Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


MOSRESPEKTI I PRINDIT NDAJ FËMIJËS .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

MOSRESPEKTI I PRINDIT NDAJ FËMIJËS .

Mesazh nga Dardania prej Wed Aug 03, 2011 10:34 pm

Çdo ditë dëgjojmë dhe shohim pamje dhe forma të ndryshme të mosrespektimit të prindërve nga ana e fëmijëve të tyre, kështu që çdo herë rritet presioni jonë ndaj tyre, dhe i detyrojmë t'i respektojnë urdhëresat, detyrat, dhe ndalesat, dhe në rast se nuk i respektojnë atëherë i etiketojmë si mosrespektues të prindërve.

Po, Islami i ka urdhëruar fëmijët me respektimin e prindërve, dhe ua detyroi atyre sjelljen e mirë ndaj tyre, i ndaloi, madje e bëri mëkat të madh, mungesën e respektit ndaj tyre. Mirëpo në anën tjetër Islami na urdhëroi me një mirësi tjetër, e ajo është mirësjellja jonë ndaj fëmijëve tanë dhe na ndaloi neve prindërve mosrespektimin e të drejtave të tyre.

Përcillet se një njeri së bashku me të birin shkuan tek Omer ibën Hatabi, radijallahu anhu, dhe i tha: "Biri im nuk më respekton!" – Omeri iu drejtua djaloshit: "A s'i druhesh Allahut për shkak të mungesës së respektit ndaj prindit tënd?" – Djaloshi tha: "O prijësi i muslimanëve, a ka prindi ndaj fëmijës së tij detyrime?" – Omeri, radijallahu anhu, iu përgjigj: "Po, ai detyrohet t'ia zgjedhë fëmijës nënën fisnike, ta emërtojë me një emër të bukur dhe t'ia mësojë Kuranin." – Djaloshi tha: "Pasha Allahun, nënën time nuk e ka zgjedhur fisnike, por ajo është Sindijeh, e ka blerë me katërqind dërhemë, pastaj nuk më ka emërtuar me emër të bukur, më quajti Xhual (buburrec), dhe nuk më ka mësuar prej Kuranit asnjë ajet." – Omeri u kthye nga prindi i tij dhe i tha: "Ti thua që biri nuk më respekton, mirëpo ti nuk e respektove atë para se të të respektojë ai ty."

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij me atë që i bën dobi, vetëm se i ka bërë padrejtësi atij. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe në moral si rezultat i neglizhencës së prindërve për t'ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj i humbën dhe i shkatërruan kur ishin të vegjël, dhe kështu s'i bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u bënë të mëdhenj."

Prandaj, o ju prindër, mos u shpejtoni me qortime kur ju rikujtoj se keni detyrime ndaj fëmijës tuaj. Në rast se ne e neglizhojmë këtë anë, atëherë fëmijët nuk janë fajtorë pse në mesin e tyre ekzistojnë të tillë që nuk respektojnë, devijojnë, inatosen, urrejnë, dhe këto veti i vërejmë vetëm atëherë kur ato paraqiten. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky problem, ndërsa çdo prind dëshiron ta shohë fëmijën e vet në rrugë të drejtë, dhe me moral të mirë, por si ta arrijmë këtë gradë, kur ne i neglizhojmë fëmijët!

Shumica e shtëpive tona nuk i edukojnë fëmijët me elementet themelore të edukatës. Përcjellja, vështrimi, pajtimi, butësia, besa, shoqërimi, dhënia e shanseve dhe disa prej kuptimeve themelore edukative përafërsisht nuk ekzistojnë tek ne.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: "Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Imami është bari dhe përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj." (Buhari).

Po ashtu, Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, u thoshte shokëve të tij: "Kthehuni te familjet e juaja, jetoni me ta, mësojini ata, urdhërojini ata." (Buhari)

Babai shumicën e kohës është i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpinë, prandaj kur kthehet në shtëpi nuk sheh para tij përveçse mangësi dhe nuk kërkon gjë tjetër përveç disa orë gjumë, që të rehatojë trupin e tij prej lodhjes.

E ëma tërë ditën mundohet me shpirt t'i plotësojë dëshirat e fëmijëve, dhe t'i ushqejë me ushqime të mira, që të formojnë trupa të shëndoshë, dhe e harron ushqimin kryesor, ushqimin e besimit, i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve që në fëmijëri. Prandaj duhet t'ua mësojmë fëmijëve tanë vetitë më kryesore, edhe ato duke filluar prej dashurisë ndaj Allahut, pastaj madhërimin, respektimin e Tij, shpresën tek Ai, frikën prej Tij dhe mbështetjen tek Ai.

Pastaj duhet t'ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit, ndërsa mësimi i tyre në fëmijëri e përforcon diturinë dhe njohjen. Si p.sh.: përdorimi i disa fjalëve të shkëputura prej haditheve, që flasin për moralin, edukatën dhe etikën, pastaj sjellja e mirë, respekti dhe nderimi i të moshuarve, pastaj etikën e të folurit, si të folurit me zë të ulët dhe mos-ndërprerja e folësit, pastaj mësimi i disa çështjeve rreth adhurimeve dhe dispozitave, e në krye të saj lidhjen imanore me Allahun azze ue xhel.

Formimi i një fëmije të shëndoshë nuk do të thotë vetëm ndërtimi i një trupi të shëndoshë, por duhet patjetër edhe ndërtimi i një zemre të shëndoshë. Formimi i një zemre, që e adhuron dhe i nënshtrohet Allahut, ndikon edhe në formimin e një trupi të shëndoshë. Allahu azze ue xhel thotë: "Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij, apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit." Teube 109.



Po ashtu prej elementeve kryesore që ndikojnë në ndërtimin e një fëmije të mirë, është ngulitja e dashurisë për namazin në zemrën e tij prej fëmijërisë. Kjo është edhe porosia e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, që prej moshës shtatë vjeçare t'ia mësojmë fëmijëve namazin, kurse në moshën dhjetë vjeçare t'i dënojmë me një dënim të lehtë kur e neglizhojnë atë, dhe ta kuptojnë se namazi nuk është thjesht një detyrim që duhet ta kryejnë, por është një mënyrë kontakti mes tyre dhe Allahut azze ue xhel. Nuk duhet ta harrojmë faktin se fëmija do të përkujdeset për namazin, vetëm atëherë kur do të shohë se prindërit e tij përkujdesen për kryerjen e namazit. Ai i pason gjithmonë prindërit e tij dhe në rast se ata nuk janë shëmbëlltyrë për fëmijën e tyre, atëherë prej kujt do të marrë mësim ai fëmijë?

Gazaliu, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Nuk rrënjoset morali fetar në shpirt, derisa të mësohet shpirti të jetojë me vepra të mira, dhe të largohet prej të këqijave, të jetë këmbëngulës dhe i vazhdueshëm në kryerjen e veprave të mira, e t'i urrejë veprat e këqija dhe të ndiejë dhimbje kur i vepron. Morali i mirë fitohet me vepra të mira, me shikimin e njerëzve të mirë dhe shoqërimin e tyre, se ata janë me të vërtetë shoqërues të mirë dhe përmirësues në tokë. Baza e edukimit të fëmijës është ruajtja e tij prej shokëve të këqij. Çdo fëmijë lind me natyrshmëri të pastër, mirëpo ndikimi i rrethit dhe edukata, e krasitin moralin e tij. Sa herë që të paraqitet tek fëmija morali i mirë dhe vepra e mirë ne duhet që ta shpërblejmë me një dhuratë, që e gëzon dhe ta lavdërojmë tek njerëzit. Nëse paraqitet tek ai ndonjë vepër e keqe, së pari duhet ta neglizhojmë, por nëse paraqitet prapë qortohet fshehurazi, duke mos e tepruar me qortimin çdo herë. Kjo ia lehtëson atij akuzat dhe nuk zemërohet. Është e pëlqyeshme që tek fëmija të mbetet frikërespekti prej prindit, se do ta ndëshkojë."

Po ashtu disa fëmijë vuajnë prej keqtrajtimeve të rënda nga ana e prindërve të tyre. Disa prindër i ndëshkojnë fëmijët e tyre me rrahje të fortë me shkop dhe kemi dëgjuar, se disa nëna i djegin fëmijët e tyre me pika qiriu. Këto fëmijë s'i harrojnë torturat e prindërve, bile edhe e ruajnë të fortë kujtimin në mendjen e tyre, që kjo gjë më vonë bëhet shkaktar i sjelljes së tyre armiqësore ndaj të tjerëve.

Po ashtu ndonjëherë atyre u shkaktohet një gjendje e keqe shpirtërore, dhe si rezultat i saj u ekspozohen problemeve të ndryshme, si urinimi i padëshiruar, që vjen si pasojë e përdorimit të forcës së tepërt për çdo gabim. Ndoshta mund të ndodhë, që fëmija të fillon të gënjejë në shumicën e rasteve, për shkak frikës së ndëshkimit.

Karnixhi, një shkrimtar perëndimor thotë: "Dëgjimi i plotë i tij dhe mos ndërprerja gjatë të folurit është hyrje e vërtetë për kthimin e tij nga gabimi, pa marrë parasysh se sa inat posedon. Edhe njeriu më i paedukatë dhe i vrazhdët në fjalim, s'mundet e të mos ndikohet prej një folësi durimtar, të butë, i cili e dëgjon folësin kur irritohet dhe zemërohet."

Ka raste kur prindi e emërton fëmijën e tij me emër të bukur, por nuk e thërret me të. Kur gabon e thërret me disa emra që ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të fëmijës, si p.sh: "I dështuar" , "I zhgënjyer", "I humbur". Këto thirrje ia dobësojnë ambicien atij, kurse ne jemi të detyruar t'i përkrahim, t'i nxisim, t'i lavdërojmë, e sidomos para shokëve të tij dhe para moshatarëve të tij, dhe kjo ndikon pozitivisht në shpirtrat e tyre, iu sjell lumturi dhe dëshirë për shtimin e veprave të mira.

Po ashtu vërejmë edhe ndikime intelektuale që prindi përpiqet t'ia imponojë fëmijës. Shembull, prindi është mjek dhe dëshiron që fëmija i tij të bëhet mjek si ai, gjë që e detyron fëmijën të planifikon plane të caktuara, që ndoshta nuk i bën me plot dëshirën e tij. Prandaj prindi duhet t'i respektojë aftësitë e tij, edhe në qoftë se janë të dobëta. Ndoshta fëmija është i dobët në mësime, mirëpo ka talent për ndonjë gjë tjetër. Kështu që prindi duhet t'i vështrojë aftësitë dhe dhuntitë e fëmijës, që ta dijë se çka është më e përsosur për fëmijën e tij, dhe do ta vërejë se do të ketë rezultat.

Sjellja e burrit më gruan e tij ndikon shumë në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se si burri tallet më gruan e tij, e nënçmon para tyre, dhe normalisht që ajo do ta humbi autoritetin e saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën dhe këshillën e saj, prandaj duhet që burri ta respektojë gruan e vet, sidomos para fëmijëve, që ata të marrin mësim, se si duhet të jetë mirësjellja mes dy bashkëshortëve.

Ndodh ndonjëherë që prindi për shkak të problemeve jo shtëpiake që e preokupojnë, të irritohet më tepër se sa duhet dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e tija me fëmijët. Prandaj prindi është mirë ta pakësojë zemërimin e tij, duke kërkuar ndihmë prej Allahut azze ue xhel, duke kërkuar falje dhe istigfar, apo duke marrë abdes kur është në gjendje të irrituar.

Ne nuk mundemi të realizojmë një shoqëri të përkryer dhe njerëz të përkryer, që i respektojnë urdhëresat e Allahut, përveçse duke e forcuar lidhjen e prindërve me Allahun azze ue xhel. Devotshmëria e prindërve është si mburojë preventive për fëmijët. Ajo është një prej shkaqeve që e lehtëson shpëtimin e ardhmërisë së fëmijëve. Allahu azze ue xhel thotë: "Le të druajnë nëse ata lënë pas vetes fëmijë të mitur, duke u brengosur për ta, le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin drejt." Nisa 9.


_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi