Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

June 2017
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930  

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kuptimi dhe interpretimi i vuajtjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuptimi dhe interpretimi i vuajtjes

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 1:23 am

Animi nga dhënia veti të shejtërimit vuajtjes vihet re duke filluar nga rastet më të rënda të saja gjer në ato që në vetvete edhe nuk mund te merren si të tilla pasiqë nuk janë të lidhura reciprokisht e në mënyrë të pashkëputur. Të këthehem rasteve kurr vuajtjen e shofim si kalim drejtë lumturisë së dëshiruar. A nuk thuhet se për të qenë e (i) bukur duhet vuajtur (operacionet estetike, tatuazhet, djersitjet e pafundme gjimnastikore, uria - mosushqimi për humbje të peshës…). Në rastet e humbjes të një të afërmi, njeriu përcakton ditët e zisë e kjo në mënyrë të vet, mundëson dalje më të shpejtë nga një vuajtje që mund të merr përmasa dramatike. Në fenë islame për shembull, zia është e ndaluar e kjo mundëson edhe integrimin më të shpejtë në rrjedhat e jetës dhe kështu mundëson largimin nga vuajtja. Si do që të jetë, dallohet dhe duhet dalluar vuajtjen e zisë duke mbjellur në ndërgjegjen më të thellë të unit se zia është e kalueshme dhe jeta ka begatitë e veta dhe të ju rreket gradualisht rrjedhave të jetës që sjellin momente tjera nga vuajtja. Në këtë fushë, hyn edhe vuajtja nga të vuajturit e një sëmurje sidomos kurr ajo është kronike. Kjo gjëndje përfshinë dhëmbjen fizike të vendosur në një organ apo pjesë të trupit që shkakton trauma, frigë për ardhmërinë dhe pasiguri e pritje që duken të jenë të pafund. Kjo shëndron dhimbjen në ankth shpirtëror dhe dalja nga kjo lehtësohet më së lehti me shërim, pra ndërpreje të dhimbjeve trupore por edhe me kërkimin dhe vurjen në pah të aftësive që janë prezente. Në fund, nuk mund asnjëherë të ndajmë totalisht dhëmbjen dhe sëmundjet nga vuajtja. Nuk ka sëmundje organike e cila është e shkëputur krejtësisht nga mentalja. Këta të dyja formojnë një tërësi e sëmundjet qofshin ata edhe pasojë fatkeqsie (sport, qarkullim rrugor, punë) krijojnë bazë psikologjike që në momentin e arritjes së dëmit fizik. Sëmundjet tjera e kanë pikënisjen në psiqikën njerëzore që më parë, kështuqë ajo është pasqyrim i përjetimeve të brendshme shpirtërore e nga kjo tërhjekim përfundimin se nuk ka sëmundje qindpërqind trupore. Krijimi i një plogshtije shpirtërore që nuk kërkon lumturinë e harenë, ndërton kolltukun ku do të vendosen sëmundjet fizike të cilat nuk vonojnë të dalin në shesh e kjo krijon një rrugë të re drejt rritjes së vuajtjes që çon akoma më larg në depresion psiqik. Një « punë », një angazhim i mirë për veten i bazuar në shpirtëroren (praktimi i besimit, arti, nxënia, meditimi), dhe fiziken (sporti) janë parandalimi më i suksesshëm i burimive të sëmundjeve dhe në rastin konkret të vuajtjes shpirtërore.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi