Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


KADRI ZEKA-NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

KADRI ZEKA-NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:47 am

K A D R I Z E K A
NJERI I MENDIMIT TË THELLË POLITIK DHE
I VEPRIMIT KONKRET KOMBËTAR

Njëri ndër ideologët e lëvizjes ilgale shqiptare dhe arkitektët e luftës për liri të viteve 70- ta të shekullit të kaluar, padyshin ka qenë dëshmori, Kadri Zeka. U lind më 25 prill 1953 në fshatin Poliçkë të Dardanës në një familje bujare dhe me traditë patriotike. Qysh në moshën rinore, Kadriu kishte treguar interesin të madh rrethë gjendjes së vështirë ekonomike dhe pozitës së rënd kombëtare të popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë. Si nxënës i shkollës së mesme, dëgjonte ilegalisht Radio Tiranën dhe lexonte literatur nga Shqipëria, e cila në atë kohë ishte e ndaluar nga rexgjimi i Beogradit. Një tjetër burim të informimit dhe ushqimit shpirtëror, Kadriu e gjente në odat shqiptare gjatë takimeve me pleqë të ditur. Nga viti në vit, hallet dhe vuajtjet e shumta të popullit shqiptar, sa vinin e piqnin para kohe këtë djalë të ri me taban të fortë kombëtar.
Shpërngulja e familjes së Kadriut nga fshati Poliçkë në qytetin e Gjilanit kishte hapur një kapitull të ri. Në Gjilan bie nëkontakt me rininë përparimtare si me Rexhep Malën dhe Hydajet Hysenin e shumë të tjerë, me të cilët jo vetëm që bisedonin për ndryshimin e gjendjes koloniale të Kosovës, por edhe kishin filluar të organizohen në lëvizjen ilegale në formë celulash. Si student i zgjuar, Kadri Zeka njëkohësisht punonte në Radio Prishtinë. Krahas studimeve dhe punës si gazetar, ai bënte jetë të organizuar ilegale; lexonte literaturë dhe përgatitej për situata të reja shumë më të vështira. Si njeri i formuar dhe intelektual i mirëfilltë, Kadri Zeka i përkiste gjeneratës së artë të atdhetarëve dhe idealistëve më të devotshëm të kombit shqiptar.
Organizimi ilegal kishte filluar ti jepte rezultatet e para. Shkrimi dhe shërndarja e trakteve, parullave dhe literaturës përparimtare gjatë viteve 70-ta ka qenë njëri ndër faktorët kryesor që ndikonte në masë të madhe në zgjimin e vetëdies kombëtare, e cila deri në këtë periudhë mbulohej nga demagogjia serbomadhe e mbështjellur nën petkun e “vëllazërim-bashkimit”. Hovi dhe ndikimi i madh i lëvizjes ilegale shqiptare, nuk kishte arritur t’i shpëtonte syrit dhe veshit të UDB-es ish jugosllave. Kishin filluar të merren në pyetje e të burgoseshin dhjetra të rinjë, ndër të cilët edhe Rexhep Mala si njëri nga udhëheqësit kryesor.
Për t'i ikur valës së burgosjeve, Kadri Zeka në vitin 1978 me vendim të shokëve kalon në Zvicër. Herë pas here në Zvicër ilegalisht shkonte edhe Hydajet Hyseni, kryesisht për të shkruar e botuar bashk me Kadri Zekën, shtypin ilegal si përmbledhjen me poezi “Këngët e lirisë”, gazetën “Liria” dhe matriale tjera organizative, të cilat pastaj silleshin ilegalisht dhe shpërndaheshin në Kosovë dhe viset tjera shqiptare. Megjithëse, Kadri Zeka ishte vendosur në Zvicër për një kohë të gjatë ka çëndruar ilegal. Nuk donte në asnjë mënyrë të kërkonte azil politik. Një ditë e ndalin polocia zvicërane dhe dashtë e padashtë ishte detyruar t’i nështrohet procedurës së strehimit politik të cilin e merrë brenda një kohe shumë të shkurtër.
Ngjarjet e vitit 1981, Kadri Zekën e gjejnë në krye të shumë detyrave. Përveç çështjes organizative e propagantistike, Kadri Zeka vëmendje të veçantë kishte filluar ti kushtonte organizimit të demonstratave në mesin e bashkatdhetarëve në përkrahje tëkërkesave gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.
Pas konsultimit me vëllezrit, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla me të cilët kishte një bashkpunim të ngushtë, Kadri Zeka bashk me Hasan Malën, Kadri Avdulllahun, Zijah Shemsiun, e tjerë, vendosin të organizojnë demonstratën e parë më 11 prill 1981 në Bern të Zvicrës.
Kjo iniciativë ishte mirëpritur nga shumë veprimtarë shqiptarë, sidomos nga St.Galla, Cyrihu, Berni dhe Gjeneva me të cilët Kadriu kishte pasur kontakte më parë. Në organizimin e kësaj demonstrate dhe të tjerave që u organizuan gjatë vitit 1981, kontribut të madh kanë dhënë edhe dëshmorët Jusuf e Bardhosh Gërvalla, pastaj bashkveprimtari i tyre, Ibrahim Kelmendi dhe shumë atdhetarë tjerë nga Gjermania, Belgjika etj.Me këtë rast iu kishte dhënë përkrahje e parezervë kërkesave gjithëpopullore në Kosovë të shprehura nga rina sudentore. Organizimi i kësaj demonstrate kishte bërë që të dështojnë të gjitha planet e ambasadave ish jugosllave të cilat atë kohë përmes bashkpunëtorëve të tyre, kishin ndërmarrë një fushatë për ti dënuar demonstratat në Kosovë në emër të punëtorëve shqiptarë.
Kadri Zeka qyshë në vitin 1981 për herë të parë kishte kërkuar një organizim të pavarur të mërgatës shqiptare nga përfaqësitë diplomatike të ish Jugosllavisë. Si ideolog i shquar dhe organizator i mrekullueshëm është personaliteti i parë shqiptar që para tri dekadave ka vendosur themelet e para të organizimit kombëtar në mesin e kurbetçarëve patriotë, të cilët pastaj gjatë gjithë këtyre viteve arritën t’a mbajnë ndezur flakën e lirisë dhe Pavarsisë së Kosovës. Njëkohësisht mbante lidhje të mira me shumë parti e grupe zvicërane me qëllim të informimit të opinionit botëror rreth situatës së rënd të krijuar në Kosvë nga intervenimi policor e ushtarak i Serbisë.
Kadri Zeka ishte njeri i mendimit të thellë politik dhe i veprimit të matur e konkret kombëtar. Shikuar nga idetë dhe filozofia politike që ndiqte, Kadri Zeka, jo vetëm që ka qenë i frymëzuar, por me të drejtë mund të thuhet se ka qenë një vazhdues i denjë i rrugës së rilindësve shqiptarë. Filozofia politike e Kadri Zekës në thelb ishte kundër luftës, por edhe nuk frigohej e as nuk e përjashtonte luftën çlirimtare si mjetin e fundit nëse do të imponohej ashtu siç ndodhi në të vërtetë dy dekada më vonë nga regjimi militarist i Beogradit. Ai, problemin e popullit shqiptar të mbetur padrejtësisht në hapsirat e ish Jugosllavisë, e shikonte si një dhe të pandarë.
Heilbron 17.01.1982: Vendi ku u vranë Jusufi, Bardhoshi dhe Kadri Zeka.
Kadri Zeka brenda viteve 1978 - 1981 kishte arritur ta shtrinte ndikimin e tij në Zvicër, Gjermani, Belgjikë, Austri e gjetiu. Ndonëse u përkisnin dy organizatave, Kadriu kishte bashkpunim të ngushtë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën me të cilët jo vetëm që organizonin tubime e demonstrata të përbashkëta, por kujdes të veçant i kushtonin bashkimit të organizatave. Pikërisht kur po ofronte ora e bashkimit në mes OMLK-së të cilën e përfaqësonte Kadri Zeka dhe Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), UDB-ja famëkeqe jugosllave, organizoi atentat politik në fshatin Untergrupenbah, afër Shtutgartit. Vërsaja e Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit ishte një humbje e madhe jo vetëm për lëvizjen ilegale, por për gjithë kombin shqiptar. Kjo vrasje tinzare në natën e errët të 17 janarit 1982, kishte indinjuar pamasë të gjithë atdhetarët shqiptarë.
Faksimil i shkëputur nga "Heilbronner Stimme" 19.01.1982: ( X ) Banesa e vëllezërve Gërvalla, (→) Shtëpia ku kanë qëndruar vrasësit dhe shigjetat në rrugë tregojnë lëvizjen e makinës nga momenti i daljes prej garazhës e deri
te përplasja e tij në garazhën tjetër pas aktit të ekzekutimit.
Nga të katër anët mërgata shqiptare përmes protestave filloi të shprehte zemrimin e saj të thellë kundër atentatorëve të pabesë. Nga shumë rrethe, anë e mbanë Evropës, SHBA’të dhe forca të organizuara ilegale nga të gjitha trojet shqiptare, familjeve të dëshmorëve u kishin ardhur letra e telegrame ngushllimi. Të gjitha gazetat më prestigjioze gjermane dhe zvicërane në faqet e para kishin vendosur si lajmin kryesor të ditës, vrasjen e tre martirëve të Kosovës. Ndonëse qëllimi i këti shkrimi në këtë rast është shënimi i 56-vjetorit të dëshmorit, Kadri Zeka është e pamundur të shkruash ndaras për këta tre pishtarë të lirisë, meqë jeta, vepra, ideali dhe rënia e tyre ishin dhe mbetën për jetë e mote një dhe të pandara. Si të tillë janë bërë simbol i bashkimit, mirkuptimit, unitetit dhe tolerancës politike.
Menjëherë pas atentatit në Shtutgart kishin arritur menjëherë Nënë Ajshja dhe babai i Kadri Zekës, Pajaziti. Ndërkaq në varrimin e Jusufit Kadriut dhe Bardhoshit që u bë pas dy javësh nga nata e kobëshme e vrasjes në varrezat e Shtutgartit, nga Kosova ishin të pranishëm vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili e Taipi si dhe veprimtari i ilegalës, Ahmet Isufi. Zemërmadhja, Nënë Ajshja të parin e kishte përqafuar Kadriun, duke ju drejtuar me këto fjalë: “Kadri loke, nëna jote nuk ka mundur me ardhë. Unë të kam djalë edhe ty si Jusufin dhe Bardhoshin”. Pastaj i kishte marrë ngryk djemtë e saj të dashur: “Ne krenohemi me veprën tuaj, ne mbahemi të fortë, sepse të tillë na bënë vepra juaj e pavdekshme”, kështu thanë vëllezrit e Kadri Zekës, Xhelili dhe Taipi, të cilët në vend që të ngushlloheshin nga të pranishmit, ata ngushllonin miqtë dhe bashkveprimtarët e shumtë të cilët nuk mund ti ndalnin lotët e dhembjes së madhe. Ky akt i paparë i kësaj nëne të madhe shqiptare dhe i vëllezërve Zeka, u kishte dhënë forcë qindra pjesmarrësve të mbledhur nga shumë shtete të Evropës për t’ju dhënë lamtumirën e fundit tre udhëheqësve të lëvizjes çlirimtare kombëtare.
Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e
Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982
Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi edhe me vdekjen e tyre, u bënë shembull frymëzimi se si duhet të punohet për lirinë e Atdheut. Në çdo demonstratë dhe tubim, në ballë mbaheshin fotografitë e këtyre tre pishtarëve të lirisë. Mësimet e tyre ishin dhe mbetën udhërrëfyese në rrugën e gjatë e të mundimshme të lirisë, të cilat kulmuan me formimin e UÇK dhe Pavarsinë e Kosovës. Gjatë kohës sa ishte e okupuar Kosova, populli shqiptar, këtyre tre pishtarëve të lirisë, u kishte ngritur përmendore në zemër.
Nga viti 2002, u janë ngritur përmendore në Kosovën e lirë e të pavarur. Eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës prehen në fshatin Dubovik, pranë blinit të cilit i këndoi Jusufi dhe afër Nënës Ajshe. Ndërsa eshtrat e dëshmorit Kadri Zeka prehen në varrezat e dëshmorëve, pranë shokëve të idealit të përbashkët.

Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)
Për Kadri Zekën deri tani janë botuar libra, janë thurur poezi e këngë, janë përgatitur dokumentar televiziv. Një libër i tillë për jetën dhe veprën e dëshmorit ka dalur nga shtypi kohë më parë nga autori Apostol Duka, në të cilën janë pëmbledhur mendime dhe intervista nga familjarët e dëshmorit Kadri Zeka, si dhe nga një pjesë e bashkveprimtarëve. Megjithëkëtë për veprën shumëdimenzionale dhe filozofinë politike të tij, asnjëherë nuk do të mundë të thuhet fjala e fundit. Për të gjurmuar edhe më shumë në jetën dhe veprën e dëshmorit Kadri Zeka, i njejti autor është duke e përgatitur ribotimin e librit me plotësime e të dhëna të reja të pabotuara deri tani .
Është për t’u përshëndetur edhe iniciativa për ngritjen e një lapidari në qendër të Prishtinës kushtuar Jusufit, Kadiut dhe Bardhoshit, e cila në mënyrën më të mirë do të simbolizonte unitetin dhe bashkimin gjithëpopullor!

( Nga Ismet Rashiti - Zvicër, 25. 04. 2009 )
avatar
Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi