Kush është në linjë
10 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 10 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Psikologjia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Psikologjia

Mesazh nga Dardania prej Sun Jun 12, 2011 11:59 pm

Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800. Është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" dhe "logos (λόγος)". Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor.
Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia

Mesazh nga Dardania prej Mon Jun 13, 2011 12:06 am

Psikologjia si shkencë

Psikologjia zanafillën e ka nga Antika. Shumë qartë e gjejmë atë tek veprat e Aristotelit të cilat deri në shekullin XIX luanin rol qendrorë. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga J.Locke në vitin 1690 në veprën e tij mbi mësimet shtesë asociative. Futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojë në shekullin XIX nga E. Hering, H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi deri tek përkufizimi i saj.Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëvendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.
Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin ekohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës. Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmit kryesore të diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë (Psikoterapeuti). Për këto lëmi parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë të shkencave.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia

Mesazh nga Dardania prej Mon Jun 13, 2011 12:10 am

Degët e Psikologjisë

Degët te cilat ndahet Psikologjia:

  • Psikologjia fiziologjike - Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.
  • Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.
  • Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.
  • Psikologjia sociale-Studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.
  • Psikologjia klinike dhe e këshillimit - Pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.
  • Psikologjia e këshillimit- Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se te Psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.
  • Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa Psikologet e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit.
  • Psikologjia industriale dhe inxhinierisë - Psikologët industrialë që ndonjëherë quhen edhe psikologë të organizimit, punojnë kryesisht në organizata punuese. Ata merren me zgjedhjen e punonjsëve më të përshtatshëm për vendpunimet e caktuara ose në zhvillimin e programeve të trajnimit të punonjësve.
  • Psikologjia e komunikimit
  • Psikanaliza

Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste per shkak te metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund te regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm të vërejturit objektiv.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Psikologjia

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi