Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Lufta e drangojve me kulshedrat....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lufta e drangojve me kulshedrat....

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 18, 2011 12:59 am


Gojëdhana shqiptare



Mur nâna djalin sugar dhe u nis t’u çoj bukën argatëve n’ar kto ditë me vapë t’fillimi të verës.

-Nânë, të shkojmë udhës madhe, nânë…

-Larg i vjen anej, paja nga të thom un

-Nânë, të lutna…, po më mer në qafë, të lutna nanë eja knej.

Ajo nuk ngjoi lutjen e t'birit dhe vazhdoi shtegut përmes trup e trup fushës. Por nuk zgjati dhe qilli u mlue me mjeglla të zeza. Kur duhej me kalue pronin e kullun që përshkonte fushën, djali u zhduk paprit e pa kujtu. Nami zhdrypinga havaja... Mumrimë e vetimë. Zjarrmi ju dha çillit e tokës. Kulshedrat e tubune sulmonin nga tona ânt e me fuqi t’madhe. Beteja u shpërngul mbi liqenin dhe shkozën Botushës. Kulshedrat e idhnume gjujtën me rrufetë e tyne mas drangojve po kur panë se po hupin luftën ata ja lshun zjermin grykës për ta shpërthy e me myt krejtë popllin e ân’s rekës që i than prej atherë Rek’e Keqe. Drangojt u tubuan edhe ata me nimue mes veti dhe banin sa mrinin kreshta e lisa e gjunin në Grykë e nuk lanë me u bô dom i madh në popull. Dy kije, drangoj se drangoj ka edhe nga krejt gjot e gjalla e jo veç në njerëz, me brinat e tyne sa mun rroklluen lisa e kreshta dhe ujt e liqenit nuk u derdh mo rekës e shpëtoi kejt poplli me sa e kap me Erenik, me Dri e tej n’deti.


Thojnë se ni drangu e ka fuqinë sa katërdhetë të llojit të vet. Po po gjithmonë ata shohin dâm nga kulshedrat e pra masi jan të llojit fisnik i largohen luftës e veç nimojn njerzit dhe krejtë gjon e gjallë n’tok , n’ujë e n'hava. Po ata i prujnë edhe bimët e krejt mbjellat n’tokë e n’ujë,

Ju largohen përherë kulshedrave se ata bojnë dam dhe sa herë që ni drangue t’kaloj pran venit tyne ata bojn hygjym dhe nisin luftën. Po n’kët luftën e sodit që zgjati nga dreka e tej nesrit në lindje të dellit, drangojtë luftun me nijet ti farojn nga kjo ânë kto kulshedra të zeza me shtat krena dhe i vranë krejt sa ishin tubue. Thon se jon kôn katërdhet e njo e veç çaj njoshi metun gjallë e e plagost e e kan dënue me jetue n’shpellë t’veten e mbyllne pa të drejtë me dal mo nga aty e me pa dritë dielli kur.

Drangojtë u vranë shum edhe ata… Gjallë ngelën veç tetë nga katërdhet e dy sa ishin në luftë.

Dranguja i ri, n’mëngjes kur dilli prap u duk n’hava, u kthye n’shpi, i plagosun leht po pa pasoja dhe mejher e mori gjumi me vart lidhne e me kry në prehën të nânës vet
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi