Kush është në linjë
7 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 7 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 1:05 am

Duke u nisur nga vet jeta për të cilën njeriu nuk ka ndonjë spjegim përse filloi në gjenezën e saj; përse ajo është e pse të jetë e tillë si që është (digresion i shkurtë: spjegimet fetare janë të qarta në trajtimin e kësajë pyetje: Zoti i krijoi të gjitha dhe padyshim se kjo është një e vërtetë e shenjtë) do të thonjim se vet një diçka e tillë është absurdi themelor i pasuruar me ndjenja të cilat nuk mund të jenë më dukuri e quajtur absurd. Vuajtja pra nuk është një dukuri absurde pasiqë njeriu vuan, e kjo ndjenjë është prezente që në momentin kurr jemi koshient se jeta është një botë e pasur plotë me "pse" të cilat udhëheqin, robërojnë dhe lirojnë njeriun nga gjendje të krijuara prej ngacmimeve të jashtëme ose nga vet brendia shpirtërore. Kështu ndjenja vuajtje, e ardhur nga pikëllimi ose nga një gjendje shpirtërore e krijuar nga UNI, nxit lëvizje dhe justifikon të qenunit gjallë. Shum mendimtarë laikë e besimtarë, tentuan dhe patën sukses të madh (kanë edhe sot), kurr e shejtërojnë vuajtjen. Mirëpo, kjo është vetëm një spjegim i pa themel sepse gabimi është evident. Vuajtjet e profetëve nuk janë tjetër vetëm se dhimbje, në të parën fizike e mandej vuajtje për besimtarët e tyre ose më mirë, dhëmbje për ata që nuk besuan sa dhe si duhet, dhembje për ata që nuk besuan aspak. Profetët nuk vuajtën pse nuk kishin besimtarë në numër të madh ose për mungesë të diçkaje vetanake por pse njeriu nuk ishte besimtar që do të thot se ata ndienin dhembje për neriun e jo për një shprazti a pikllim, si që thash, vetanak. Në këtë kontekst janë përzier edhe flijimet nga vetja që kanë bërë profetët e heronjët për një kauzë që asesi nuk mund të konsiderohen si vuajtje. Ata flijuan nga vetja e flijimi për ideale është harmonizim i jetës dhe lumturisë për të arritur vlera të caktuara të shenjta. Përmenda këto të thëna sepse tendencat për ta paraqitur vuajtjen si diçka të shenjtë që çon në lumturi në jetën tjetër, janë të pa thelb dhe studim i pathelluar fare. Kush vuan në këtë jetë do të jetë i lumtur në jetën tjetër, është absurd në vete dhe duhet mënjanuar me çdo kusht. Vuajta nënkupton gjendje të rëndë ose të rënduar shpirtërore që pasohet pa dyshim nga gëzime e lumturi dhe kjo është cikël i pafund. Njëriu duhet të mësoj t’i adaptohet ndërrimeve që arrijnë pa ndërpre dhe të kërkoj e të anoj lumturinë. Nëse fitohet xhenneti, ai fitohet me lumturi e gëzime se atëherë aktiviteti pozitif është në kulminacion. Në vuajtje njeriu ka shum pak gjallëri për t’iu dhënë ndihmës së tjetrit, falje-lutjes Zotit, dhënies lëmoshë. Në robëri mungojnë të gjitha e njeriu vuan. Në këtë degradim, nëse ai zgjat nuk ka jetë të lumtur në amshim se ajo arrihet me punë e jo me shtyrje veten në hall. Duket se qëllimi i numrit më të madh të filozofëve dhe teologëve ishte dhe vazhdon të jetë dhënja kahje vuajtjes me shpresë se kjo ndihmon të kuptohet ajo e me këtë të tejkalohet kjo gjendje. Është akoma një mashtrim një soditje e tillë se edhe po që kuptohet pse-ja dhe çka-ja e vuajtjes, nuk do të thot se njeriu e flaku ate. Numër i madh mistikësh, mundohen të tejkalojnë pikëllimin e vuajtjen duke kërkuar nëpër labirinthet e format e ndryshme të krijimit ose vetkrijimit në njëri të shenjt dhe abstenimit nga begatitë shpirtërore me qëllime të pastrimit të tij dhe gjetjes së shpëtimit nga vuajtja në jetën tjetër; mënyrë kjo që shpërfytyron dëshirën për jetë të hareshme. Të insistohet se vuajtja e dikujtë është e dërguar nga Zoti sepse kështu personi shpëton miliona njerëz, krijon humnerë humane dhe çvesh krejtësisht adeptët nga realiteti jetësor në mos, krijon mitomanë të cilët i zvoglojnë gjasat e rimëkëmbjes vetanake si dhe sajojnë ndërlikime shoqërore duke u dhënë, në të shumtën e rasteve sektizmave të errëta e pa ndonjë zgjidhje për ardhmëri fatlume. Dhënja vlerë morale dhimbjes gjer në shejtërim iracional, ngatëron fijet se këto pohime shkëpusin subjektin nga gjendja e mirëfilltë faktike. Vuajtjes njeriu nuk i ik, ai e kërkon ndoshta atë, sidomos nëse i tregojmë atij, si thot Nietzsche, se vuajtja është ndjenjë e mungesës së diçkaje më të mirë. Nëse njeriun që ka kapluar vuajtja nga mungesa materiale, e që vendos të ndërmarrë masa për dalje nga situata, ai praktikisht nuk vuan më por hulumton gëzimin, lumturinë. I njëjti qëndrim, e njëjta logjikë duhet mbajtur e çfar do lloji qoftë nisma dhe qëndrueshmëria e vuajtjes. Duhet kërkuar të gjendet e kundërta e asaj që prodhon vuajtjen. Projekte të këtilla nuk kërkojnë shum zbulimin e vuajtjes; ata kërkojnë daljen nga ajo duke u kapur për zhdukjen e shprazëtirës me ndihmën e dëshirën për të patur atë që mungon, atë që plotëson një dëshirë.

Kurr flitet për ta kuptuar vuajtjen, çka është vuajtja e sidomos kurr kërkohet të dihet e njihet ajo në kohën që përjetohet, të dihet pseja e saj; do të thotë se subjekti mundohet të ik nga kjo gjendje. Të ik, duke lëvruar në të kaluarën, të tashmen dhe në të ardhmen. Në thelb, nuk është kjo thellim për të kuptuar vuajtjen si dukuri shpirtërore por për të kuptuar prejardhjen e saj dhe «pse mbi mua?». Natyrisht, shpesh kërkohet ndihmë nga jashtë e spjegimet gjithëmonë kanë ngjyrat e ndihmësit. Psikiatri do të kërkon një ndodhi tragjike e sidomos një traumë (apo trauma) në të kaluarën, sidomos atë të hershme si pikënisje, mjekë popullorë e religjiozë të ndryshëm, do të flasin për magji (sihir) e magjistarë e ata më të devotshmit në fe do të thonë se vjen nga Zoti kurse nutricionisti gjen mungesa ushqimore të tilla ose të këtilla. Sidoqoftë, nga momenti kur kërkohet kuptimi, sqarimi e prejardhja dhe pse-të e pranisë së vuajtjes e posaçërisht shiqimi i vuajtjes drejtpërdrejt, pra shiqimi i vetes që përkthehet me pranimin e vuajtjes si ndjenjë dhe pjesë ciklike e jetës, fillon shkrirja dhe dalja nga labirinthi i saj.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi