Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

December 2016
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031 

Calendar Calendar

Top posting users this month


Kadri Kastrati

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kadri Kastrati

Mesazh nga Dardania prej Wed Jul 08, 2015 2:58 pm

Kadri Kastrati Gjenerallejtënant, ka lindur më 15 mars 1960 në fshatin Katunishtë ish-Velikorekë, Komuna e Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ushtarake në Split, Republika e Kroacisë, në vitin 1981. Fakultetin e Mbrojtjes së Përgjithshme Popullore e ka përfunduar në vitin 1987 në Sarajevë, Republika e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në vitin 2012 diplomon dhe merr titullin magjistër në lëmin e sigurisë, më saktësisht në “Menaxhimin e katastrofave në Republikën e Kosovës dhe rajon”.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati është oficer i karrierës dhe ka punuar në detyra të ndryshme. Në vitet 1998 – 1999, gjatë luftës, ka qenë Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Llapit (ZOLL). Në vitin 1999, emërohet Shef i Departamentit të Logjistikës në Shtabin e Përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Këtë detyrë e kryen deri në vitin 2002, kur edhe emërohet Komandant i Zonës së IV-të në Mitrovicë. Nga 2004 e deri më 2006, ai kryen detyrën e Shefit të Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimeve në TMK. Në dy vitet në vazhdim, më saktësisht 2006 – 2008, ka kryer detyrën e Këshilltarit Special të Koordinatorit të TMK-së. Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Operacioneve (DO) në FSK. Ndërsa, më 22 nëntor 2011, me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës, është emëruar Komandant i FSK-së. Përfundimisht, më 23 janar 2012, gradohet (avancohet) në gradën Gjenerallejtënant.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka marrë pjesë në shumë seminare dhe trajnime në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndër të cilat veçojmë: trajnime me temën bosht “Globalizimi dhe siguria për të ardhmen, si dhe “Ndërtimi i institucioneve të sigurisë në vendet pas-konfliktit” në Qendrën Marshall në Republikën e Gjermanisë (Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë). Në Akademinë Diplomatike Shqiptare, Tiranë, në fushën e “Menaxhimit të sigurisë në diplomaci”, “Aspekti ligjor në luftimin e terrorizmit”, dhe “Luftimi i terrorizimit dhe sfidat në Evropën Juglindore”. Gjithashtu, ka përfunduar Shkollimin për Integrime Evropiane në Prishtinë.

Gjenerallejtënant Kadri Kastrati në korrik të vitit 2012 merr mirënjohjen më të lartë nga shteti slloven, “Medaljen për bashkëpunim ndërkombëtar të gradës së parë”, nga Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....

Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 29

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi