Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Zanafillat e letërsisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zanafillat e letërsisë

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 1:54 am

Në historinë e civilizimit, më së pari paraqiten forma të llogaritjes si pararendës të shkrimit. Sumerët dhe Elemitët qen ata që filluan të përdorin llogaritjen me anë të sistemit të zhetonave në argjil. Vetëm nga viti 3300 p.e.s paraqitet një shkrim i vërtetë që vazhdoi të zhvillohet pandërprerje… Në fillim qenë vizatimet-shenja, pra piktogramet të cilat të ndërlidhura me një tjetër, e për të shprehur një ndodhi apo ide, quhen ideograme, që do të thotë, shenjë-ide.
Nga viti 3000, fillon përdorimi i ideogrameve me vlerë fonetike të quajtura edhe silabike dhe kështu, tani hasim një shkrim në përsosje dhe që arin formën kuneiforme (formë kungji) kështuqë fillon të zbatohet në lëmi të ndryshme : kontrata, dokumente, fe , punime letrare nga edhe na ngeli « Epopeja e Gilgameshit ».
Me zhvillimin e mëtejshëm, ky sistem kuneiformik, rëndohet dhe bëhet tejet i vështirë kështuqë fillon të ngecë për t'ia lëshuar vëndin llojeve të tjera të shkrimit që filluan të paraqiten në këtë kohë.
Shkrimet që i takojnë kësaj kohe të gjetura në disa tableta, sot arijmë ti deshifrojmë me lehtësi por ngelin disa shenja arkaike që janë akoma të « palexueshme » për na.
Më vonë, nga mesi i mijëvjeçarit të tretë, fillon zëvendësimi i komponentit simbolik dhe zhvillohet ai grafik, kështuqë fjalitë e formuara janë të pajisura me të gjithë elementet gramatikore dhe kuptimshmëria e tekstit është e plotë.
Përhapja dhe adaptimi në gjuhë të tjera, mundësoi zhvillimin dhe përsosjen e këtij shkrimi.
Pas hapave të para që u bënë në Uruk, nga vitet 2340, në Akad, fillon përdorimi i shenjave për të shkruar Akadishten, kështu nga kjo kohë gjejmë himnet, mitet, bestytnitë, esetë filozofike dhe epopetë. Megjithëkëtë, duhet theksuar se sumerishtja ngeli gjuhë e shkencës dhe e kulturës gjer me përfunfimin e shkrimit kuneiform.
Alfabeti i parë « i vërtetë » që njohim na sot, është zbuluar në shekullin XIV p.e.s. në Ougarit. Ky alfabet përbën 30 shenja kuneiforme. Mëtej, me arrdhjen e Aramanëve në Mesopotami, u përhap alfabeti i tyre linear shum më i lehtë për ta mësuar dhe shkruar dhe jo më mbi argjil por në papirus. Shkrimi i rëndë dhe i përdorur vetëm nga një numër i vogël skribësh, filloi të lihet pas dore. Kjo njëherit është edhe koha kur ky shkrim pat aritur kulmin e zhvillimit të vet, kohë nga e cila na mbetën në pasuri shkrime të lëmive të ndryshme të shekujve në fjalë. Tekstet më të lashta të historisë së njerëzimit janë të shkruara me shkrimin kuneiform.
Deshfrimi i parë i këtyre shkrimeve daton nga vitet 1833-1845. Henry Creswick – Rawlinson gjatë kësaj kohe ariti të zbërthej tekstin tregjuhësor të gravuar mbi një shkëmb në Behistun, të Iranit të sotshëm.

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi