Kush është në linjë
2 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 2 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

March 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Një Botë, një Etikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një Botë, një Etikë

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 2:05 am


Humanizmi është një, Bota gjithashtu ; e pra respekti ndaj veçorive duhet të çoj në bashkim të ngjashmërive e jo në një njohje të së drejtës për të qenë ndryshe. Kjo e drejtë është e pacënueshme dhe andaj, etika univerzale duhet të ngritet dhe të kërkoj ngjashmëritë që bashkojnë dhe sublimojnë humanizmin.

Që nga vetëdijësimi, në meditimet e njeriut fillon të ngritet çështja e njësim-bashkimit dhe ndarje-veçimit. Me Platonin e këndej nisin të vihen re pyetjet rreth të veçantës dhe të përgjithshmes në pikëpamje të identitetit. Kjo ngrit lëvizjet dhe qëndrimet e shumta rreth ndarësive dhe shkrirjeve të tyre në favor të bashkimit apo univerzalizimit. Pretendimet se e drejta e të qenunit i ndryshëm është liri dhe vlerë e lartë, shiquar në thelb, janë sa të tepruara aq edhe degraduese, mashtruese dhe pluhur në sy. Dallimet egzistojnë dhe duhet respektuar me çdo kusht, mirëpo kjo nuk don të thotë se kjo është kusht për mirëqenie mbi rruzullin tokësorë. Njerëzimi është ngulfatur dhe po ngulfatet nga pikëpamje të tilla që në kohërat e moçme gjer më sot. Dalimet racore, fetare, kombëtare nga një anë dhe nga ana tjetër ata shoqërore : në të pasur e në të varfur, të fortë e të dobët, të dijshëm e të padijshëm, të aftë e të paaftë (invalidë) të mirë e të këqinj, femër, mashkull e çkamos akoma. Flas këtu për dallime të cilat duhet të shkrihen nga etika gjithëbotërore duke u përqëndrar në moralin dhe kushtin e njësimit të kategorizimit të njeriut dhe sistemeve të ndryshme shtetërore e kulturore. Çdo veçori e lartëpërmendur duhet të çoj drejtë barazimit e respektit të ndërsjellë.

Trumbetimi i të drejtës, lirisë dhe vumjes para të dallimeve është në thelb, teori zhgënjimtare se ajo nuk mban themele morale të duhura pasiqë në këto slogane hyjnë psh. liritë e llojit të viteve komuniste, ato të një « revolucioni » 68-sh si dhe lëvizjet drejt miratimit të ligjeve dhe debateve mbi homoseksualitetin dhe të drejtën e tyre të jenë « ndryshe ». Këto veçori duhet parë dhe trajtuar si veti bashkuese e të hiqet dorë nga etika e çartur se duhet dhënë të drejtë dikujt të ndryshëm. Dallimet e këtilla janë prezente pa dyshim por pse nuk nisemi nga ajo që është e përbashkët apo e ngjashme dhe të drejtat e çdokuj të jenë univerzale ose së paku brenda një sistemi shtetëror.

E drejta për të qenë i ndryshëm, i tjetër race a kombi, feje ose gjinie është e drejtë e plotë dhe e pacënueshme e çdokujt kështu pra, kjo e drejtë duhet të gëzohet nga vetvetiu me tjetrin e të tjerët që janë të ndryshëm. Në rast të kundërt, diferencat krijojnë shtresa hierarqike në të njejtin sistem politik si dhe në sistemet e ndryshme në botë e kjo krijon anomalinë e shkallëzimit të panevojshëm dhe të rrezikshëm në nivel botërorë. Nga kjo, konkludimi se shoqëria e sotme duhet të ngrihet në themele të reja etike dhe juridike duke kërkuar të drejtën për të qenë i ngjajshëm me tjetrin, natyrisht duke ruajtur veçoritë e identitetit por duke ngritur afërsi reciproke që do të mundësonte një barazpeshë të drejtave të njeriut në botë. Dallimet që dikur dhe sot trumbetohen si pasuri janë vetëm kundërshtime e kundërthënie të ligjeve dhe teorive të thurrura mbi veçoritë si pasuri dhe moral i rendit modern në botë. Thirrjet për të vënë në pah të drejtën për të qenë ndryshe e i ndryshëm, sjell dallime të padurueshme mesnjerëzore se kjo u shërben si burim qarqeve të së djathtës së skajshme dhe asaj që është e afërt me të. Në raste të pavolitshme ekonomike dhe politike, janë edhe shum lëvizje e shoqata të tjera që ngrihen në spjegime e pasqyrime të të gjitha llojeve për të ngritur çështjen e diferencave për përfitime politike ose për tërhjekje të vëmendjes nga problemet e vërteta në gjiun e tyre. Tash dallimet më janë aty për të ju treguar rrugën të « tjerëve ». Çdokush në vend të vet dhe çdokush ku e ka vendin. I huaji; arabi, francezi, shqiptari, gruaja, homoseksuali, fukarai e çkamos akoma. Beteja soc-filozofike për të drejtën dhe liritë e barazitë e të qenunit « ndryshe » vetëmse sollën çartjen e formulës së bashkimit të cilin duhet me pas guxim e me e thënë haptas. Në një shoqëri moderne e demokratike, është më se e vlefshme të respektohet çdo kush por veçoritë nuk duhet të merren në kahje të padëshirueshme. Krahas njohjes së dallimit, është a patjetërshme të krijohen kushte që veçoritë të bashkohen. Në botë, etika e re duhet formuar në themelet e ngjashmërisë dhe jo të veçorive. Të drejtën që gëzon nëri të gëzoj plotësisht edhe tjetri. Cungimi e cënimi i të drejtës për të patur atë çka ka njëri të ketë edhe tjetri, qoftë ai kinez o shqiptar, gjerman o amerikan, nuk duhet dhe nuk mundet të qëndroj në sistemin e ri botëror. Kjo etikë, duhet të jetë imperatif i kohës dhe i ardhmërisë. Demokracia, nëse don të qëndroj si e tillë, sot a nesër, do të detyrohet t’i këthehet formulës së të drejtës për të pasur të drejtë. Shoqatat jopushtetare duhet të jenë të parat që marrin guxim akoma më të madh në krijimin e kushteve të këtilla bashkuese dhe barazuese në mes klasave, pakicave dhe shteteve në botë.

Himnizimi i vlerave evropiane dhe verioamerikane është totalisht i kundërt me vlerat që duhet të ngriten në botë. Nuk ka vlera mbi vlera dhe andaj ata nuk mund të jenë barometër e model për gjithë njerëzimin. Kuptohet ligjet janë të përbashkëta në një shtet a sistem dhe të gjithë duhet të respektojnë këtë, por nga kjo, të thurren ndalesa për vlerat kulturore të pakicave nuk i përket as ligjeve as miteve. Demokracia dhe e drejta univerzale do të jetë e tillë atëherë kurr një mëhallë sa e vogël që të jetë, të ketë për shembull të drejtën të ngren tempullin e vet, të flet gjuhën e vet, natyrisht duke mos patur nevojë të kërkoj leje për tempull ose për gjuhë amëtare se ajo i takon vetvetiu, sikur që i takon pjesës tjetër të qytetarëve shumicë të një shteti apo sistemi shoqëror. Veçoritë janë pasuri dhe e drejtë e të gjithëve dhe ata marrin fund në momentit ku fillon e drejta publike e të gjithëve dhe për të gjithë. Derisa njëra palë që njeh dhe trumbeton të drejtën e të qenunit ndryshe por ruan për vete bukën e grunjt e tjetrit ia ndalon me çdo kusht, se buka e grunjt forcon e me këtë, vëndohet në rrezik bota nga se « ai me veçoritë e veta» është i egër e mund të zhduk njerëzimin, janë krejtësisht çështje dhe teori mizore që sillen nëpër qarqe të ndryshme në botë.

Nëse ju kujtohet akoma, në klasët e fillores mesonjim se një mollë e një dardhë nuk bëjnë dy molla as dy dardha (x+y…) por së fundi ata bëjnë gjithësesi DY pemë e nëse vazhdojmë, do të kemi dy objekte të ngjajshme ose më pak të ngjashme e kështu me rradhë. Tani i këthehem njeriut me veçoritë e tij dhe marr shembull me të njëjtën logjikë matematikore : një pjesëtar i ngjyrës se zezë dhe një i ngjyrës së bardhë do të themi nuk bëjnë dy të zi e as dy të bardhë, por ata bëjnë DY NJERËZ që meritojnë të drejtat e tyre pa patur nevojë që t’i jepen nga njëra palë. Këtu nënkuptohet edhe e drejta e veçorisë kombëtare fetare e gjinore. Dy fe bëjnë dy fe por NJË grup besimtarësh ; një mashkull e një femër bëjnë dy qenie njerëzore e pse njëri paska vëndin në kuzhinë e tjetri mbi divan? Nga këtu përfundimi logjik se veçoritë bashkojnë dhe duhet pa asnjë ngurim të ndërtojmë edukatë univerzale drejt bashkimit dhe jo drejt një të ashtuquajturës njohje të së drejtës për dallim se dallimi në mes të mollës e dardhës egziston dhe është jashtë çdo etike humane t’i referohemi një etike të tillë të njohjes shoqërore.

Vlerat vetanake fetare, racore, kombëtare, gjinore..., janë veçori që kërkojnë respekt të ndërsjellë dhe bashkojnë njerëzimin. Humanizmi dhe etika nuk lejojnë trajtime të tjera.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi