Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


RËNIE HEROIKE NË LOGUN E BURRËRISË

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

RËNIE HEROIKE NË LOGUN E BURRËRISË

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:57 am


RËNIE HEROIKE NË LOGUN E BURRËRISË E HEROIT TË LUFTËS ÇLIRIMTARE, AGRON RRAHMANI

Në 8-vjetorin e rënies heroike të luftëtarit të madh të çështjes së lirisë, Agron Rrahmanit, kujtimet për heroin janë më të freskëta se asnjëherë më parë. Rënia e tij la boshllëkun e madh që e ndjejmë të gjithë ne në vazhdimësi. E ndjejmë dhimbjen për humbjen e luftëtarit të përmasave kombëtare. Ne sot kujtojmë Epopenë e Lagjes së Muhagjerëve të 12 majit 1998, e cila u shënua me trimëri, me lavdi dhe heroizëm, por na la pa shokun, pa komandantin tonë, pa njeriun që shquhej për zotësitë dhe shkathtësitë që i duhen edhe sot ecjes në rrugën e lirisë, pa njeriun që spikati me guximin dhe vetmohimin e tij individual. Agroni qysh në moshë të re kishte hyrë në rrugën e lirisë. Ai simbolizon luftëtarin e gatshëm për ndeshje të mëdha me armiqtë. Ishte i bindur se populli ynë ka vetëm një interes, të çlirohet dhe që të arrihet ky qëllim kërkohet mobilizim dhe rreshtim në programin e luftës së përgjithshme të armatosur çlirimtare. Ai printe përpara për ta sçaruar drejtë politikisht popullin tonë të robëruar, fliste për nevojën e organizimit të tij në kryengritje të përgjithshme popullore.

Janë të shumta takimet dhe lëvizjet e tij në të gjitha trojet Shqiptare. Ai kishte cilësi të larta Ushtarake që bënë të ngarkohet me përgjegjësin e komandantit të njësitit gueril “Rexhep Mala”.

Për veç kësai ai u ngarkua me detyrë që ta bëjë qendrën stërvitore dhe t`i përgatitë ushtarët për misionin e LKÇK-së. në këtë qendër stërvitore janë kalitur dhe stërvitur me qindra luftëtarë, të cilët do të dallohen më pas në betejat e luftës çlirimtare. Këta luftëtarë të stërvitur nga Agroni, shfrytëzuan këtë përvojë të fituar në këtë qendër pë rstërvitjen e ushtarëve dhe përgatitjen e popullit në fushat e betejës në viset e pushtuara. Kjo qendër do të merr emrin “Agron Rrahmani” në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributine madh të tij. Ai ishte bërë simbol i përpjekjeve për organizimin dhe shtrirjen e ideve të çlirimit, shpresës së madhe për popullin e përvuajtur, simbol i forcimit të besimit në fuqinë e popullit tonë. E barti mbi supe këtë mision Agroni deri në ditën e 12 majit 1998, kur mori pavdekësinë në Epopenë e Lagjes së Muhagjerëve në Prishtinë. Atë ditë ai e bëri vdekjen si me le, duke buzëqeshur. Vdiç nga plagët e rënda të marra pas një beteje të papritur me forcat e sigurimit serb. 12 maji shënoi ndarjen e dhimbshme fizike të Agronit nga jeta, nga lufta për liri, nga të gjithë ne.

Familjet e dëshmorëve që sot ne po i përkujtojmë të jenë krenar ashtu siç diten të rritin e te japin gjak nga gjaku i vet në themelet e lirisë së tokës sonë. Guximi i Agronit mprehtësia dhe qëndrimi i tij duhet të jetë mësimi më i mire për ne kur po vazhdon të kërcënon sërish Serbia me mekanizmat e saj, kur bashkësia ndërkombëtare po tenton t`ja ruaj të drejtën vetëvetes, por edhe të tjerëve për më keq, që të vendosin në emër të Kosovës, pa i përfillur dhe njohur interesat legjitime të popullit shqiptar, kur Kosova dhe populli shqiptar po privohet nga të huajt edhe për fajin e politikës vendore nga e drejta për liri dhe vetëvendosje kombëtare, kur fati i Kosovës së përgjakur dhe viseve të saj po tentohet të jetë në mëshirën e kornizave të atyre që dëshirojnë t`i përgjakin sërish popujt e Ballkanit, pikërisht duke arritur marrëveshje e duke zbatuar ligje në skenë e prapaskenë në dëm të çështjes sonë kombëtare. Në këtë moment historik dhe të rëndësishëm për fatin dhe të ardhmen Kosovës dhe të tërë kombit shqiptar, të gjitha forcave liridashëse përparimtare nuk u mbetet gjë tjetër, por ta ndjejnë përgjegjësinë dhe peshën e madhe të çështjes kombëtare dhe si një trup i vetëm të barrikadohen fuqishëm, të rreshtohen në njësh kolonë për të ecur vetëm në një rrugë drejt lirisë së plotë të të gjitha trojeve tona. Ky është betimi i ushtarit të UÇK-së. Çdo shmangie nga ky qëllim jo vetëm do të na turpërojë, për më keq do të na mallkojë gjaku i Agronit, Bahriut, Luanit, Agimit, Mehës, Zahirit, gjaku i heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

I PAHARRUAR KUJTIMI PËR DËSHMORËT E KOMBIT! LAVDI E PËRJETSHME!
Prishtinë, 15 maj 2006,
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi