Kush është në linjë
8 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 8 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Mesazh nga Dardania prej Thu Jun 16, 2011 11:11 pm

Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ???


Pse burrat janë jobesnik dhe i tradhëtojnë madje edhe atëherë kur i kanë gratë tejet atraktive. Secili mashkull ka dëshirë të mendoj për veten sikur për një gjuetar të vetmuar të cilit femrat nuk mund t'i bëjnë ballë. Ata që vendosin të mashtrojnë partneren zakonisht e bëjnë këtë për disa arsye...

Pse meshkujt mashtrojne Monotonia

Papritmas i vjen te hunda jeta shtëpiake duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë pyetet, "A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?" dhe krejt rastësisht e ftonë ndonjë femër që e ka kolege apo ndonjë që rastësisht e ka njoftuar që t'i bëjë shoqëri dhe të dalin për nga një kafe. Jeta e tij fillon të ndryshoj. Psikologët i japin disa arsye të llojllojshme për këtë: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan e cila në rradhë të parë kujdeset për fëmijët. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikërinë si pjesë të macho sindromit; -nëse nuk je në gjendje të rrahesh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s'je mashkull.
Mashkulli fatkeq që smund t'i arrij të gjitha këto, tregohet përmes mashtrimit në dashuri.

Kureshtja

Arsye tjetër është kurreshtja. Pothuajse s'ka në botë mashkull që nuk pyetet: "Athua si do të ishte të gjendej në shtrat me ndonjë tjetër femër". Shumë nga ata deri te përgjigjia në një pyetje të këtillë arrijnë kur t'u ofrohet rasti të ndodhen në afërsi të ndonjë shtëpie publike. E nëse ndonjë vajzë atraktive u bie në "lugë" papritmas, atëherë nxitja është vërtet e madhe.

Biseda në shoqëri

Arsye tjetër që mundt a shtyen një mashkull ta mashtroj partneren e vet është edhe vet biseda në shoqëri. Vazhdimisht dëgjoni biseda dhe lavdërime të miqve se si ata kalojnë me femrat e veta! Se si kanë patur shumë femra në jetën e tyre. Dhe nëv end se të ndiheni të lumtur me dashnoren tuaj apo gruan tuaj, mashkulli në të shumtën e rasteve mendon me këtë logjikë: "Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta po ofrojka më tepër se që unë mendoj"... dhe vendos të hulumtoj nga kurreshtja se çka i ofrohet në jetë. Natyrishtë nga përvoja e vet secili mashkull e di se gati çdo ditë ka mundësi të "provohet" diçka e re!

Shtimi i vetbesimit në lidhje të fshehtë

Jeni martuar apo keni zënë femër. Deri në atë çast nuk e keni ditur se a vleni për dikë! Femrat edhe aq hapur nuk ofrohen apo jo. Nevojitet kohë dhe mjeshtri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe të vetbesimit. Ju jeni dashnor apo burr! Nuk do të ndalet secili mashkull në këtë nivel. Do të kërkoj "avancim"! Aq më tepër kur për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh ndonjë lidhje të fshehtë... ndonjë!? Nuk është tragjike të kesh edhe 10 lidhje të fshehta njëkohësisht dhe secilës t'ia bëshë rrafsh! Secila femër shtonë dozën e vetbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar që për fat të keq shumë meshkuj me vetbesim të kufizuar e kanë dhe janë në gjendje të tradhëtojnë aq lehtë vetëm e vetëm për t'iu dëshmuar në rradhë të parë vetes dhe shoqërisë. Përveq tjerash ndikon mënyra se si funksionon sistemi i të menduarit të mashkullit. Po e zëmë se një mashkulli i ofrohet të flej me një femër dhe e ka bindjen se nuk ekziston metoda që dashnorja e tij, apo gruaja ta merr vesh! Çka mendoni, çka do të bëjë ai?

Frika se merriton më shumë!

As nuk keni ide se sa frikohet një mashkull nga lidhja me një femër! Madje edhe nëse është në martesë. Femra e tij, gruaja... është njëkohësisht edhe krenaria e mashkullit. Edhepse dëshiron ta ketë vetëm për vete, dëshiron që ajo të jetë më e mira, më e mençura. Mashkulli nuk frikohet nga obligimet. Krejt ajo në çka bazohet frika e tij është mendimi që rrënqeth: "Mos vallë jam lidhur për gjithë jetën me personin e gabuar"

Çka mund të bëjnë femrat për ta penguar burrin apo të dashurin që mos të shkoj me tjerat

Për mashkullin mashtrimi në dashuri është lojë

Edhe ju mund ta bëni një anketë të thjeshtë në rrethin tuaj. Mosa e pyetni dashnorin tuaj, burrin se a ju ka mashtruar ndonjëherë. Përgjigjia do të jetë padyshim "JO"! Mund ta pyetni nonjë shok tuaj: "-A e keni mashtruar ndonjëherë në jetë partnerin?" Pasi që shumë meshkuj këtë e marrin si lojë, nuk e kanë vështirë të përgjigjen, madje edhe nëse nuk ju njohin, përderisa femrat janë shumë më diskrete dhe të kujdesshme në përgjigje. P.Sh, nëse të njëjtit individë do t'i pyetni: "- A ju ka tradhëtuar ndonjëherë dashnorja, gruaja?", padyshim do të përgjigjen: "-JO, sa e di unë, përndryshe do ta mbytja në vend, apo do të ndahesha me të menjëherë etj etj..." Pra për meshkujt mashtrimi i femrës është gjë tragjike përderisa i mashkullit është lojë. Madje edhe vëllau i gruas apo babai i saj në të shumtën e rasteve nuk do t'ua zë aq të madhe nëse ju sheh se ia tradhëtoni vajzën, me një vajzë tjetër, përderisa ajo nuk di asgjë dhe nuk ankohet! Thjesht për një mentalitet ballkanik (në mos edhe më të gjerë), mashkulli është mashkull dhe tradhëtia seksuale e tij nëse nuk është e tepruar, është vetëm "lojë".
Që nga kohët e hershme ka qenë kështu - "mashtrimi është lojë". Legjenda thotë se Hera, gruaja e Zeusit ka patur probleme me të shoqin ngase ai vazhdimisht kishte mbledhur shumë vajza, i kishte puthuar ato dhe u kishte premtuar nga pozita e vet si zot, shumë gjëra.

Si të parandalohet që mashkulli mos t'ju mashtroj?

Natyrisht secili mashkull dëshiron që gjith jetën e vet ta kaloj vetëm me një femër e cila do të jetë grua e dashur, e ndershme, nënë e fëmijëve të tij, mike jetësore e tij. Krejt çka mund të bëjnë grate si masë preventive është të jenë të kujdesshme. Është shumë me rëndësi që femra të përkujdeset që vazhdimisht në mënyrë shumë praktike të mundohet (së paku të mundohet) t'ia bëjë me dije vazhdimisht se është ajo e vërteta për të dhe jetën e tij. Që nga filimi i lidhjes duhet kjartë tia bëni me dije se e vlerësoni besnikërinë e partnerit dhe se përkundrazi sjellja jobesnike do ta shkatërroj përgjithmonë lidhjen mes juve. Mundohuni që mos ta lëni anash burrin për shkak të fëmijëve apo punës suaj. Të jeni të vëmendshëm në sjelljet dhe shprehitë e tija. Vonimet në punë, kërcimi kur cingëronë telefoni, picpillosja para pasqyrës, blerja e garderobës së re dhe parfumeve - janë shenja që duhet të ua tërhjekin vërrejtjen! Nëse edhe raportet tuaja seksuale janë të ngrira, urgjentisht duhet të ndërmerrni diçka. Athua shpesh ju dhemb koka dhe mendoni se mashkulli ju kopton!?
Pjesëtarët e gjinisë më të forte dashurohen në femra të cilat u ofrojnë përkrahje, dashuri, kujdes, gjentilitet dhe butësi, seks të mire dhe mbi të gjitha janë ngazëllyese dhe atraktive.
Nuk është për t'u hedhur poshtë as mundësia që ta nxitni ngapak xhelozinë e tij, por mos e teproni!. Mashkulli thjesht adhuron që të jetë me gruan të cilën të gjithë e dëshirojnë, po e cila është vetëm e tij! Megjithkëtë merreni me rezerva këtë opcion, ngase te shumë meshkuj mjafton të lind dyshimi dhe jeta e juaj me të të shndërrohet në tmerr!
Studijoni mirë këtë temë dhe dobësitë e mashkullit se pse ai mashtron. Lexoni edhe temën mbi mashtrimin në përgjithësi këtu dhe në dorën tuaj do të keni një armë të fuqishme për ta penguar të dashurin tuaj që të hyjë ujërave të mashtrimit në dashuri me ndonjë femër tjetër!
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Mesazh nga Dardania prej Fri Jun 17, 2011 2:11 am

Për mashkullin mashtrimi në dashuri është lojë

kjo thenie esht e vertet :bounce:
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Mesazh nga Doruntina Miftari prej Mon Jun 20, 2011 7:01 pm

sepse meshkujt kan jeten avantur dhe tradhetojn sa her te u ipet rasti
avatar
Doruntina Miftari

Numri i postimeve : 49
Join date : 15/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Mesazh nga Fjolla prej Tue Jun 21, 2011 1:44 pm

Doruntina Miftari shkruajti:sepse meshkujt kan jeten avantur dhe tradhetojn sa her te u ipet rasti

nuk kam se qfar them me shum se keto fjal :bounce:
avatar
Fjolla

Numri i postimeve : 7
Join date : 16/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Pse meshkujt tradhëtojnë në dashuri me femra tjera ????....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi