëse kanë kaluar 21 vite , që kur janë bërë shënimet e para në këtë bllok, isha i bindur sepse Njeriu që kishte thënë këtu, në këtë bllok që është sot para Jush, jo vetëm nuk ishte i zakonshëm, por profetik. Në atë kohë ajo ishte 34 vjeçare, dhjetë vite më vonë, saktësisht 10 vite më vonë, ajo dë të dëshmonte se fjalët e thëna në krye të herës, kishin qenë deviza e saj jetësore.
Pa as më të voglin dyshim, figura mitike e Xhevë Krasniqit, Lladrovcit, është njëra nga staturat më të jashtëzakonshme në historinë e kombit tonë. Do të doja të përcaktoja që në fillim bindjen time të thellë, se në ajo përsonifikon shembullin më të jashtëzakonshëm, unik do të thoja, jo vetëm të gruas në trevat e Shqipërisë veriore, të njohura si Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, jo vetë në historinë e Shqipërisë londineze në kufijtë e vitit 1913, jo vetëm të trojeve të mbetura nën regjime të tjera, por të tërë rrafshit tonë kombëtar. Ajo, e them me vetdije të plotë, është shembulli më unikal, jo vetëm i dekadave të fundit në historinë shqiptare, por përmbledhja më heroike e figurës së gruas në shumë e shumë brezni. Vitet që ikin nuk bëjnë asnjë tjetër, veçse shpalosin më shumë dhe në dritë të më të madhe, figurën e kësaj gruaje, e cila e nisi rrugën e saj ilegale ende gjimnaziste, e vazhdoi si studente e pedagoge, ishte pjesë e demonstratave të mëdha të vitit 1981 dhe 1989, shtriu aktivitet në Kosovë, në Kroaci, në Perëndim, në Shqipëri, në viset shqiptare në Maqedoni ; u bë pjesë e vizioneve të mëdha dhe ideatore e tyre; deri në përmbushjen e ëndrrës së saj, luftëtarja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga dita kur nisi rrugën e ilegalitetit e deri më 22 shtator 1998, kur heroikisht përgjaku trojet e Kosovës, ajo kishte 23 vite aktivitet, pa u ndalur asnjëherë, pa u thyer në asnjë moment, sado i vështirë të ishte ai, pa u përkulur edhe nga vuajtjet më të mëdha, pa e trembur burgimi i të atit dhe vllezërve; nuse, njëkohsisht luftëtare në vatrën tepër të dëshmuar atdhetare të Lladrovcve, duke mos u fshehur pas mureve nga mërzia se bashkëshorti i saj, Fehmi Lladrovci i legjendshëm ishte dënuar me 10 vite burgim, por duke thënë, pikërisht në këtë kohë, fjalët e saj lapidare: "Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e gjithë topave të Serbisë të zbrasur sëbashku".

„Përjetësia e dyfishtë“, Fehmiu dhe Xheva një jetë e jashtëzakonshme
Kaq i veçantë ishte përsonaliteti i kësaj gruaje fisnike, sa që edhe pas 21 viteve, ish drejtuesit e lëvizjes ilegale të kohës, i mbanin mend këto fjalë të shkruara prej saj e të lexuara në Demonstratat e Drenicës. Jo vetëm i mbanin mend fjalët, por edhe mënyrën e të shkruarit, me bojë të kuqe, germat e vogla e të rrumbullakta, llojin e fletores ku ishin shkruar më parë. Më pas, kur punoja për librin "Përjetësia e dyfishtë", kushtuar Fehmiut dhe Xhevës , dhe me ra në duar kjo fletore, çdo gjë kishte qenë e saktë.
Tani në Kosovë askush nuk mund të pyesë se kush ishte Xhevë Lladrovci. Ajo është gruaja, monumenti i së cilës i mungon Kosovës, përmendorja e së cilës do i bënte nder të gjithë shqiptarëve.
Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë dhe në gjithë trojet shqipfolëse, thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, gjuhë të cilën e shkruante mrekullisht bukur, dhe si juriste e diplomuar, është grua, e cila në lëvizjen ilegale çlirimtare, u bë një nga figurat më të rëndësishme dhe domethënëse, që, megjithëse ishte, si të thuash, nën "hijen" e një njeriu me përmasa të mëdha, si ishte Fehmi Lladrovci, krijoi portretin e saj politik, figurën e gruas që i takonte e ardhmja.
Xheva Krasniqi ishte në rastet e rralla, për të mos thënë i vetmi, që bashkoi në një shoqen e idealit, bashkëshorten e jetës, bijën e sprovuar, motrën e jashtëzakonshme, renë e dhëmbshur dhe stoike, luftëtaren dhe ilegalen, drejtuesen e luftës dhe heroinën. Askund nuk janë shfaqur këto tipare të mëdha, në këtë staturë, në një grua të vetme dhe në këto përmasa.
Xheva nuk u bë dot nënë, por ajo ishte nënë e shkuar nënë e Fatime Hetemit, vajzës që u vra pranë saj ne ditën e 22 shtatorit, ishte motra e më shume se motra e Teuta Hadrit,të cilën e falenderoj përzemersisht për ftesën dhe nderin që më bëri duke më caktuar një temë të tillë; po aq sa ishte motër e shkuar motër e Ilaz Kodrës, Abedin Rexhës, Luan Haradinajt, ajo ishte motër e bijë njëkohsisht në familjen Jashari ; nën shembullin e saj si mësuese do të nisnin rrugën e ilegaliteti dhe do të shndrroheshin në heroj të Kosovës, nxënësit e saj Mujë Krasniqi, Kapuçi e Gani Paçarizi, ajo ngel në memorjen e Hashim Thaçit si luftetarja dhe njeriu i papërkulshëm në kalimin e kufirit Shqipëri/Kosovë. Të gjithë ata që kanë qenë me Xhevën në dy tentimet për kalimin e kufirit, në maj të vitit 1997 dhe në mars 1998, e mbajne mend në uniformën e luftëtares dhe fakti është se ajo këtë uniformë e barti e para, shume viteve para fillimit të luftës, në përballjen me pushtuesit serb , e mbajnë mend si njeriun që i jepte forcë e shpresë për të mos u lodhur.
Askush nga ata që e kanë njohur nuk mund të harrojnë mirësinë e saj. Është rast i rrallë, ndoshta i papërsëritshëm, kur pesha e luftëtares është në raport të drejtë me mirësinë e saj. Askush nuk mund të harrojë se ajo ishte gruaja dhe luftëtarja, e cila, thjesht, pa fjalë të mëdha, por me gjithçka që rridhte përzemersisht, hapi dyert e njerëzve të thjeshtë, u bë njeriu i mirëpritur, fjala e së cilës, qoftë si profesore, si ilegal, si luftëtare, si drejtuese lufte apo si motër, kishte të njëjtën butësi dhe njëkohsisht, gjë e rrallë kjo, edhe të njëjtën peshë.
Ajo është gruaja që merr pjesë aktive në Njësitin e parë shqiptar të Armatosur, i njohur si njësiti luftarak për mbrojtjen e Gospiqit, do të ketë detyrën përgjegjëse për moral e kësaj brigade,është e uniformuar, njëkohsisht do të jetë edhe luftëtarja e vetme.
Ajo është gruaja që me 2 shtator 1998, për aq kohë sa ishte jetike, mori përsipër detyrën e komandantes së brigadës së 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxorri nga rrethimi e njëkohsisht nga vdekja e sigurtë, luiftëtarët e tjerë që ishin në pragun e rënies, i urdhëroi, me rreptësinë që jepte momenti sublim dhe bëri detyrën e saj, ashtu si i ishte përbetuar Fehmiut, në letrën e saj të datës 28 nëntor 1988, se " edhe jetën, edhe vdekjen i kemi bashkë".
Jo më kot ajo do të jetë edhe luftëtarja e vetme nga rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të ketë gradën e gjeneral majorit. Kjo është grada më e lartë që ka marrë në luftë një grua shqiptare dhe gjithkush është i bindur se, askush tjetër, nuk do e kishte merituar më shumë se ajo.
Kjo ishte rruga që bëri Xhevë Krasniqi, nga ilegale në gjenerale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga mësuese e popullit, si i thonte në letrat e tij nga burgu Fehmiu, në Heroinë e Kosovës. Ajo ishte ilegalja që frymëzoi njerëzit dhe njëkohsisht komandantja e parë dhe e vetme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vra në ballin e luftimeve dhe e gjithë kjo ndodhi kaq natyrshëm, saqqë të gjithë e kishin të qartë se nuk mund të ndodhte ndryshe.
Xhevë Krasniqi nuk mund të kuptohet pa Fehmi Lladrovcin, ashtu si Fehmiu nuk mund të jetë i njëjtë pa Xhevë Krasniqin. Është një binom i shkëlqyer, të cilët plotësojnë tek njeri tjetri gjithçka që mund të mendohej se duhej plotësuar; përmes të cilët rrjedhin ngjarje të njohura dhe përgatiten shumë nga ngjarjet që do të v ijnë; rreth të cilëve mblidhen edhe shumë të tjerë, si pas diçkaje të domosdoshme, të cilin , vitet që do të shkojnë nuk do e zbehin.
Ata besonin verbërisht tek njeri tjetri, sepse ishte një dashuri thuajse e papërsëritshme, e cila kishte kaluar përmes provave të vështira, që kishte si busull idealin e përbashkët dhe flijimin për hir të këtij ideali; veç e veç ata ishin prijësit e një Kosove të re, sëbashku ata ishin siguria dhe vazhdimi, sakrifica sublime dhe ëndrra e ndërprerë, flijimi për hir të ëndrrës, duke qenë njëkohsisht parafjala e qëndresës që do të vinte dhe epilogu i përkryer i kësaj qendrese. Së bashku ata ishin urtësia, nëse Fehmiu ishte stralli, zjarri ku përndritej urtësia, Xheva ishte njëra ndër aktet e mëdha të realizimit të portretit të gruas shqiptare, e cila njerën anë e ka në legjendë ndërsa tjetrën në botën moderne.
Në 25 vite gjithçka ishte e frikshme rreth tyre, por ata nuk kishin frikë.
Fehmiu dhe Xheva në jetën e tyre kishin tre simbole, ato kishin Adem Demaçin si simbolin e rezistences, kishin Adem Jasharin si simbolin e Qendresës, kishin Rexhep Qosjen si simbolin e idesë. Ata e dinin se rruga që kishin nisur kërkonte rezistencë të vazhdueshme, e dinin se duhej të qëndronin në këtë rrugë deri në fundin e saj, dhe se kjo do të vinte përmes idesë dhe vizionit. Një gjë të tillë e di fare mirë, pasi në vitet e fundit të jetës së tyre, kisha fatin të jem njëri ndër miqtë e afërt,duke më bërë nderin të më pranojnë në miqësinë e në vizionin e tyre. Ata e donin arsyen, të drejtën dhe të ardhmen dhe të treja këto, arsyeja, e drejta dhe e ardhmja i çonin pashmangshëm drejt lirisë së Kosovës dhe sakrificës për të.
Fehmiu dhe Xheva janë ndoshta shembulli unkal në botë, që pas më shumë se 25 viteve qëndrese dhe përpjekjeve, luftuan sëbashku dhe u vranë sëbashku, në të njëjtën ditë; në të njëjtën llogore, mbështetur në shpatullat e shoshoqit, duke e qenë e qartë për të gjithë se ata do të luftonin së bashku, do të jetonin së bashku dhe, nëse do të binin në fushën e betejës, atëherë do të binin së bashku. Në historinë elëpvizjeve ilegale atdhetare nuk ka një shembull tjetër të kësaj qëndrese.
Shpesh herë më pëlqen të mendoj se çfarë do të ndodhte nëse Fehmiu dhe Xheva do të ishin ende mes nesh. Edhe kur punoja këtë material mendimi im ishte pikërisht rreth kësaj ideje. Do të kisha dashur të dija se çfarë do të kishte thënë Xheva në një Konferencë të shënuar si kjo, në tokën e lirë të Kosovës, në shtetin e saj të Kosovës, të cilin e sendertuan të tillë dhe e përjetësuan të tillë gjaku që u derdh dhe mendimi vizionar i ilegalëve të dikurshëm, që sot drejtojnë shtetin më të ri të Europës.
Pra çfarë do të kishte thënë ajo:
Më erdhi në mendje një fragment nga ditari i saj, me 8 mars 1988: "Në Kosovë të gjithë stinët janë dimër e pushtimi sjell plumba që godasin rininë-ulëkuqet e gjakut të popullit tonë.Po rrezet e diellit të lirisë do të shndrisin në çdo skaj të atdheut tonë, ku do të lulëzojnë fusha e male e do të rrjedhin lumejtë; pas dasmës së kuqe, pranverë e madhe vjen.Dëshmorët e lirisë populli kurrë nuk i harron përjetë, rreze drite, yje i mban në gjirin e vet. Mjaft më të robëruar, të vrarë, të copëtuar.Nuk është koha të luftojmë për pushtet, është koha të mblidhemi tok, të lidhemi me besa besë, të luftojmë për liri.Pastaj të përcaktohemi për demokraci, në suazat e jetës dhe të traditës shqiptare, pa praninë e asnjë ideologjie të huaj, që me vullnetin e popullit, me vetvendosje, të zgjidhet çështja jonë kombëtare.Dhe atëherë do të lulëzojë edhe mendimi i gruas shqiptare, fisnikeria e saj e njohur, mendimi logjik e zemra e zjarrtë. Liria fillon nga zemra e nënës..." Me këto fjalë të Xhevës unë e mbyll edhe fjalën time. Edhe po të doja, nuk do të kisha ditur të thoja diçka më të saktë.
Ju faleminderit.
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi