Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Muaji i Ramazanit, muaj i pendimit, mëshirës e faljes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Muaji i Ramazanit, muaj i pendimit, mëshirës e faljes

Mesazh nga Dardania prej Mon Aug 01, 2011 9:12 pm

nga Remzi Sh. Gani - Falënderojmë Allahun e Madhëruar për përjetimin e muajit të Ramazanit. Ky është muaj i bekuar dhe i shenjtë në të cilin Allahu shton shpërblimin e Tij dhe hap dyert e veprave të mira për ata që punojnë e janë të devotshëm.

Në muajin e Ramazanit zbriti Kurani Famëlartë, ndriçues e orientues për në rrugën e drejtë. Zbriti libri i faljes, mëshirës dhe shpëtimit. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi i tij falje dhe fundi shpëtim prej zjarrit.

Buhariu dhe Muslimi përcjellin nga Ebu Hurejra (r.a.) se Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: �Kur vjen Ramazani hapen dyert e xhenetit sepse në këtë muaj hënor besimtarët bëjnë vepra të mira, mbyllen dyert e zjarrit sepse numri i mëkatarëve pakësohet tek besimtarët këtë muaj dhe shejtanët nuk veprojnë si në muajt e tjerë�.

Agjërimi është devocion i plotë para Allahut për të cilin besimtari do të shpërblehet me shpërblime të pakufishme. Agjëruesi fiton kënaqësinë dhe bujarinë e Allahut e, për pasojë do të fitojë edhe xhenetin në të cilin do të hyjë nga një derë e veçantë që është përgatitur prej Tij vetëm për agjëruesit e që quhet Err-rrejan.

Agjëruesi pajiset me virtyte të larta, ai lufton me vetveten duke frenuar pasionet dhe epshet.
Agjëruesi edukohet më shumë se askush me durimin.
Agjërimi e ndihmon njeriun që nëpërmjet privimit nga të ngrënit të filtrojë sa më shumë mënyrën e tij të të menduarit. Llukmani i ka thënë të birit: �O biri im! Në rast se ti do të mbingarkohesh stomakun tënd me ushqim, atëherë mendimet e tua do të flenë, do të zhduket nga koka jote gjykimi, e, gjithashtu, gjymtyrët e tua do të jenë të dobëta për të ushtruar adhurim�.
Agjërimi i mëson njeriut rregullin dhe zbatueshmërinë e këtyre rregullave, mbasi ai e detyron agjëruesin të hajë e të pijë në një kohë të caktuar. Ky është shembulli më i mirë i njësimit të muslimanëve, të cilët agjërojnë në të njëjtën kohë në të gjithë rruzullin tokësor duke u bashkuar në të vërtetën absolute se Zoti i tyre është Një.
Agjërimi zhvillon tek njeriu virtytin e mëshirës dhe të vëllazërisë ndërmjet muslimanëve.
Agjërimi ripërtërin jetën e njeriut, mbasi trupi gjatë kësaj periudhe ndodhet në një vetërregullim të përsosur. Profeti (a.s.) ka thënë: �Agjëroni që të jeni të shëndetshëm!�
Mjeku i vjetër arab El-Harith bin Kelde, i quajtur si �mjeku i arabëve� ka thënë: �Stomaku është magazina e të gjitha sëmundjeve, ndërsa agjërimi është kreu i çdo ilaçi�.
Agjërimi është xhihadi i trupit dhe mbrojtës i njeriut nga imoraliteti. Profeti (a.s.) ka thënë: �O ju të rinj! Kush prej jush i plotëson kushtet për t�u martuar, le të martohet, pasi martesa është mburojë e syve dhe e organeve intime, ndërsa ai që nuk ka mundësi për t�u martuar, le të agjërojë, pasi agjërimi është mburojë nga imoraliteti�.
I gjithë muaji i Ramazanit është muaj ku Islami është për të gjithë besimtarët më shumë mënyrë jetese sesa mënyrë mendimi, pasi në këtë muaj është veprimi ai që sundon në të gjitha çastet.
Durimi është me vlera krejt të veçanta në ditët e këtij muaji kaq të rëndësishëm për muslimanët, pasi në këtë muaj durimi është pjesë e përhershme e çdo momenti në veprimtarinë e muslimanëve.
Zbatimi i porosisë së Profetit (a.s.) �Jam në agjërim�; nga agjëruesit ku fyhen e ngacmohen nga dikush me qëllim të keq nuk është përulje, por është sfidë dhe kuptim për atë që po ndodh. Kjo porosi është një reagim që i siguron myslimanit qetësinë e nesërme për t�u përballur me situata nga më të ndryshmet.
Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: �Allahu i Madhëruar urdhëron: �Njeriu çdo punë e bën për vete, ndërsa agjërimin e bën për Mua. Si i tillë edhe shpërblimin e agjërimit do t�ia jap vetëm Unë.�
Të gjithë besimtarët po ndiejnë freskinë që po shkakton në shpirtrat tanë hija e muajit të Ramazanit. Ne i gëzohemi ardhjes së këtij muaji të veçantë e me vlera të mëdha. Drita e Islamit në këtë muaj ka lindur, libri ynë i shenjtë Kurani gjatë këtij muaji ka filluar të zbresë, Nata e Kadrit që është më e çmuar se njëmijë muaj, është një prej netëve të këtij muaji. Pikërisht në këtë muaj, gjatë të cilit shpirtrat e njerëzve besimtarë arrijnë kulmin e kënaqësisë, si dhe gjatë të cilit zemrat janë në gjendje të pranojnë çdo urdhëresë të Krijuesit të tyre, çdo mysliman e myslimane i është bërë obligim agjërimi. Në kapitullin �Bekare�, 185, Allahu urdhëron: �...e kush përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë...�
Agjërimi në muajin e Ramazanit, që është një format më komplekse të lutjes, faljes dhe adhurimit, na e ndryshon në një masë shumë të madhe jetën, duke na futur në një botë pothuajse krejt tjetër, në sajë të së cilës dalin në pah vlerat tona më të mira morale e shpirtërore dhe ne kuptojmë se sa vlejmë në të vërtetë.
Ramazani është një muaj në të cilin Krijuesi i gjithësisë e ka lavdëruar në librin e Tij, Kuranin. Në këtë muaj, në çdo moment të ditëve dhe të netëve të Tij, mbi njerëzit zbret, si asnjëherë tjetër gjatë gjithë vitit, mëshira e Zotit.
Allahu i Madhëruar e nderoi këtë muaj dhe e veçoi me dy gjëra: detyrën e agjërimit dhe zbritjen e Kuranit. Në kapitullin �Bekare�, ajeti 85, lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë: �Muaji i Ramazanit është ai muaj në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i së mirës nga e keqja � Pra, kushdo nga ju, që e arrin këtë muaj, le të agjërojë.�
Urtësia e Allahut të Plotpushtetshëm bëri të ketë shoqërim dhe lidhje ndërmjet agjërimi dhe Kuranit. Agjërimi është përgatitja e shpirtit për të lexuar Kuranin dhe të arritur kuptimet e tij. Në agjërim shpirti gjen qetësi dhe ngrihet në horizontet më të larta dhe përgatitet për të pranuar bujarinë e fjalëve të Allahut të Madhëruar.
Agjërimi mbush shpirtrat gjithë shenjtëri e krijimtari, zemrave u je gjallëri e shkëlqim, ndërsa mendjes i jep ndriçueshmëri të lartë që e ngre atë prej nivelit të ulët të shtazës, në nivelin e shenjtërisë së engjëjve e atëherë robi është i aftë përjetojë të vërtetën dhe të lusë Allahun përmes leximit të fjalëve të Tij dhe studimit të Kuranit.
Agjërimi në muajin e Ramazanit është disiplina më e drejtë e të gjitha disiplinave shpirtërore të detyrueshme për çdo besimtar. Qëllimi shpirtëror i agjërimit është aftësimi i besimtarit për të arritur afërsinë me Zotin (xh.sh.), e për të fituar kënaqësinë e Tij.
Muaji i Ramazanit është muaj i bekuar, muaj i Mëshirës, muaj i vetëpastrimit, muaj i vetanalizës, i rishikimit të vlerave morale dhe shpirtërore, dhe i ekzaminimit kritik të portretit shpirtëror.
Agjërimi është mësim për urtësi e për të kalitur vullnetin. Ai që kryen agjërim di të disiplinojë edhe dëshirat e tij. Ky është njeriu me personalitet, karakter e vullnet të çeliktë.
Agjërimi e pajis njeriun me shpirt të kristaltë, me mendje të pastër e trup të lehtë në lëvizje e veprim. Këtij fakti i përgjigjen udhëzimet mjekësore, ligjet biologjike e përvoja intelektuale.
Agjërimi na frymëzon me unitetin, vëllazërimin e barazinë para Zotit e ligjit. Kjo si pasojë se ai që agjëron e ndien veten të ngjizur në shoqërinë islame, kryen detyra në një formë të përbashkët, me motive e qëllime të njëjta. Qëllime të tilla të larta orientohen vetëm nga drita udhëheqëse e fesë Islame.
Agjërimi në fenë Islame është shtresim në mrekullinë shpirtërore, është pasurim moral, ai nuk ndan botën materiale me atë shpirtërore.
Në kuptimin shpirtëror myslimani e kënaq përvojën shpirtërore, ndjen shijet në stinë e klima të ndryshme. Kjo ndryshueshmëri e përvojës mbetet në çdo kohë, cilësi kujtimesh të institucionit të agjërimit dhe qëndron si shprehje e paluhatur e gatishmërisë, dinamizmit dhe adoptimit nga besimtari islam.
Me dëshirën e mirë për të kryer këtë detyrë islame, t�i lutemi Allahut të Plotpushtetshëm të na e bëjë të lehtë e të pranueshëm agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit!
Allahu ka vlerësuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur engjëjt të dërguar, nga njerëzit profetët, nga fjalët lutjet, nga vendet xhamitë, nga muajt Ramazanin, nga ditët ditën e Xhuma, nga netët Natën e Kadrit. Të madhërojmë ato që vetë Allahu (xh.sh.) i ka madhëruar!
Lusim Allahun (xh.sh.) që ibadetet tona të na i pranojë, zemrat tona të na i bashkojë, shpirtrat të na i pastrojë, besimin tonë të na e forcojë, që të na sjellë paqe, liri e barazi në mbarë botën!
Paqja e shpëtimi i Zotit të Lavdëruar qoftë mbi të gjithë agjëruesit e Tij.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi