Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


MEHË UKA-KOLOS I LËVIZJES KOMBËTARE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MEHË UKA-KOLOS I LËVIZJES KOMBËTARE

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:51 am

Mehë Uka - Kolos i lëvizjes Kombëtare



Mehë Uka u lind më 20 dhjetor 1962 në fshatin Bajgorë të rrethit të Mitrovicës . Fëmijrinë e tij e kaloi në kullën prej guri të cilën e kishte ndertuar stergjyshi i tij Bali Bajgora .Në të brez pas brezi ishin përkundur djepa dhe ngjeshur armë lirie .
Po me atë ndjenjë kombëtare do të brumoset edhe Mehë Uka . Rridhte nga një familje patriotike dhe atdhedashurie.
Pesë klaset e para të fillores i kreu në vendlindje , kurse të gjashtën , të shtatën dhe të tetën në Mitrovicë . Pastaj u regjistrua ne gjimnazin e Mitrovicës ku kreu vitin e parë . Duke qenë shumë i zgjuar veçmas ne shkencat ekzakte profesorët e rekomandojnë që të shkojë në Prishtinë .
Vizioni i tij patriotikë do të shfaqet për hërë te parë në gjimnazin e Mitrovicës ku gjatë një pushimi mes orësh në tabelë te klases kishte shkruar : Arsimtarë të nderuar ua tregoni të vertëten nxënesve , dhe Trepça punon Beogradi nderton.

Prej asaj kohe deri në rënje kurrë nuk u nda nga lufta për liri, dije e Bashkim kombëtar. Në moshen 16 vjeqare për herë të parë bie në burg për veprimtari “armiqësore” kundër “bashkim vllazërimit”. Pas një kohe lirohet sepse konsiderohej si i mitur . Mirëpo Meha tani veq kishte nisur rrugën e tij më vision të qartë për çlirim dhe bashkim kombëtar . Ishtë maturant i gjimnazit në Prishtinë vitin në te cilin ndodhën demonstratat e ’81 dhe Meha qe më i vendosur dhe në ballë të tyre .

Meha kapet nga UDB-ja dhe denohet me 60 ditë burg, të cilin e vuan në Mitrovicë e Smrekovnicë . Pas lirimit ai prap vazhdon veprimtarinë patriotike dhe pas një viti denohët me 18 muaj e me vonë me 7 vite burg.
Veprimtarinë e tij kombëtare Mehë Uka e zhvilloi në dy drejtime ; në atë politikë dhe ushtarak . Ai më vizionin, diturinë dhe guximin e tij i forconte radhët e rinis heroike të Kosovës . Ato demonstrate ishin me të organizuara dhe të fuqishme kundër sllavo-komunizmit që kishin ndodhur ndonjëherë . Ne ballë të tyre hapëronte kolosi Mehë Uka . Që nga viti ’81 e deri në ’99 u vranë me dhjetra e qindra studentë , profesorë ,punëtor për liri e vetëvendosje . Meha sot s’është gjallë të tregojë , por le të tregojnë shokët e tij për sakrificën dhe të vertetën .
Meha pra që nga viti 1979 e deri më 29 dhjetorë të vitit 1996 kur u vra nuk u nda nga vizioni dhe rruga e tij për çlirim e bashkim kombëtar . Nëntë vitet e tij nepër burgje jo vetëm qe nuk e thyën por perkundrazi e çelikosën edhe më shumë . Pas vuajtjes së denimit , ai prapë vazhdon studimet .
Lidhjën kurrë s’e shkputi nga vendlindja e tij. Sa herë vinte prej Prishtine në Bajgorë me vehte sillte revista e libra që botoheshin në Shqipëri dhe propagandonte pregaditjet për luftë çlirimtare . Ai mbante lidhje edhe me atdhetarët e viseve tjera shqiptare . Lidhje mbante edhe më diasporën shqiptare , më shoket e tij të idealit si në : Gjermani , Zvicërr , Angli , Suedi e Norvegji . Ata i porosiste që të propagandonin në botën përendimore për gjendjen e rendë të shqiptarëve në Jugosllavi.
Ai diti të mobilizonte tërë aftësinë intelektuale e politike për çështjen madhore kombëtare . Ishte pjesmarrës aktiv në të gjitha tubimet ilegale dhe legale e shpeshherë edhe kryeorganizator dhe udhëheqës i tyre . Për ketë arsye la gjurmë të thella e të pashlyeshmë në çështjen kombëtare duke mbetur i rrespektuar e i nderuar te nxënesit e tij dhe te kolegët me të cilët punoi . Ishte luftëtarë i pakompromis i çështjes kombëtare , duke qenë përherë aktiv në të gjitha qështjet vitale dhe rrethanat politike të kohës . Vizioni i tij i madhë i dijes me shqisa te mprehta intelektuali bëri që t’i shtronte qartë mendimet dhe guximin e tij .Nga natyra ishte aq i dashur , i afërt e zemërgjërë e i durueshëm kur kërkonte momenti por edhe i rrembyeshëm e tepër i ndieshëm ne çështjen madhore.

Karakterizohëshin te Meha guximi, trimëria e mençuria kur e kërkonte nevoja. Ishte meritë e tij e madhe sepse e vuri historinë në rrugën e drejtë të çështjes kombëtare. Ishte i prirur që ne çdo bisedë e kuvend të nxirrte konkluzione të arsyëshme , se i kishte hije vendi e kuvendi . Edhe sot shokët e tij tregojnë për humorin e tij të lehtë e me shije të hollë . Karakteri i fortë e patriotik ishte fryt i një pune me plotë vështërsi, sakrifica e sprova jetësore të një lufte të gjatë më të keqen duke qëndruar si shkëmb graniti ndaj bindjeve dhe parimeve të veta për çka fitoi rrespektin e veçantë te të gjithë veprimtarët e çështjes kombëtare . Andaj lirshëm mund të thuhet se Mehë Uka ishte një luftëtar i pa epur i lëvizjes kombëtare që një jetë të tërë ia kushtoi luftës për çlirim e bashkim kombëtar . Nga të gjitha shenimet , nga shokët e ilegales e gjejmë Mehën të ketë qenë prezent e herë herë aktor kryesor i marrjës se qendrimeve e vendimeve për vazhdimin e luftës dhe çlirimin e trojeve shqiptare .

Si i tillë ai mbetet ndër patriotet më të mëdhenjë te kombit në periudhën e tij , i cili duhet të ketë vendin që i takon në historinë e tij kombëtare . Jeta e tij e flijuar për liri ishte dhurata më e madhe dhe e vlefshme që mund t’i ipet atdheut për çlirim e bashkim kombëtar.

Mal Bajgora
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi