Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

August 2017
MonTueWedThuFriSatSun
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031   

Calendar Calendar

Top posting users this month


Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Patriotizmi esht perkatesi dhe Sakrifice...

Mesazh nga Dardania prej Sat Jun 04, 2011 9:19 pm

Të jetuarit në një vend të sigurt dhe të qëndrueshëm së bashku me familjen, farefisin dhe me shokët e fëmijërisë është pa dyshim begatia më e madhe, e cila meriton falënderim dhe mirënjohje të denjë ndaj Allahut. Kësaj begatie ia dinë vlerën vetëm ata që janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë e tyre, dhe jetojnë në tendat e refugjatëve të nënçmuar, dhe që janë në pritje që një dorë e huaj të vendosë diçka në pjatat e tyre të zbrazëta.

Kur një musliman e do atdheun e tij lidhet me të dhe nxiton t’i bëjë mirë popullit të tij, në të vërtetë ai hap një rrugë, e cila ia fisnikëron shpirtin dhe ia largon egoizmin e neveritshëm. Dashuria, kujdesi dhe besnikëria është forma më e lartë e dhënies.

Çdo angazhim pozitiv ose kontribut qytetar do ta lartësonte kauzën e atdheut. Këto përbëjnë një rritje në xhirollogarinë e qytetarëve, por njerëzit nuk e hetojnë këtë pa u larguar nga vendi i tyre, sepse të tjerët sillen ndaj tyre në media, në punë dhe në aeroporte duke u bazuar në nënshtetësinë dhe pasaportat që ata mbajnë. Atëherë çdo qytetar shndërrohet në një përfaqësues të vogël të atdheut të tij, prandaj çfarëdo mundi që jep për të ndërtuar vendin e vet, ai e vjel dhe e shfrytëzon së pari vetë, pastaj bijtë e nipërit e tij dhe ata që vijnë më pas.

Kolosët, personat e famshëm dhe dijetarët nuk e harrojnë asnjëherë vendlindjen e tyre, pavarësisht suksesit dhe famës së madhe që kanë arritur, sepse dashuria për atdheun është pjesë e madhështisë, fisnikërisë dhe sinqeritetit të tyre. Thuhet se Eban ibën Asi kishte emigruar prej Mekës në Medinë, ndërsa i Dërguari i Allahut alejhi salatu ue selam e pyeti: “O Eban, si e le Mekën?” Ai tha: “E kam lënë gjethen e limonit duke u rritur dhe atë të qitros duke lulëzuar.” Sytë e të Dërguarit u mbushën me lot kur kujtoi vendlindjen e tij.

Dashuria e muslimanit ndaj atdheut të tij është pjesë e dashurisë së tij ndaj fesë, sepse nuk mund ta lartësojmë kauzën e kësaj feje në një vend të pushtuar, të prapambetur dhe të trazuar. Nëse dëshirojmë që umeti islam të lulëzojë dhe që flamujt e tij të valojnë lart në qiell, ne duhet të punojmë shumë në ndërtimin e një shteti të fuqishëm, me ndikim dhe të pasur, që është plot mëshirë, dhembshuri, devocion, harmoni, i sigurt e me stabilitet.

Kini kujdes që të mos bashkëveproni me shtetin ashtu siç sillet tregtari me tregtarin: -Sa do paguash? Malli im vlen më shumë... etj. Kjo logjikë e shteron dashurinë e vërtetë për atdheun. Shtojini kësaj edhe këtë fakt, se çdo gjë që i dhurojmë vendit tonë është larje e borxhit që kemi ndaj tij.

Gjithashtu mos thoni kurrë: “Çfarë bëri shteti për mua, që unë të bëj për të?” Por thoni: “Çfarë kontributi mund të jap unë për shtetin tim?” Një shtet i mirë është ai në të cilin jetojnë njerëz të mirë, ndërsa vend i prishur është ai në të cilin banojnë njerëz të këqij. Ju mund të pyesni se kush është shtetas i mirë. Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjemi përmes pikave në vijim:

1- Qytetar i ndershëm është ai person që i fal atdheut të tij dashuri, përkujdesje dhe mëshirë. Kjo e shtyn atë t’i shërbejë atij, të interesohet dhe ta mbrojë atë me përkushtim.

2- Qytetari i ndershëm është si tulla cilësore me të cilën muratori i shkathët mburret, duke e bërë atë pjesë të një kështjelle të madhe.

3- Mundësia e qytetarit që të jetë pjesë e kështjellës së madhe arrihet përmes dy gjërave thelbësore: sjelljes në përputhje me etikën islame dhe aftësive personale. Ne synojmë të ndërtojmë një shtet të moralshëm, produktiv dhe sovran.

4- Shtetasi i mirë e rregullon lirinë e tij në përputhje me vullnetin e të tjerëve, duke i respektuar traditat e mira të të tjerëve dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve me ta.

5- Shtetasi i mirë kontribuon për vendin e tij duke e përgatitur dhe përparuar veten, duke u bërë një njeri jo i thjeshtë në punën, profesionin dhe kualitetet e tij.

6- Kur shteti vuan nga disa probleme, shtetasi i mirë është ai që merr pjesë aktive në zgjidhjen e tyre, sepse thjesht ai nuk bëhet barrë për vendin, mirëpo shihet si ndihmëtar për ta shpënë atë përpara. Kjo arrihet vetëm nëse qytetari është fetar i mirë dhe produktiv.

7- Shtetasi i mirë zotëron kohë, pasuri dhe mund. Ai punon që këto t’i vërë në funksion duke ndihmuar ata që janë në nevojë, si: jetimët, të varfrit, invalidët, të vejat etj.

8- Shtetasi i mirë sillet me vendin e vet, ashtu si sillet një njeri shumë i kulturuar dhe i edukuar me tavolinën e tij të punës, duke e lënë gjithnjë në gjendjen më të pastër dhe më të rregullt.

Gjëja më e shëmtuar për vendin janë ata që flasin vetëm për patriotizëm, këndojnë në emër të tij, por realisht punojnë për shkatërrimin dhe përdhosjen e emrit të atij vendi. Lusim Allahun që të mos bëhemi kurrë si ata.
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi