Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Bekimi ka qenë Aktor Botëror, por kurrë s’ka rrahur gjoks

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bekimi ka qenë Aktor Botëror, por kurrë s’ka rrahur gjoks

Mesazh nga Dardania prej Tue Jun 21, 2011 11:26 pm

Qershori i ka bërë bashkë pothuajse gjithnjë. Të tre kanë ditëlindjen këtë muaj, e dallimi në moshë është nga dy vjet. Dy vëllezërit e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu, Arsimi dhe Fatmiri, kanë rrëfyer për “Kohën Ditore” kujtime me të vëllanë e tyre. Në përvjetorin e parë të vdekjes së aktorit me nam, ata kanë sjellë anën tjetër të rrëfimit, që vëllai i tyre i vogël do ta tregonte në librin e tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, të botuar në shqip nga “Botimet Koha”.
Në familjen në të cilën vlerë është respekti dhe dashuria dy vëllezërit Fehmiu i japin përparësi njëri-tjetrit. Ndonëse më i ri se ai, Arsimi i jep fjalën Fatmirit, me pretekstin se lajmin për vdekjen e aktorit me nam, i pari e ka marrë ai.
Rrëfimi nis spontanisht.
“Familja ndien një zbrazëti shumë të madhe, për arsye se ne jemi rritur në një familje që ka pasur rrjedhat e veta shumë specifike, e lidhur mes vete tradicionalisht”, kanë qenë fjalët e para të Fatmirit, nga vendi ku pikërisht në qershoret, dhe jo vetëm atëherë, të viteve të kaluara bëhej tok familja e madhe Fehmiu.
Mst: “Ne të dy kemi qenë më të gjallë, e Fatmiri dhe Bashkimi kanë qenë të mirët e shtëpisë”
Meritat për çdo gjë, ata ia lënë babait të tyre.
“Ka qenë mësues, një ndër themeluesit e arsimit në Kosovë dhe tërë jetën ia ka kushtuar emancipimit të këtij populli”, ka thënë Fatmir Fehmiu, profesor universitar i së drejtës kushtetuese.
“Kjo traditë ka vazhduar tek trashëgimtarët e tij”, shton ai.
I tillë thotë se ka qenë edhe Bekimi, që asnjëherë nuk ka përtuar t’u japë këshilla sa herë që dikush ka kërkuar nga ai.
“Mungesa e tij është jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për familjen, por edhe ambientin ku ai e ka kaluar edhe fëmijërinë edhe moshën djaloshare edhe rininë”, ka thënë ai.
Të dy miratojnë njëri – tjetrit për vlerat që familja e tyre ka ushqyer gjatë historisë, ndër të cilat zënë vend modestia, solidariteti dhe ajo që quhet dashuri familjare.
Fjalitë e të atit, Ibrahimit, “me punë, dije dhe solidaritet ia thyen huntë armikut”, do të bëheshin udhërrëfyes për të tetë fëmijët e tij.
Edhe Bekimi, thotë Fatmir Fehmiu, ka pasur këtë specifikë.
“Diletantizmin, thashethemet, dembelinë nuk i ka pasur në qejf, sepse sikur të gjithë ne e ka pasur devizën e babait”, ka thënë ai.
“Ai ka qenë aktor botëror, por kurrë nuk ka rrahur gjoks ‘kush jam unë’”, ka shtuar Fatmiri, për të vënë në pah edhe modestinë e vëllait të tij.
Veprat e aktorit më të madh shqiptar, për vëllanë e tij nuk u takojnë vetëm shqiptarëve.
“Ai kurrë nuk e ka potencuar kombin, por njerëzoren. Ka shëtitur botën, por për të nuk ka pasur dallime. Kultura nuk ka kufij nacionalë. Vlera e një vepre në qoftë se nuk e ka vlerën njerëzore ajo s’është asgjë”, ka thënë Fatmiri.
E internuar nga pushteti, familja Fehmiu do të shtohej me tre djemtë në Sarajevë. Qershori është përsëri muaj që rikthehet. Në vitin 1939 atë muaj familja do të shpërngulej në Shkodër, ndërsa në qershorin e dy viteve më vonë në Prizren. Shkollën, Arsimi do ta niste në Sarajevë, Fatmiri në Shkodër e Bekimi në Prizren.
Arsim Fehmiu, po ashtu profesor universitar për kulturë fizike, thotë se Prizreni ka pasur pa dyshim ndikim në zhvillimin e mëtejshëm të aktorit. Mes tij dhe Bekimit ai gjen ngjashmëri.
“Ne të dy kemi qenë më të gjallë, e Fatmiri dhe Bashkimi kanë qenë të mirët e shtëpisë”, thotë ai tek vë buzën në gaz.
Pas babait, boshti në të cilin familja ka qenë e lidhur ka qenë nëna e tyre, Hadije Xërxa Fehmiu, së cilës Bekimi do t’ia dedikonte edhe librin e tij të parë.
“Ai e kishte ndërtuar edhe shtëpinë enkas për të. Kur vinte rrinte aty”, ka thënë Fatmiri, teksa kujton një moment.
“Ka ndodhur që të shkojë në Hotel Grand, vetëm për të mos i prishur qetësinë nënës. Ai punonte tërë natën”, thotë ai tek pushon një grimë.
Kosova nuk ka ditur të shfrytëzojë kapacitetin intelektual dhe artistik të Bekim Fehmiut. Fatmiri, kujton kur vëllai i tij kishte ardhur në Prishtinë, për të dhënë kontributin me rastin e themelimit të Degës së Aktrimit më 1968.
“Mirëpo specifikat e ambientit tonë janë dembelia e mospuna. U ka dhënë detyrën studentëve, ka shkuar në disa obligime të tij dhe kur është kthyer detyrat nuk janë kryer. Kjo ka qenë e papërballueshme për etikën e tij të punës”, ka thënë ai.
Shpesh, sipas Fatmirit, kur Bekimi kthehej nga Kinemaja ABC, ku gjatë vizitave të tij kalonte kohën e lirë, ishte i dëshpëruar.
“Thoshte ‘ç’është me këtë milet’. Dilte plot energji, e kthehej i demoralizuar. Mirëpo vinte këtu dhe gjenim kënaqësinë e bënim shaka”, ka thënë ai.
Nga urimet për ditëlindje, deri te lajmi tragjik
Motrave e vëllezërve Fehmiu asnjëherë s’u ka bërë vaki t’ia harrojnë ditëlindjet njëri-tjetrit. Besa, Shpresa, Bashkimi, Bekimi (tashmë të ndjerë) Arsimi, Fatmiri, Afërdita dhe Luljeta ose do të bëheshin bashkë, ose do të uronin me letra a telefon. Arsimi e Fatmiri thonë se në këto festa ka mbizotëruar modestia dhe spontaniteti.
“Me hallva e bakllava, jemi mbledhur këtu”, thotë Arsimi. “Thjesht modeste, pa ndonjë gjë spektakulare”, shton ai. Pa menduar fort kujton herën e fundit që kanë uruar ditëlindjet me Bekimin, në qershorin 2010-s.
“Ai e ka ditëlindjen më 1 qershor. E pata thirrur dhe i thashë: ‘Urime, ishalla 174’. Se ashtu ne u shtonim vjetëve që i kishim edhe 100. Gjithmonë”, kujton Arsimi. Bekimi atë ditë kishte pasur një kërkesë, të pazakonshme. Donte t’ia uronte atë ditë, ditëlindjen vëllait të tij, edhe pse e kishte dy ditë më vonë.
“Nuk bën, i thashë. Po e lëmë të më thërrasësh pasnesër e të ma urosh. A mos dëshiron që edhe Fatmirit t’ia urosh tash për të 29-in?”, kishte qenë përgjigjja në formë urdhri të butë.
“Më thirri për ditëlindje, si zakonisht. Më tha që është duke ushtruar dhe se do të vijë shpejt në Prishtinë”, thotë Arsimi.
Fatmiri me Bekimin dëgjoheshin së paku 2-3 herë në javë. Hera e fundit ka qenë 3 ditë para se aktori i madh shqiptar ka marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës.
“Ka qenë e shtunë. Dhe i thashë kur po vjen, pa diktuar ndonjë gjë që s’është mirë. Tha kësmet. Por vetëm tri ditë më pas bëri vetëvrasje”, ka thënë ai, teksa sjellë nga kujtesa momentin kur ka kuptuar lajmin për vdekjen e të vëllait.
“Më thirri së pari një komshi i motrës e më tha nëse kam parë lajmet në ‘B92’. Më thirri edhe Milazim Salihu, e më pyeti kur po vjen Bekimi. Të dy e kishin ditur, por nuk ma thanë”, kujton Arsimi.
“Më vonë, rreth orës 4:20 pasdite më thirri Branka (bashkëshortja e Bekimit v.j.) dhe më tha: ‘Bekimi na la’”, ka vazhduar Fatmiri rrëfimin, teksa natyrshëm zvogëlon ritmin e bisedës. Lajmin tragjik Fatmiri do t’ia kumtonte edhe Arsimit.
“Kur më tha Fatmiri se Bekimi na la…u preva. U shqetësova shumë”, ka thënë ai. Nuk ndalet për të rrëfyer ceremoninë modeste të cilën e kishte lënë amanet vetë aktori me nam.
“Erdhi familja e tij nga Beogradi, bashkë me urnën të cilën e vendosëm në shtëpinë e nënës, aty ku ka qenë edhe kufoma e saj, e dy motrave dhe e Bashkimit. Na treguan si ka qenë ngjarja. Ceremonia ka qenë e shkruar në amanet, pa kurrfarë publiciteti. Uliksi (i biri i Bekimit v.j.) ka hedhur hirin në Lumbardhë, të shtunën në mëngjes”, ka kujtuar Arsimi.
Vizitat e qershorit
Por Fatmiri e ka kthyer kohën edhe një vit më parë, në kujtimet e tij.
“Parvjet ishte këtu. Dilte më rrallë për shkak të një gjakderdhjeje që kishte pasur. Mirëpo dukej mirë. Një ditë dolëm për të mbledhur kajsia në anën tjetër të shtëpisë dhe atij i rrëshqiti këmba. I thashë, o djalo?! Tha, unë jam Tarzan. Nuk ka pranuar të jetë i sëmurë”, ka kujtuar ai.
Sot, të dy vëllezërit do të zënë vend në këndin e Bekim Fehmiut, në Kinemanë ABC në kryeqytet ku aktori kalonte kohën e lirë, çdo verë që vizitonte Kosovën. Një fotografi e tij, një libër kujtimesh, kafeja me pako të cigareve dhe një gotë ujë të gazuar do të jenë mbi tavolinën që tashmë është bërë “pronë” e aktorit me nam. Aty do të bëhet edhe promovimi i botimit në shqip të librit “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”. Do të shfaqen edhe disa nga filmat ku aktori me nam ka qenë protagonist. Familja, të shtunën që shkoi kanë qenë në Prizren, ku kanë bërë homazhe për Bekim Fehmiun, pikërisht në vendin ku është hedhur hiri i tij.
Ndërkohë, edhe Teatri Kombëtar i Kosovës nga ora 11:00 organizon homazhe për aktorin. Një libër i kujtimeve dhe shfaqje të filmave në foajeun e këtij institucioni do të jenë aktivitetet kryesore. Në mbrëmje, premiera e baletit “Ballo për diplomim” do t’i dedikohet aktorit të ndjerë.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi