Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

January 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


FEHMIU E XHEVA NJË JETË E JASHTËZAKONSHME

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

FEHMIU E XHEVA NJË JETË E JASHTËZAKONSHME

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:41 am

Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme

Shkruan: Sulejman Mato - shkrimtar, Tiranë, 24. 09. 2008
______________________________________

• Shënime rreth monografisë “Përjetësia e dyfishtë” të autorit BedriIslami

Këtë libër të mrekullueshëm, frymëzuar nga jeta dhe veprimtaria heroike e dy heronjve të njohur, të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës, e kam lexuar me një frymë. Sa mbarova së lexuari, e ndjeva për detyrë, që lind nga respekti që ne kemi për heronjtë tanë, të hidhja në letër mbresat për këto dy figura të ndritura të kombit tonë dhe për vlerat e padiskutueshme të këtij libri.

• Lexo librin: “Përjetësia e dyfishtë” të autorit Bedri Islami

Fehmiu dhe Xheva më janë ngulur në kujtesë qysh në ditët heroike, kur TV shqiptar jepte pamje me luftëtarë kosovarë. Ata zbrisnin në portin e Durrësit, kreshnikët e rinj të kombit. I thërriste atdheu. Vinin nga e gjithë Evropa, trima luftëtarë, të veshur me rrobe ushtarake, në kapelet e tyre u shkëlqente stema e UÇK’së.
Fehmiu dhe Xheva më janë ngulur çuditërisht në mendje - Fehmiusypishë, me një pamje të vendosur, mustaqegjatë, me kapele ushtarake rënë mbi sy, pranë tij Xheva, shoqja e tij e luftës dhe e jetës. Po vinin nga Gjermania. I fiksova në mendje dhe pothuaj një vit më vonë, u trondita pa masë kur mora vesh se të dy këto simbole të luftës për lirinë e Kosovëspaskishin rënë në Luftë, në datën 22 shtator 1998, duke luftuar ballë për ballë me armikun dhe krahpërkrah njeritjetrit, shokut të jetës dhe të idealit..
Për të gjithë ata që nuk i kanë njohur këta dy komandantë të UÇK-së, duhet t’ua bëjmë të ditur, se Fehmiu dhe Xheva janë shëmbulli më unikal në botë që për më shumë se 20 vjetë qëndrese dhe përpjekje, dy intelektualë që atdheu i thirri në çaste të vështira, të betuar me jetë për çlirimin e Kosovës, jetuan, luftuan dhe u vranë së bashku, në të njëjtën ditë, në të njejtin çast e në të njëjtën llogore, mbështetur në krahët e njeritjetrit.
Në historinë e lëvizjeve çlirimtare nuk mund të ketë një shembëll tjetër, të gjesh një çift kaq të përkushtuar, dy intelektualë të kualifikuar në universitetet e kohës e më pas në universitetin e vuajtjeve, të burgjeve dhe të persekutimeve të vazhdueshme nën regjimin diktatorial dhe racist tëMillosheviçit.
Fehmi Lladrovci ishte njeriu i parë që në stacionet televizive botërore mbrojti vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtroi haptas idetë politike, duke deklaruar haptas, se “Do ta kishte për nder të jepte jetën për lirinë e Kosovës!”
Ndërsa Xhevë Krasniqi ishte gruaja e parë shqiptare, thellësisht e emancipuar, tepër e shkolluar, dy herë e diplomuar, në letërsi dhe në juridik, e cila u bë një ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes kosovare për liri dhe pavarësi. Xhevë Krasniqi bashkon në vetvete shoqen e idealit me bashkëshorten e jetës, luftëtaren e sprovuar dhe komandanten e vetme kosovare me gradën më të lartë, atë të gjeneral majores.
Adem Demaçi, mik e bashkëvuajtës i Fehmi Ladrovcit, në burgjet më të egra të Jugasllavisë, heroi i përmasave të mëdha, do të shkruante : “Fehmiukishte lindë me vdek për Kosovën. Nuk kam patur dëshirë të mendoj Drenicën pa Fehmi Lladrovcin.” Me Adem Demaçin Fehmiu u njoh dhe u vëllazërua në burgun famëkeq të Stara Gradishtës. Për miqësinë e tyre të madhe autori i këtij libri do të shkruajë fjalët lapidar: ”Demaçi ishte siguria, ata (Fehmiu dhe Xheva) ishin vazhdimi. Baca ishte fjala, ata ishin sakrifica sublime. Demaçi ishte ëndërra e ndërprerë, ata ishin flijimi për hir të ëndërës.”
“Për Fehmiun dhe Xhevën, thotë autori i këtij libri, Bedri Islami, nuk është e nevojshme të shtohet asgjë. Mundimi i vetëm është nëse do të mundesh të sjellësh pjesë të së vërtetës, sepse ajo, duke qenë aq e shumtë, është e pamundur të kornizohet.”
Një libër i madh, 530 faqe, por që lexohet me një frymë, për shkak edhe të materialit të gjërë që sjell autori, por edhe për dëshmitë autentike të bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve të Fehmiut dhe Xhevës, sot persona të njohur që udhëheqin shtetin.
Mbi të gjitha shënimet shkëlqejnë letrat poetike të Xhevës shkruar të fejuarit të saj në burgjet e regjimit serb, tepër të sinqerta, tepër të ngrohta dhe njerëzore, ku përshkruhet shpirti dhe dashuria e një vajze burrërore, një dashuri e denjë për t’u njohur nga lexuesi i gjërë shqiptar e mbase dhe ai evropian, pasi ka ç’fiton nga një dashuri e tillë ku përzihet ndjenja dhe ideali, një dashuri e denjë për një film të përmasave të mëdha, ku brenda dashurisë intime flakëron dashuria tjetër për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Edhe më i merituari prej nesh i ka borxh atdheut

Aty ku bie djersa, po e lypi puna duhet të bjerë edhe gjaku, i shkruanteFehmiu prindërve nga burgu i Strara Gradishkës, më 11 nëntor 1988, dhjetëvjetë para rënies së tij heroike.
Në libër ka dhjetra dëshmi të shokëve të tij të luftës për figurat e dy luftëtarëve të lirisë, duke filluar nga vitet e rinisë gjer në ditën e 22 shtatorit 1998. Autori i këtij libri i ka vendosur kujtimet sipas kronologjisë së viteve, ku më tepër spikatin kujtimet e viteve të burgut. Prej këtyre dëshmive lexuesi ka ç’mëson jo vetëm për vuajtjet e rinisë kosovare në burgjet famëkeqe të Jugosllavisë, por edhe për ndjenjën e solidaritetit dhe patriotizmit të flaktë që ka karakterizuar atë pjesë të rinisë së lavdishme kosovare, ku bënin pjesë dheFehmi Lladrovci me Xhevën.
Shkruesit janë dëshimtarë okularë të ngjarjeve, janë protogonistë të lëvizjes së madhe për çlirimin e Kosovës. Një anë tjetër e panjohur na shfaqet si në një ekran të madh, një tjetër rini, rinia që nuk besonte në qëndresën gandiste, aq shumë të proklamuar nga diplomacia evropiane, ishte ajo rini syçelur që e shihte lirinë e Kosovës përmes thekut të kallashit. Në këtë avangardë, së bashku me figurat emblemë të Adem Jasharit dhe AdemDemaçit, do të radhiteshin edhe figura të tjera të njohura, si: Murat e LulzimJashari, Agim Ceku, Ali Ahmeti, Ramush Haradinaj, Ramadan Gashi, RamizLladrovci, Shaban Muja, Ramush Tahiri, Besim Baraliu, Basri Ibrahimi,Nuhi Ahmeti,Abdulla Dërguti, etj
Ja çdo të shkruajë në kujtimet e tij shoku i tij i luftës MuratJashari:“Luftëtarë ka pasë Shqipëria, ka qenë normale, edhe diplomatë, politikanë, por që t’i ketë një

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: FEHMIU E XHEVA NJË JETË E JASHTËZAKONSHME

Mesazh nga Kreshnik Martini prej Thu Aug 04, 2011 8:42 am

njeri, edhe luftëtar, edhe politikan, edhe diplomat, ato në këtë luftë i ka pasë vetëm Fehmi Lladrovci. Fatin e kishte edhe tek bashkëshortja e tij, Xheva që ishte edhe bashkëluftëtare e tij.”
• “Fehmi Lladrovci ishte një njeri që kishte lindur për luftën” thotë miku i tij nga Kërçova e Maqedonisë, Fadil Bajrami.

Ai kishte qëllimin e kombinimit të luftës së vogël me luftën e madhe.Guerriljet, thoshte ai, nuk të japin rezultatet përfundimtare, ato fillojnë punë të mëdha, por shpeshherë mbesin në fillimin e rrugës. Fehmi Lladrovci nuk donte që ushtria kosovare të bëhej si përsëritje e IRA-s apo ETA-s. Qëllimi i tij i hershëm ishte që të krijohej ushtria. Këtë mendim kishin edhe ushtaraketNevxhet Haziri, Xhafer Jashari, Naim Maloku, Fadil Demiri etj.”
Një tjetër luftëtar nga koha e luftës së Kroacisë kujton: “Kur kemi shkuar në banesë të Fehmi Lladrovcit, në Kroaci, në bufe në vend tëfilxhaneve ka pasë bomba. Ai kishte mundësi ta mobilonte ndryshe banesën, por kishte një ambjent krejt shqiptar, me qilima, me shilte, vendosur rreth e rrotull.”
Përsa i përket kujtimeve për Xhevën, peticioni i Janarit 1990, shkruar prej dorës së saj, drejtuar popullit dhe i shpërdarë dorazi, do mbetet historik. Ndër të tjera ajo shkruan: “Zëri i popullit të Kosovës që kërkon liri, është më i fortë se krisma e të gjithë topave të Serbisë të zbrazur së bashku.”Xheva ishte një poeteshë e lindur, e cila e derdhte poezinë në letrat që i çonteFehmiut në burg. Në këto letra kaq poetike, me dashurinë për të fejuarin reflektohej dhe dashuria për lirinë e Kosovës.

Basri Ibrahimi do të shkruajë: “Karakteri i tij (Fehmiut) ishte çuditshëm. Përkufizimi im është se ai njeri ka jetuar, ka punuar dhe është vrarë ashtu si ka folur. Të gjithë ata që kanë qenë në burgje kanë qenë të vendosur, kanë qenë atdhetarë, mirëpo ai (Fehmiu) ka qenë ndër të rrallët në burg që ka punue e ka jetue ashtu si ka folë.”

Ramush Tahiri: “Më ka lënë përshtypje sinqeriteti i jashtëzakonshëm, besnikëria e jashtëzakonshme dhe ndjenja se kur të rrish me të, rri më mirë se me vetveten.”

Për lidhjen që do të kishin dy të rinjtë së bashku Ramadan Gashishkruan: “Ishte e domosdoshëm që familjet patriotike të lidheshin menjeratjetrën e të mos shkëputeshin. Ndryshe nga shumë moshatarë të tyre ata kishin vënë një kut tjetër në dashurinë e tyre. përkushtimin ndaj vendit.Tëtjerat vinin më pas. “Ti Fehmi, i shkruante Xheva në një letër, ke jetuar në mendjen dhe në zëmrën time edhe para se të të njihja”.

Në dasmën e saj me dhëndërin në burg, Xhevë Krasniqi veshi kostumin karakteristik, kuq e zi, dhe u nis për në shtëpinë e Lladrovcëve. E diplomuar si mësuese e gjuhës dhe e letërsisë e më pas e diplomuar në shkencat juridike Xheva pushohet nga puna në gjimnazin e Kijevës, për veprimtari patriotike. Profesionin e mësueses së gjuhës shqipe ajo do ta ushtrojë në familjen e Fehmiut, duke i mësuar nënës së Fehmiut shkrim e këndim, me qëllim që ajo vetë t’i shkruante me dorën e saj një letër djalit të saj që ndodhej në burg.Fehmiu për këtë gjë u gëzua pa masë pasi ai e donte shumë nënën. “Djalin ia dua shumë, u thotë Xheva, prandaj e dua shumë edhe nënën e Fehmiut.”

Fehmiu dhe Xheva u fejuan në 20 shtator 1985, 45 ditë para arrestimit tëFehmiut. Pas arrestimit Fehmiu dënohet me 10 vjetë burg. Kur Xheva e viziton për herë të parë në burgun e Lepogllavës Fehmiu i thotë:
-”Mati hesapet. Shikoji punët...Për mua je e lirë…”
-“Kurrë se kisha pritë prej teje o Fehmi Lladrovci…I përgjigjet Xheva.Kurrë.Kurrë!. Jo 10 vjetë, por edhe 100 vjetë të dënohesh unë jam me ty…Nuk të lëshoj kurrë.” Pas këtij dialogu në burg ata e vendosën, Xheva do të shkonte të jetonte në Drenicë, në familjen e Fehmi Lladrovcit.

Ibrahim Kelmendi kujton: Në vitin 1997 Fehmiu së bashku me Xhevënvendosën të ktheheshin në Kosovë. Këtë nismë e përkrahu Ali Ahmeti,pjestar i strukturave drejtuese të UÇK-së. Unë u përpoqa t’i mbush mendjenXhevës që të mos shkonte kësaj radhe, por ajo më kundërshtoi me vendosmëri.“Për të luftuar për Kosovën, krah shokut tim Fehmi, nuk respektoj këshillat dhe urdhërat e askujt.” Hoqa dorë nga insistimi i kësaj trimëreshe, bile sikur u ndjeva i dobët para vendosmërisë së saj. Xheva ishte jo vetëm shoqe e jetës së tij por edhe shoqe e idealit dhe sakrificës. Dashuria e tyre i kalon caqet e një dashurie njerëzore, ajo bën pjesë në dashuritë sublime që mund ta përjetojnë pak njerëz në jetë, mund ta përjetojnë vetëm njerëz si Fehmiu dhe Xheva që si i kanë fjalët ashtu i kanë dhe veprat.

Dhe ja, më së fundi për Fehmiun kemi dhe opinionin intersant të gazetarit të njohur të BBS, David Loyd: ”Ai ka qenë shqiptari që më së shumti i ka përngjarë Skënderbeut. I njejti vështrim që ka heroi juaj, mollëzat e hequra, ashpërsi dhe burrëri në shikimin e tij…” E pse jo? Kjo tokë në shekuj e vaditur me gjak ka lindur shumë Gjergj Kastriotë, Adem Jasharëdhe Fehmi Lladrovcë, që i ngjajnë çuditërisht heroit tonë legjendar, jo vetëm në veprime, por dhe në pamje.

Së fundi dhe dy fjalë për autorin. Kush e dinte se Bedri Islami, autori i këtij libri, i njohur si djali i Zenel Islamit, Zenelit të Migjenit, do të vinte një ditë të bëhej i njohur në letërsinë shqipe me disa libra poetike, disa drama e romane e po kështu me disa libra të rëndësishëm publicistike, por, libri që do ta lartësojë dhe më lart penën e tij është rrokja me guxim i veprës heroike të dy figurave të shquara, të cilat, për nga përmasa, u ngjajnë heronjve të mëdhenj të kombit. Të tillë ishin Fehmiu dhe Xheva, të tillë do të mbeten në kujtesën tonë dhe në historinë e kombit shqiptar.

Ky libër kaq voluminoz për nga faktet është ndërtuar si një mozaik kujtimesh të përshkruara herë në formën e dialogut e herën të monologut, gjithmonë në funksion të dy figurave qëndrore. Autori e kalon kamerën lehtësisht, herë në jetën ilegale e herë në ngushticat e burgjeve, duke e ndjekur si me kamerë të fshehtë jetën e thjeshtë të Xhevës dhe jetën heroike të Fehmiut, kudo që janë ndodhur; në Kosovë, në Kroaci, në Slloveni, në Zvicër, në Gjermani e gjetkë. Libri “Përjetësia e dyfishtë” është një vepër që aq sa lartëson figurën e lavdishme të dy heronjve, aq i bën nder vetvetes si krijues dhe lexuesit.

Kreshnik Martini

Numri i postimeve : 227
Join date : 03/08/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi