Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


...Konflikti?...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

...Konflikti?...

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 1:13 am

Debatet mbi konfliktin duket të kenë zanafillën e tyre që në kohërat më të lashta por për na, definitivisht njihen shkrimet e Platonit ("Republika") mbi relacionet zotëriu (ose pronari) / robi. Në kohërat më të reja, gjegjësisht me Hegelin, në "Dialektika e të zotit (pronarit) dhe skllavit" fillon një epokë e re e spjegimit më të kompletuar të konfliktit.
Konflikti, është gjendja e tejkaluar e izolimit. Në këtë stad, flasim për situatë të bllokuar nga kacafytje të marrëdhënieve me tjetrin, duke patur gjithëmonë parasyshë se këto marrëdhënie tani janë të zhvlerësura dhe si të tilla nuk plotësohen e kjo lind konfliktin: këtu flasim për konflikt ku unë është në konfrontim me një unë tjetërpa patur të bëjë me forcat fizike dhe mjeteve tjera. Konflikti zgjat pa asnjë përjashtim, gjer në arritjen e shkallës mbisundim/skllavërim. Si që përmenda, konflikti nuk ka të bëjë me forcat fizike o teknike por, në pikë të parë me vullnetin e mëtej guximin, inatin dhe dëshirën. Dy "unet" që përplasen me shiqim të egërsuar dhe që përfundon medoemos me lëshim pé të njërës palë. Njëri "unë" është dominuesi e tjetri i skllavëruari. (Tezë e shtjelluar nga Hegeli).
Henri Laborit, ( 1914-1995), kirurg, neurobiolog, eutonolog dhe filozof, qëndrimin konfliktual e ndanë në tri qëndrim-sjellje:

Një shembull të bukur mbi konfliktin është kalimi nëpër një fazë dyluftuese të shiqimit në sy mes dy uneve; unit un dhe unit tjetri. Në mes të Sartre-it në një shtjellim të bukur që bënë në veprën e tij "L'Être et le Néant", pjesa e 3të, Gallimard), dhe një kallëzimi nga jeta e vet e një profesori të pensionuar, e zgjodha ngjarjen nga jeta e vërtetë, pra përjetimin e profesorit të dikurshëm. Relacionet që pasojnë nga kjo ngjarje, prodhojnë dhe themelojnë efektin dominues/i dominuar. Në vijim, për të shtjelluar marrëdhien konflikt, po kaloj nëpër skicën e shkurtër të përjetimit gjatë sekondave të dyluftimit vizual të profesorit X.
… Ky vit, solli modën e fundeve mbi gjunj e unë me të pesëdhjetat e mia, kisha ëndjen ti fiksoj të rejat. Asgjë nuk më pengonte të harrohem mbi lëkurën e bukur të këmbëve joshëse. Kësaj rradhe u "kapa" për shiqimin e një bukuroshje që afrohej… Dhe ajo nuk dij nga dhe si më kapi për shiqimi. Mirësjellja, apo më mirë të them morali i kohës, donte që femra t'i lëshoj sytë. Ajo ecte në drejtim timin dhe nuk mposhtej dot para shiqimit tim të etur. Po pra të etur, se kështu jam unë në natyrën time: atë që dua nuk e ngulfas. Dhe në afërsinë ekstreme, sytë më ranë për tokë. Ajo kaloi pranë meje duke ndjekur rrugën e vet. E ndjeva vehten të humbur. Sa i vogël që jam!!!. Hop! Paska akoma dikush…! Nga këndi, një i ri kishte parë këtë gjendje. Tani e kapa vehten ngushtë. Ai sikur me sytë e tij ngjyrë kafje më përbuzte. Duheshte ti tregoj kush jam. Vetëm kështu do të çlirohem nga ndryrja në duarët e tij. Ia ngula sytë vengër, durova shigjetat e kafta aq sa ata u mposhtën. Djaloshi pëlpiti kapakët e syve dhe dredhoi shiqimin e u largua pa fjalë…Unë u çlirova. Faji është i tij… Një sekondë më parë unë ishe "gjeza" e tij. Pasi perballova at shiqim poshtërues, e shëndrova atë në skllav timin. E di, barra e fajësisë dhe nënshtrimi i ngelën atij… I ngrati as që mund ta çel gojën të flas
Shohim njëherit se konflikti drejton pashmangshëm drejt marrëdhënive të reja relacionale. Krijon vlera morale dhe sjellje shoqërore e kjo ndërton e rindërton themele të tjera ndërnjerëzore. Shëndron në "objekt" dhe në fajtor; në sundues dhe të sunduar…

Reakcionet e ngjallura nga shiqimi, nga të qenurit i pamë, i vërejtur, është nevojë e patjetërshme e Unit. Kjo ngren vetëdijen e egzistimit. Është nevojë e pazëvendsueshme e njeriut. Fakti i të qenurit gjithëmonë i pamë, se shiqimi i jashtëm na përcjell pa ndërpre forcon unin dhe e shoqëron gjatë jetës. Njeriu është tani UNË me të gjitha pasojat që formohen në të. I dashur, i urryer, i toleruar, i gërditshëm…, pra prezent gjithëmonë. Kjo njohje është kërkesë e pashlyeshme e subjektit. Dëshirë dhe nevojë për të qenë i njohur dhe i trajtuar, dëshirë që njeriu e kërkon me ngulm se kjo e bën që të jetë i pranishëm. Kjo është kërkesë e dhunshme dhe dhunë në vetvete sepse kjo është forma e parë që krijon relacione dhe pra në rastin konkret, konflikte. Shiqimi fton në dyluftim, në pasion, në dashuri dhe në të gjitha format tjera të marrëdhenieve ndërnjerëzore. Kur jemi te konflikti, themi se shiqimi ka rolin kryesor të themelimit të gjendjeve të shkallëzuara shoqërore dhe shpirtërore. Armiqësia e parë e njeriut ndaj njeriut lind nga « matja » në shiqimin luftarak. Askush nuk pranon të jetë objekt i tjetrit por mungesa e dëshirës dhe e vullnetit, mungesa e qëndrimit përballë situatave të tensionuara dhe nënshtrimi para tensioneve, shëndron subjektin në element të tjetrit subjekt.

Këto lloj relacionesh në fakt janë relacion i ndërprerë por i pranishëm gjithësesi. Ajo shkakton reakcione së paku pasive të vazhdueshme ndërpalëshe.
Konflikti vendos dhe prodhon qartësisht dy unet. Kjo na çon në një analizë të situatave të shpeshta ku bëhet tretja e unit me një unë tjetër dhe "afrim" më i ngushtë me turmën. Faktikisht, kjo nuk është afrim me turmën dhe nuk prodhon jetë e situata jokonfliktuale. Marrëdhëniet më të ngushta nuk arrihen me anë të identifikimit me masat. Kjo vetëmse shkrin dhe shpërfytyron unin. Në këtë un të shkrirë ngelën vetëm prirja për të bërë si « të gjithë », më drejtë, të mendojmë si tjerët, të sillemi si tjerët dhe të « ndahemi nga të tjerët vetëm me zgjedhjet « e bukur dhe jo e bukur ». Uni i këtillë ndjek rregullimet e ngritura shoqërore pa gjykuar vet për ta, duke krijuar relacione kofliktesh të heshtura dhe amortizim vetanak. Duke ndjekur turmën, uni flijon UNIN e tij. Në një gjendje të këtillë shndrrohet në një « çdokush » që kërkon vetëm atë se ç’mendojnë të tjerët, të bëj si të tjerët dhe të sillet si të tjerët. Këtu qëndron modeli që ndjek uni i shkrirë në turmë. Heidegger thot se njeriu i zhytur në turmë, disponon me mundësinë të ndjek të përgjithshmen dhe të humb unin e vet. Shkrirja në masa, çon në një barazim të vlerave dhe normave të ngritura. Ajo njëherit mbjell një ngurim të daljes jasht tyre si dhe krijon një hapësirë për biseda - llafe që nuk çojnë më larg se: « sot mot i mirë"; "dje nuk pamë diell » dhe « risi » që nuk dalin nga banaliteti i zakonshën. Këtu nuk egziston aspak anim për ndonjë ideal apo arrijtje tjetër madhore. Konstantja apo qëllimet janë po aq banale sa edhe dialogu. Kujdesi i jepet asaj se çka do të mendojnë e çka thonë të tjerët për mua. A i largohemi konfliktit me këtë sjellje? Gjithësesi që jo. Këtu vetëmse nështrimi është i thjeshtësuar pasiqë nuk ka bashkëbisedim të vërtetë. Bashkësedimi i vërtetë egziston atëherë kur ballë për ballë gjinden një UNË me një UNË tjetër, do të thotë dy vetë që janë koshientë se kanë diçka të thonë, të propozojnë, të vendosin...
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi