Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Këshilla të domosdoshme për jashtëqitjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Këshilla të domosdoshme për jashtëqitjen

Mesazh nga elona prej Fri Oct 30, 2015 3:26 pm


Shumë njerëz që vuajnë nga ky shqetësim kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur
Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi. Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë kapsllëk nëse ata nuk dalin jashtë për ditë. Gjithsesi, jashtëqitja normale mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë, kjo varet nga personi. Kapsllëku është shenjë, dhe jo sëmundje. Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm dhe joserioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.
Çfarë e shkakton kapsllëkun?
Për të kuptuar kapsllëkun të vjen në ndihmë njohja sesi punon zorra e trashë. Pasi ushqimet kalojnë në zorrën e trashë, kjo e fundit thith ujin nga ushqimet, ndërkohë që ai kthehet në mbetje ushqimore ose në feçe. Muskujt e zorrës kontraktohen duke i shtyrë ato në drejtim të rektumit. Kur feçet arrijnë në rektum, ato janë të forta, sepse një pjesë e mirë e ujit është përthithur. Kapsllëku ndodh kur zorra përthith më shumë ujë ose muskujt kontraktues të zorrës punojnë ngadalë. Si rezultat feçet bëhen të forta dhe të thata.
Dieta e varfër në fibra
Njerëzit të cilët përdorin një dietë të pasur me fibra ushqimore kanë më pak gjasa të vuajnë nga kapsllëku dhe dieta e varfër në fibra është një nga arsyet më të shpeshta pse ai ndodh. Disa ushqime të varfra me fibra janë: mishi, djathi, veza. Fibrat gjenden te frutat, perimet dhe tek drithërat, të cilat trupi ynë nuk arrin t’i tresë. Fibrat e tretshme shpërbëhen lehtë në ujë dhe janë të buta dhe rrëshqitshme në zorrë. Fibrat e patretshme kalojnë nëpër zorrë pa pësuar ndryshime.
Këto dy lloj fenomenesh ndihmojnë në parandalimin e tharjes dhe fortësinë e feçeve duke i bërë ato lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë. Ushqimi i varfër me fibra krijon kapsllëk veçanërisht tek personat e moshës së tretë, gjë që bën humbjen e interesit për të ngrënë dhe zgjedhjen e ushqimeve të gatshme ose gjysmë të gatshme, të thjeshta për t’u gatuar, të dyja këto të varfra me fibra ushqimore. Gjithashtu, vështirësia për të përtypur me dhëmbë ose për të gëlltitur ushqime të forta bën që pleqtë të detyrohen të hanë ushqime të buta, të cilat janë të varfra me fibra.
Përdorimi jo i mjaftueshëm i lëngjeve
Kërkimet gjithashtu kanë treguar se rritja e sasisë së lëngjeve të marra nuk bën lehtësimin e kapsllëkut në të gjitha rastet, por shumë njerëz raportojnë se lehtësohen shumë në jashtëqitje nëse pinë lëngje si p.sh ujë dhe lëngje frutash dhe shmangin dehidrimin. Lëngjet shtojnë ujin në zorrë, duke i bërë feçet më të buta dhe më të lehta për të lëvizur. Njerëzit që kanë probleme me kapsllëkun, duhet të shtojnë marrjen e lëngjeve ditore. Por disa lëngje që përmbajnë kafeine, si kafeja apo “cola” mund të ashpërsojnë simptomat, duke shkaktuar dehidrim. Alkooli është një tjetër pije që shkakton dehidrim. Është e rëndësishme të pihen lëngje që hidratojnë trupin, sidomos kur konsumojnë kafeine apo alkool.
Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik mund të çojë në kapsllëk, edhe pse si fenomen është akoma i panjohur. Për shembull kapsllëku ndodh pas një aksidenti ose gjatë një sëmundjeje kur jeni të detyruar të rrini regjim shtrati dhe s’mund të bëni ushtrime fizike. Mendohet se mungesa e aktivitetit fizik është një ndër arsyet e kapsllëkut te moshat e vjetra.
Ndryshimet në mënyrën e jetesës
Gjatë shtatzënisë gratë mund të kenë kapsllëk për shkak të ndryshimeve hormonale ose për shkak të shtypjes që bën mitra mbi zorrët. Mosha gjithashtu mund të ndikojë në rregullsinë e lëvizjes së zorrës. Për shkak të ngadalësimit të metabolizmit zorrët kanë aktivitet muskular më të dobët. Për më tepër njerëzit bëhen kaps kur udhëtojnë për shkak të ndryshimit të dietës dhe rutinës ditore.
Abuzimi me laksativët
Laksativë quhen medikamentet të cilat ndihmojnë jashtëqitjen. Mendimi se njerëzit duhet të defekojnë përditë ka çuar që disa njerëz të përdorin laksativ. Edhe pse njerëzit ndihen të lehtësuar nga përdorimi i laksativëve, ata duhet të rrisin dozat për shkak se trupi me kalimin e kohës krijon varësi ndaj tyre.
Injorimi i nevojës urgjente për të defekuar
Njerëzit të cilët injorojnë nevojën për jashtëqitje duke e ndaluar një ndjesi të tillë, çon në kapsllëk. Disa njerëz e vonojnë jashtëqitjen për shkak se nuk duan të përdorin tualetet jashtë shtëpisë. Të tjerë e injorojnë për shkak të stresit emocional ose janë shumë të zënë me punë. Fëmijët e injorojnë për shkak të trajnimeve stresuese higjienike ose se nuk duan të ndërpresin lojërat.
Sëmundje të veçanta
Sëmundje të cilat shkaktojnë kapsllëk janë ato neurologjike, metabolike, endokrine dhe situatat sistemike të cilat prekin sistemin e organeve. Këto çrregullime mund të ngadalësojnë lëvizjen e feçeve nëpër zorrë, rektum dhe anus

elona

Numri i postimeve : 25
Join date : 25/10/2015

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi