Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:54 am


NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT


Ismet Rashiti


Jemi këtu të kujtojmë e nderojmë me respekt, tre ideatorët e mëvetësisë së Kosovës dhe bashkimit të trojeve shqiptare, tre udhëheqësit kryesor të rezistencës dhe lëvizjes ilegale, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ndërkaq, vetëm pesë ditë më parë, janë mbushur 27 vjetë nga rënia heroike e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës të cilët në mes natës 10 e 11 janar të motit 1984, ranë për t’mos vdekur kurrë, në qendër të Prishtinës nga forca të mëdha policore. Tani kur jemi në prag të 30-vjetorit të demonstratave gjithëpopullore të vitit 1981, të nisura nga rinia patriotike studentore, në mensën e studentëve më 11 mars të ati viti, nderojmë e kujtojmë me respekt e përulje të gjithë të rënët e këti viti historik, pararëndësit dhe të gjithë dëshmorët që ranë për Flamurin Kombëtar, për liri, për pavarësi dhe bashkim kombëtar deri te lufta çlirimtare e popullit shqiptarë, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Komandanti legjendar, Adem Jashari!
Jusuf Gërvalla, u lind më 01 tetor 1945, në fshatin Dubovik në një familje atdhetare. Në vitin 1975 pranohet në radhët ilegale të organizatës Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi »Ishte ndër udhëheqësit kryesor të kësaj organizate patriotike. Fushata e ndjekjeve dhe burgosjeve politike e vitit 1979 nuk e kishte kursyer as Jusuf Gërvallën. Redaktoi gazetën ”Lajmëtari i lirisë”, e pastaj për një kohë organin, ”Zëri i Kosovës”. Dëshmori Kadri Zeka, lindi më 25 prill 1953, në fshatin Poliçkë të Dardanës së lashtë, në një familje të nderuar që kurrë nuk është pajtuar me pushtuesit dhe rexhimet e instaluara antishqiptare. U shkollua në Gjilan dhe Prishtinë. Gjatë kohës sa studjonte në Fakultetin e Drjtësisë, punonte njëkohësisht gazetar në Radio Prishtinë. Kadri Zeka, më 1978 largohet nga vala e burgosjeve dhe vendoset në Zvicër, ku menjëherë bën hapat e parë organizativ. Përgaditë dhe boton gazetën « Liria » dhe «Këngët e lirisë», bashk me Hydajet Hysenin. Bardhosh Gërvalla, lindi më 24 shkurt 1951. Mësimet e para dhe të mesme i ka kryer në Jesenicë në gjuhën sllovene. Në vitin 1974 ishte vendosur në Gjermani.

Pranvera e vitit 1981 bëri kthesë të madhe në Kosovë
dhe në organizimin e mërgatës
Demonstratat e Pranverës së Madhe të vitit 1981, hapën një epokë të re për popullin shqiptar. Kishte ardhur momenti që lëvizja ilegale të dilte hapur në skenën politike për ti përkrahur kërkesat dhe vullnetin gjithëpopullor dhe kjo nuk ishte aspak e lehtë dhe pa rreziqe. Ish Jugosllavia si një fuqi reale propagandistike, ushtarake e policore e kohës, kishte ndërmarrë një fushatë të egër antishqiptare për ta shtypur me dhunë, me zjarr e me hekur, me vrasje kur të mundet, ditën e natën, brenda apo jasht Kosovës, zërin liridashës të popullit shqiptar që padrejtësisht ishte ndarë e coptuar. Në këto rrethana Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla morën përsipër të dilnin në ”ball dhe te këmbët e popullit”, siç do të thoshte vet Jusufi.

Ideolog dhe organizatorë të shkelqyeshëm

Ideologët e lëvizjes kombëtare, Jusufi, Kadriu e Bardhoshi, ishin largpamës, organizator të shkelqyeshëm dhe të përkushtuar deri në fund ndaj çështjes kombëtare shqiptare. Pavarësisht rrezikut, ata të parët dolën hapur në ball të mërgatës me një program të çartë politik dhe me një zë të artikuluar mirë që në ato kushte të rënda policore e ushtarake, përhapte të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Të konsultuar me shokët brenda dhe jasht Kosovës, të përgaditur politikisht dhe të informuar jashtzakonisht mirë me të gjitha zhvillimet politike, kishin vendosur që bashkarisht të organizonin demonstrata në të gjitha shtetet evropinane në mbështetje të kërkesave gjithëpopullore në Kosovë. Edhe pse u përkisnin dy organizatave, kishin vendosur që të gjitha thirrjet dhe organizimet të bëhen bashkarsisht dhe në emër të punëtorëve shqiptarë. Kjo tregon më së miri se qëllim kryesor kishin bashkimin e popullit rreth interesave kombëtare e shteformuese para çdo interesi tjetër personal, grupor apo partiak. Demonstrata e parë e 11 prillit të motit 1981 në Bern, hapi një faqe të re për mërgatën shqiptare. Nisën demonstratat, tubimet dhe takimet tjera publike të cilat u bënë një bazament i fortë e i pathyeshëm i një organizimi të pavarur të mërgatës shqiptare me një program të qartë politik për Republikën e Kosovës, pikërisht ashtu siq kishte kërkuar në ato rrethana në mënyrë krejt demokratike e paqësore lëvizja studentore dhe mbarë populli shqiptar i Kosovës.
Lëvizja patriotike studentore dhe pastaj demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981, i dhanë fuqi çështjes kombëtare shqiptare dhe bënë kthesë historike në zhvillimet politike të asaj periudhe. Ata të cilët për arsye të ndryshme, para 30 vjtesh, i kishin vlerësuan këto demonstrata si armiqësore, ideologjike dhe kundërrevolicionare, koha dëshmoi se nuk kishin të drejtë dhe se kishin vepruar kundër vullnetit të popullit të shprehur me protesta e demonstrata demokratike e paqësore. Këto vlersime antikombëtare, kjo miobi politike dhe kjo propagandë e prodhuar nga Beogradi, ka bërë që mijëra djemë e vajza të Kosovës të burgosen, të dënohen, të ndiqen nga atdheu, të turturohen e të mbyten në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave. Pavarsisht pikëpamjeve të ndryshme ideologjike që edhe mund të jenë shkruar e thënë ndonjëherë gjithnjë në funksion të kauzës kombëtare, e të cilat gjithësesi duhet vlerësuar nga prizmi i rrethanave politike të atyre viteve, qëllimi i vetëm i lëvizjes ilegale dhe studentore ka qenë dhe ka mbetur zgjithja e problemit gjithëshqiptar. Nuk ka dyshim se bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm ”ështe aspiratë e të gjithë shqiptarëve të shumë brezave, e do të mbetet e tillë edhe për gjeneratat e ardhëshme deri në realizimin e plotë të saj!
Falë punës së madhe dhe largpamësisë së dëshmorëve, Jusuf Gërvalla , Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla, gjatë vitit 1981, brenda në Kosovë, u ndihmua lëvizja ilegale dhe u qartësua programi politik, ndërsa në shtetet evroperendimore, shumë klube punëtorësh shqiptarë që mbanin lidhje me ambasadat ish jugosllave, u shkëputën dhe u vunë në shërbim të një organizimi të pavarur kombëtar. U themeluan edhe klube e shoqëri të reja patriotike të cilat mobilizuan mërgatën shqiptare në mbështetje të kërkesave të drejta që kishte shtruar për zgjidhje populli shqiptar. Thënë shkurt, themelet e organizimit të pavarur të mërgatës shqiptare, i vunë Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Mbi këto themele pastaj, vit pas viti e dekadë pas dekade, janë themeluar organizime të shumta të shqiptarëve kudo që ndodhen në botë në shërbim të lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Këto tri figura emblematike kombëtare e politike i kishin të gjitha tiparët e Rilindasëve shqiptarë, ndërsa vet organizatat që drejtonin ata vepruan në frymën dhe traditën më të mirë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Nëse iu referohemi fakteve dhe dokumenteve arkivore që lidhen me ato vite, shohim qartë se që nga viti 1981 kishte dalur në skenë një plejadë e tërë veprimtarësh brenda dhe jasht Kosovës, të cilët, i mbetën besnik mësimeve të dëshmorëve. Kjo plejadë veprimtarësh që ka pasur nderin e madh të njihej sadopak me Kadri Zekën (Zeqën), Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe plejada tjetër që nuk i ka njohur drejtpërdrejtë, gjithnjë burim frymzimi e edukimi ka qenë vepra e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit. Këta tre pishtarë të lirisë me jetën dhe veprën e tyre kanë qenë shembull frymzimi edhe për qindra mijëra të burgosur politik në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave, të cilët të ndodhur prapa grilave e përjetuan me dhembje e krenari rënien e këtyre tre prijësve dhe ideologëve, Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, e dy vite më vonë edhe të Rexhep Malajt e Nuhi Berishës.
(Moderatori: “Qëndresa e Rexhep Malës përballë torturave të UDB..." )
Nëse shikohen me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, vërehet qartë një filozofi politike që se duronte nënshtrimin e popullit shqiptar para askujtë, që nuk e dëshironte luftën, po që në asnjë rast nuk e përjashtonte luftën çlirimtare. Sot, pas 29 vjtesh, nëse analizojmë me kujdes shkrimet dhe fjalimet e Kadri Zekës para demonstruesve, shohim se nuk ka shkrim as fjalim të tij që nuk lidhet me luftën çlirimtare. Moto e Kadri Zekës ka qenë ”Rroftë lufta e drejtë e popullit shqiptar”! Filozofia politike e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit nuk përshkohej me tone pesimiste, nënshtruese apo disfatiste. Mendimi dhe filozofia e këtyre tre pishtarëve të lirisë për bazë gjithnjë kishte guximin, optimizmin dhe bindjen e plotë në fitorën e sigurt sepse kishin besim të madh tek e drejta dhe populli i vet. Jusufi, Kadriu e Bardhoshi kanë qenë të armatosur me dije, me maturi e guxim. Ata kanë qenë njëkohësisht, atdhetarë të flaktë, ideolog të mëdhenjë, diplomatë të shquar, burrështetas të përgjegjshëm dhe luftetarë të denjë për çlirim e bashkim kombëtar. Ata e dinin çka po bënin, kur do të niseshin e kur do të arrinin në cakun e dëshiruar. Çdo fjalë e tyre peshonte shumë, çdo hap që bënin ishte i matur, çdo mendim kishte peshë e ndikim të jashtëzakonshëm në mesin e bashkatdhetarëve. Ata ndjenin përgjegjësi për çdo fjalë e për çdo veprim. Ishin të kujdeshëm në veprimet e përditshme e shumë vizionarë për të ardhmën!
Si bashkëpunëtorë të mirë që dinin t’i koordinonin veprimet e tyre të bërbashkëta në interes të çështjes kombëtare, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla ishin bërë simbol i unitetit, i mirëkuptimit dhe i bashkimit në mes njerzëve dhe organizatave të ndryshme politike të cilat synim kryesor kishin realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve. Sado që në atë periudhë ende ishte i fortë kampi socialist dhe qeverisej me sistem monist, mund të konstatohet se Jusufi,

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:54 am

Kadriu, Bardhoshi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, asnjëherë nuk i kanë nxjerrë në paln të parë pikpamjet politike, apo interesat e ngushta të organizatave që përfaqësonin para çështjes kombëtare.
Ata nuk ishin të vetquajtur demokrat me fjalë e me rrahagjokse, por shumë demokratike ishte vepra e tyre, demokratike ishte gjuha tyre, demokratike ishin shkrimet e tyre, demokratike ishin sjelljet, mendimet dhe veprimet e tyre politike, demokratike ishte dashuria e madhe ndaj popullit të tyre. Qysh para tri dekadave, ndonëse në rrethana krejt tjera shoqërore e politike, ata kanë ditur të jenë tolerant ndaj mendimit të ndryshëm dhe ta respektojnë shumëllojshmërinë e mendimeve. Por, të jesh demokart i madh në pikpamje politike, nuk don të thot të jesh frigacak dhe ta durosh robërinë, të padrejtën dhe okupatorin. Ndaj këta ishin njëkohësisht revolucionar e luftetarë të lirisë që ditën ta luajnë gishtintë atëherë kur duhej e ku ku duhej, ditën të çëndrojnë e luftonë si Rexhep Malaj e Nuhi Berisha në qendër të Prishtinës. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, udhëhiqeshin nga parimi të cilin pastaj e dëshmuan me jetën e tyre: ”Mbi gjithçka tjetër duhet të jet çështja kombëtare, liria, pavarsia dhe bashkimi i tokave shqiptare në një shtet të vetëm”¨! Por, natyrshëm ata qyshë në vitin 1981, ndoqën rrugën e kompromisit, përkrahën zërin dhe kërkesat e popullit që kishte shtruar për zgjidhje në ato momente! Jo pse kjo ishte rruga më e mirë, por pse ishte më shpejt e realizueshme për të dalur nga zgjedha serbe.

Vrasja që nuk u zbulua ende
Zëri i Kadriut, pena e Jusufit dhe puna vetmohuese e Bardhoshit kanë qenë si një trup i vetëm dhe model i afrimit e i unitetit në mes shqiptarëve. Ndaj qëllim kryesor kishin bashkimin rreth idealeve çlirimtare. Çdo fjalë e Kadriut, Jusufit e Bardhoshit ishte bashkim. Çdo hap, çdo lëvizje që bënin dhe çdo mendim i tyre ishte bashkim. Edhe natën e errët të 17 janarit 1982, në Untergrupenbach, afër Shtudgardit, ishin bashk, duke përmbyllur bisedimet për bashkimin e organizatave dhe krijimin e një fronti të fuqishëm gjithëpopullor për çlirimin e Kosovës.
Untergrupenbach 18.01.1982: Vendi ku u vranë Jusufi, Bardhoshi e Kadri Zeka.Shikoni: Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: (X) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.(Moderatori i pashtriku.org)
Pas një pune të lodhëshme gjatë ditës dhe orëve të para të natës së 17 janarit 1982, të tre veprimtarët kishin vendosur të dilnin për pak kohë të çlodheshin, të merrnin frymë dhe të bënin disa telefonata. Ka qenë ora 22 e 30 minuta. Pas nisjes së veturës nga Bardhosh Gërvalla, shkrepin plumbat e pabesë mbi veturën BWM 316, ngjyrë të gjelbërt. Dhjetë plumba të kalibrit 7.65 kanë qëlluar zemrën, mushknitë dhe qafën e tre bijëve dhe udhëheqësve të dashur të popullit shqiptar. Gjashtë plumba qëllojnë mbi trupin e Bardhoshit, 31 vjeçar, dy plumba kanë goditur nga afër Kadriun, 28 vjeçar, dy plumba tjerë tinzarë Jusufin, 36 vjeçar. Në karrikat e para të veturës ndrrojnë jetë, Kadriu e Bardhoshi, mbrapa përplitej Jusufi i plagosur rënd. Atë moment të dhemshëm sikur kishte filluar ta ndjente edhe vetura, e cila kishte lëvizur pa shofer, derisa ndalet në muret e garazhës bashk me të rrahurat e zemrës së Kadriut e Bardhoshit. Gjaku më i mirë shqiptarë kishte filluar ta skuqte borën e ati dimri të ftohët. Jusufi arrinë gjallë deri në spital, duke pyetur vazhdimisht rrugës për Kadriun dhe Bardhoshin nëse janë gjallë, por gjithçka ishte bërë vonë. Ka ndrruar jetë, duke thënë: ”Na vrau policia sekrete jugosllave”.
Kjo vrasje në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte goditur rënd familjet Gërvalla dhe Zeka. Jusufi dhe Bardhoshi, kishin lënë bashkshortet dhe fëmijët jetim. Nënë Ajshja kishte humbur dy djem si dy drita të syve. Kadri Zeka kishte lënë mbrapa, bashkshorten dhe bashkveprimtarën e dalluar, Saime Isufi të martar vetëm 15 ditë më parë në malet e Biel/Biennit. Familja e Kadriut kishte humbur një djalë, ndërsa Kosova kishte humbur një zë që dridhte rrugët, sheshet dhe qytetet e Evropës. Lajmi për vrasjen e tre bijëve më të shtrenjtë të popullit shqiptar, ishte pritur me dhembje e pikëllim të thellë nga mbarë bota shqiptare. Qindra veprimtarë nga Zvicra, Gjermania, Franca, Belgjika, me lot në sy ishin nisur drejt Untergrupenbachut në familjen Gërvalla, për të ndarë së bashku dhembjen dhe krenarinë për dëshmorët. Ky lajm kishte prekur jashtëzakonisht shumë të burgosurit politikë në burgjet ish jugosllave. Nga Kosova kishte ardhur Nënë Ajshja, babai i Kadri Zekës, Pajaziti dhe vëllezrit Shaipi dhe Taipi. Ka qenë shumë emocionues momenti kur zemërmadhja Nëna Ajshe, para se ti përqafonte djemtë e saj të dashur, të parin e përqafon Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: ”Kadri, loke, nëna jote nuk ka mundur të vijë. Unë të kam djalë edhe Ty si Jusufin e Bardhoshin”. Një çëndrim të fortë e kanë mbajtur edhe babai e vëllëzrit e Kadriut, të cilët në vend që të pranonin ngushllime i ngushllonin bashkëveprimtarët, miqtë dhe pjesmarrësit e shumtë.
Agjencia Telegrafike Shqiptare kishte lajmëruar se ”Kosovës po i vriten djemtë e saj nga dora e UDB’ës jugosllave”, ndërkohë që agjencia shoviniste e lajmeve shtetërore ish jugosllave ”Tanjug” këtë vrasje makabre e trumbetonte si ”qërim hesapesh në mes emigrantëve shqiptarë”. Të nesërmën gazetat më prestigjioze gjermane, zvicrane, austriake në faqet e para e kishin vendosur si lajm kryesor të ditës vrasjen e tre bijëve më të shtrnjtë të popullit shqiptarë. Të gjitha gazetat përveq një fotoje ku dukej vetura dhe gjaku shqiptar që kishte skuqur borën e bardhë, nuk sillnin asnjë fakt konkret për dorasit. Enti Kriminalistik Gjerman, kishte deklaruar se ”atentatorët ishin profesionist, ndaj nuk kemë asnjë gjurmë të bazuar”. Edhe sot pas 29 viteve ende nuk është zbuluar ajo dorë e zezë kriminale. NJë gjë është e sigurt. Këtë atentat politik e kryenë armiqtë e kombit shqiptarë. Varrimi i dëshmorëve u bë tri javë më vonë, në varrezat Bad Constad të shtudgardit, më 05 shkurt 1982.
Që nga ajo kohë deri pas çlirimit të Kosovës, në çdo janar, mijëra veprimtarë nga mbarë Evropa, bënin homazhe pranë varreve të dëshmorëve në Shtudgard. Për çdo përvjetor organizoheshin tubime përkujtimore, flitej, recitohej e këndohej këngë për dëshmorët. Ndërkaq nga viti 2001 eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pran blirit, ndërsa eshtrat e Kadri Zekës prehen në Varrezat e Dëshmorëve, pran shokëve të idealit të përbashkët, në Gjilan. Puna vetmohuese e Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhep Malës e Nuhi Berishës ishin udhërrëfyese dhe bazamet i fortë mbi të cilin pastaj u ngrit Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me sukses i priu popullit në luftën e drejtë çlirimtare.
I dashur Jusuf, Kadri, Bardhosh, Rexhep e Nuhi! Sot Kosova juaj është shpallur shtet i Pavarur e demokratik. Në themelet e këtij shteti është edhe gjaku juaj, në damarët e popullit tuaj të lirë, sot vëlon edhe gjaku juaj. Rruga nëpër të cilën ka ecur populli shqiptar ka qenë rrugë e gjatë, e mundimshme, përplotë sakrifica. Rruga e vizionit tuaj dhe mendjes tuaj të ndritshme!
Më 15 janar 2011, Münsingen- Ismet Rashiti

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi