Kush është në linjë
4 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 4 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shtatë ushqyesit më të mirë për një lëkurë të shëndetshme

Mesazh nga elona prej Wed Jan 13, 2016 12:49 pm


Të gjithë e dimë që kujdesi për lëkurën e fytyrës është një pjesë shumë e rëndësishme e jona në ballafaqimin me të tjerët. Një lëkurë e shëndetshme garanton një pamje të bukur dhe estetike. Gjatë verës lëkura e fytyrës ka nevojë për lagështirë të vazhdueshme, ndërkohë për çdo stinë të vitit nevojitet një terapi e veçantë vitaminash.

Pothuajse të gjithë këta ushqyes përmbajnë antioxidant( antioksidanti është një emër përmbledhës për elementët që janë të aftë të luftojnë radikalet e lira) Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat dhe qelizat e trupit.
1- Vitamina A
Vitamina A ndihmon në mirëmbajtjen e pamjes së mirë të lëkurës si dhe largon helmet e dëmshme që përmban lëkura. Gjithashtu vitamina A është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo mund të gjendet në qepë, bizele, kajsi, spinaq, lakër, karotë, kungull, kumbulla dhe në pataten e ëmbël.
2- Vitamina C
Vitamina C është shumë e mirë për lëkurën si në sipërfaqe, ashtu dhe brenda saj. Përmban antioksidant për të mbrojtur lëkurën tuaj nga radikalet e lira duke inkurajuar prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në fruta agrume, si speci i kuq , lakra e Brukselit, boronica , manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe në patate.
3- Vitamina E
Kjo vitaminë është e njohur për të luftuar efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe për të siguruar mbrojtje superior antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg i vitaminës E në ditë sjell përmirësim në fytyrat e dëmtuara dhe të rrudhosura. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.
4- Vitamina K 
Vitamina K është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht në eleminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shparagu , piperi i kuq, etj
5- Lukopene
Lukopene është një antioksidant. Një dietë e pasur me lukopene i jep lëkurës tuaj mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Lukopenet mund të gjenden në shalqi, portokall të kuq, domate dhe papajë.
6- Omega 3
Omega 3 janë të lidhura me inflamacion të reduktuar, dhe njihen si shumë efektivë në shkëlqimin e çehres . Omega 3 gjendet në ushqime të tilla si peshku yndyror (salmoni), arrat dhe fara liri, bajame, lajthi etj.
7- Acidi Alfa Lipoik
Është një antioksidant i fuqishëm , pasi është një nga dy ushqyesit e tretshëm në ujë dhe yndyr. Ky acid mbron lëkurën tuaj në brendësi dhe sipërfaqe nga dëmtimi i radikaleve të lira. Gjendet në brokoli, mëlçi, patate, spinaq etj.

elona

Numri i postimeve : 25
Join date : 25/10/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi