Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

April 2017
MonTueWedThuFriSatSun
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Calendar Calendar

Top posting users this month


Tregime për Fëmijë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tregime për Fëmijë

Mesazh nga Dardania prej Mon Jun 27, 2011 6:29 pm

PËRRALLA MBI KORBAT DHE SHQIPONJAT
Thuhet se dikur moti, korbat jetonin në vende të largëta, të mbuluara me akullnaja, ku më tepër dominonte errësira sesa drita, ku shtëpitë ishin të ndërtuara nga bosat e borës dhe ushqim i vetëm i tyre ishte mishi i shtazëve dhe i shpendëve polare. Thuhet se korbat e bënin jetën si mos më keq.
Fjalë pas fjale, ata kishin dëgjuar se dikund larg, dikund në vende që ishin krejt tjetër fare, me klimë tjetër, ku në vend të akullnajave toka ishte e mbuluar me qilimin e gjelbër të barit dhe e stolisur me lule lloj-lloj ngjurash, ku ushqimi që përdorej ishte nga drithërat e bardha, ku bëheshin pemët dhe perimet më të ëmbëla që mund të ekzistojnë, jetonin shqiponjat. Përveç këtyre nëpër ato vende rridhnin lumenj me ujë të pastër si loti dhe me ngjyrë argjendi, ndërsa shtëpitë ishin të ndërtuara nga gurët e mermerit dhe të shtruara në kadife. Pra, çdo gjë ishte e bukur.
Korbat i lakmonin këto vende, dhe një ditë, një ordi e tyre u nisen drejt atdheut të shqiponjave. Ecën e ecën, me ditë, me javë, me muaj e me vite dhe në fund arritën. Kur panë vendin e shqiponjave dhe jetën që bënin ato u mahniten tepër, bile disa u alivanosen nga lakmia që kishin për ato vende. E dinin se shqiponjat janë trime, e trimat kanë zemër të madhe, të bardhë e të butë, andaj iu luten atyre që të kenë mëshirë për ta dhe t'u lëshojnë pakëz vend në një cep të atdheut të tyre nga se në vendet me akullnaja jeta u ishte bërë e padurueshme. Shqiponjat si shqiponja, u prekën nga fjalët dhe lajkat e korbave. U besuan zotimeve të tyre se nuk do t'u sjellin asgjë të keqe dhe u bënë vend. Korbat filluan jetën e tyre të re shumë të kënaqur. Në fillim duke kaluar fqinjësi të mirë me shqiponjat, por shumë shpejtë shkelën besën e dhënë. Tinëzisht sollën edhe korba të tjerë nga vendet e akullnajave dhe u bënë! disa herë më shumë sesa shqiponjat. Formuan pushtetin e ture. Zgjodhën kryekorbin dhe kryekorbeshën. Sovrani çdo ditë trashej nga ushqimet e mira. Kryekorbesha i lëmonte pendlat dhe çdo ditë ia lyente me parfumet më të mira sa që shkëlqimi i tyre të verbonte sytë. Kryekorbit i bëhej zemra mal dhe i xixëllonin sytë nga gëzimi kur shihte se pushteti i korbave vazhdimisht përparonte dhe zgjerohej në dëmë të territorit të shqiponjave. Kështu kaluan vite e vite duke u ndërruar kryekorbat. Secili që vinte në pushtet ishte më i zi se sa tjetri, kishte zemër më të zezë dhe qëllime më të errëta ndaj shqiponjave dhe vendit të tyre. Përveç ngushtimit të territorit të atdheut të shqiponjave, korbat filluan t'i vrasin ato, t'i ndjekin e t'i quajnë shqipnjat ardhacake, Zhduken shumë fole të shqiponjave dhe ato i zëvendësuan me fole korbash. Jeta e shqiponjave dita ditës bëhej më e vështirë, më e padurueshme, aq më tepër kur në ! krye të pushtetit korb erdhi kryekorbziu më i zi që mund t�! � ekzist ojë. Ai kishte gushë të lëshuar, lafshë të ngritur e me gjemba e pendla të kërqethura sa që të fuste tmerrin kur e shikoje. Sytë e tij kërkonin vetëm gjak shqiponje.
Kur mori përkrahjen nga si vëllezërit e tij, korbzinjtë të tjerë që ende jetonin në vendet me akullnaja, kryekorbziu me ushtrinë e tij të zezë, të cilën e përbënin korbat më të zinj, filloi fushatën për zhdukjen e shqiponjave nga faqja e dheut. Shqiponjat, vite me radhë kot kërkuan ndihmë nga shpendët e urta të botës që t'i shpëtojnë nga korbzinjtë. Ato, le që nuk u ndihmonin, por pati edhe të tilla që i quajtën shqiponjat keqbërëse.
Për të shpëtuar nga zhdukja, shqiponjave nuk u mbeti asgjë tjetër veç të organizohen në vetëmbrojtje, të dalin maleve, një numër të fshehen nëpër skutat e atdheut të tyre, ndërsa pjesa më e madhe të ikën kah të munden. Korbat nuk u kënaqen me foletë e shqiponjave, por u morën jetën mijëra e mijëra shqiponjave. Ato që dolën maleve dhe ato që u fshehen nëpër skutat e atdheut u përleshën me hordhitë e korbzinjëve dhe u shkaktuan atyre shumë dëme, por ata ishin shumë, shkatërruan çdo gjë të shqiponjave, u vranë zogjtë, u dogjën foletë, u rrëmbyen pasuritë e çdo gjë tjetër, kështu që shqiponjat për pak sa nuk u zhdukën.
Sapo bota e shpendëve liridashëse e kuptoi se shqiponjat janë të pafajshme dhe se po zhduken nga dheu e dheu pa shqiponja do të dukej si i shkretë, u erdhi keq dhe u erdhën në ndihmë, kështu që shqiponjat pësëri u kthyen në foletë e veta, në të cilat nuk gjetën asgjë tjetër përveç gjurmëve të krimit.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi