Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zjarr i fuqishëm në Sarandë, kërcënohet Manastiri i Kostarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zjarr i fuqishëm në Sarandë, kërcënohet Manastiri i Kostarit

Mesazh nga Dardania prej Sun Jun 26, 2011 11:57 pm



Sarandë, 26 Qershor – Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyllin me pisha pranë Manastirit qindravjeçar të Kostarit në qytetin e Sarandës. Flakët e zjarrit kanë pushtuar zonën me pisha përreth Manastirit të mrekullive, duke kërcënuar edhe banesat e tjera të Fshatit Kostar, raporton agjencia NOA.

Flakët e zjarrit të rënë në orët e mbrëmjes të së dielës kanë djegur një numër të madh pishash në pyllin pranë manastirit. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Greqia për shuarjen e flakëve, pasi janë të pafuqishëm për të shuar vatrën e madhe të zjarrit që është përhapur në tërë zonën.

Fshati Kostar ndodhet pak kilometra mbi fshatin Mesopotam, në rrugën tej Bistricës që të çon në qytetin e Sarandës.

Manastiri i Kostarit, që e ka marrë emrin nga fshati, është i vendosur buzë rrugës automobilistike Sarandë-Gjirokastër dhe daton nga shekulli XIII.

I ndërtuar në shpatin e malit, ai njihet si vend i shenjtë nga besimtarët ortodoksë edhe për ngjarjet e rralla që e kanë shoqëruar historinë e krijimit të tij.

Sipas besimtarëve ortodoksë të zonës, manastiri i Kostarit ka fuqi të mbinatyrshme.

Ata besojnë se shumë njerëz janë shëruar dhe kanë zgjidhur problemet e tyre pasi kanë vizituar këtë vend të shenjtë.

Zjarri i rënë sonte është i pari i shënuar gjatë nisjes së këtij sezoni turistik në Sarandë.

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi