Kush është në linjë
9 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 9 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

[ Shiko krejt Listen ]


Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Fri Nov 04, 2011 5:00 pm
Statistikat
Forumi ka 4023 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri LenoreEnriquez

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 2594 artikuj v 1305 temat
Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     

Calendar Calendar

Top posting users this month


Nait Hasani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Nait Hasani

Mesazh nga Dardania prej Wed Jul 08, 2015 2:07 pm


Nait Hasani (15 janar 1965, në fshatin Randobravë) është një aktivisë shqiptar.

Biografia

Baca Adem ju tregon; Une e di veten se ne burgjet e ish jug. kam qendrue per ti pergjue tjeret qe a jan kundra serbise. Por dua tju them se edhe Nait Hasani e din mire se ku gjindet Ukshini.Pak me vonese por ma mire dikur se kurr hiq. Nait Hasani lindi më 15 janar të vitit 1965 në fshatin Randobravë, komuna e Prizrenit, nga prindërit: babë Xhemaliu dhe nënë Fahria (mbiemri i vajzërisë Hoti nga Samadraxha). Naiti ka të kryer Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Veprimtaria e tij ishte e hershme, qe nga shkolla e mesme e pastaj ne Unionin Studentor. Prandaj qysh herët filloj të përndjeket nga policia.

Herën e parë është dënuar në Gjykatën e Qarkut të Prizrenit, me 3 vite e gjysmë, nga kryetari i Gjykatës së Qarkut të asaj kohe, Orhan Rekathati. Dënimin e ka vuajtur deri në ditën e fundit dhe ka qëndruar në shumë burgje nëpër Kosovë (Prizren, Gjilan, Dubravë). Është liruar më 2 qershor të vitit 1987 nga burgu i Mitrovicës.

Për herë të dytë u dënua më 27 shtator të vitit 1988, nga e njejta Gjykatë me 6 vite e gjysmë burg. Kësaj radhe i vuan vetëm 19 muaj burg, meqë bëhet amnestia për të gjithë të burgosurit politik. Nga burgu lirohet me 23 prill të vitit 1990.

Për herë të tretë arrestohet në nëntor të vitit 1992 dhe mbahet 40 ditë në burg.

Herën e fundit(të katërtën) arrestohet më 28 janar të vitit 1997. Kësaj here Naiti kindapohet dhe për një muaj nuk është ditur asgjë për fatin e tij. Pas dy ditësh ai ishte dërguar në spitalin e Prishtinës në gjendje të pavetëdijshme me lëndime të rënda në kokë, në stomak dhe krahrorë (i kishte dy brinjët e thyera). Në spital ishte i evidencuar si personi N.N. Nga spitali nxirret në gjendje të pavetëdijshme dhe vetëm pas një muaji kuptohet se ai ishte mbajtur në një bazë të fshehtë të sigurimit sekrtet shtetëror në Ajvali. Gjatë tërë kësaj kohe ndaj ti ishin përdorur torturat më çnjerëzore. Pas gjashtë muajsh i ngritet aktakuza, kurse pas nëntë muajsh fillon gjykimi, i cili zgjat një muaj e njëzet ditë.

Vuajtja në Burgjet Serbe

I vetmi njeri i burgosur qe ka patur te drejte te shetisi neper korideret e burgjeve dhe me dal ne qytet kur te doje ka qen Nahit Hasani.Po t'kishte qen aq trim serbet nuk e kishin len ne jete kete shetites.

Naiti gjatë seancës kryesore, në fjalën e mbrojtjes, dhe fjalën përfundimtare, do të paraqes pikëpamjet e tij politike, do të njoftoj opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se kush po bën terror në Kosovë, si dhe do të parashikoj se çka do të ndodhë në të ardhmën e afërt. Ai në gjyq tha: "Kosova do të fitoj në qoftë se jo me dialog atëherë do të fitoj me luftë". Naiti nuk frikohej nga dënimi që do ti shqiptohej sepse ishte i sigurtë se populli i tij nuk po e dënonte, atë po e dënonte gjyqi i okupatorit, por brengosej se në kohën kur më së shumti kishte nevojë populli për ndihmën e tij, ai nuk mund ti ndihmonte. Ai tha: "Edhe 101 vite po të më dënoni nuk do të brengosem, por brengosem se nuk po mund t’i ndihmoj popullit tim". Në këtë gjykim Naiti dënohet me 48 vite burg. Por me qenë se sipas ligjit penal te Jugosllavisë dënimi maksimal ishte 20 vjet, atëherë Naiti dënohet me 20 vjet burg të rëndë. Gjatë gjitë kohës së mbajtjes së tij në burg, ai do të maltretohet fizikisht dhe psiqikisht nga organet e burgut, por do të qëndroj gjithnjë stoik dhe i papërkulur.

Pasi që lufta kishte filluar në Kosovë, në qershor të 1998, në qelinë e burgut në Prishtinë, vjen për ta vizituar ministri serb i drejtësisë dhe e pyet:"Se çfarë mendon të bëj pas njëzet vjet burgimi?", Naiti i përgjigjet: " Jo pas njëzet viteve, por pas një kohe shumë të shkurtër, unë do të jem i lirë, kurse ju do të jeni të burgosur". Me 16 qershor të vitit 1998 së bashku me disa shokë të tjerë e dërgojnë në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit. Në këtë burg ai do të mbahet shumë kohë në vetmi dhe do të maltretohet fizikisht dhe psiqikisht pandërprerë për një kohë të gjatë. Gjatë qëndrimit në këtë burg, drejtori i këtij burgu, ia kishte sjellur në qeli përveç delegacioneve të tjera edhe kriminelin Arkan për ta frikësuar. Por, Naiti si gjithnjë, ishte sypatrembur dhe ky provokim fare nuk bënte përshtypje tek ai. Pas qëndrimit mbi dhjetë muaj në këtë burg të tmerrshëm, bashkë me shokë e këthejnë në burgun e Nishit, ku e pret kordoni i gardianëve për ta torturuar atë dhe shokët e tjerë. Derisa një të burgosur që ishte para tij e kishin goditur me një mjet të fortë dhe ai ishte alivanosur, kurse gardianët vazhdonin ta godisnin, Naiti arrin ta mbuloj të lënduarin dhe të njejtën kohë e bartë për në dhome, kurse goditjet dhe shfryerja e mllefit shoven të gardianëve vazhdonte në trupin e Naitit. Pas tri ditëve të qëndrimit në Nish (26-29 prill 1999) e transferojnë në burgun e Dubravës. Naiti ishte i sigurtë se grumbullimi i të gjithë të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës bëhej me qëllime të caktuara dhe e dinte se përfundimi do të ishte tragjik, ashtu edhe ndodhi. Pas bombardimit të burgut nga aeroplanët e NATO-s, ku vriten 23 të burgosur dhe plagosen shumë të tjerë në mesin e të cilëve ishte edhe Naiti, 22 dhe 23 maj gardianët, policët, ushtarët dhe paramilitarët si dhe të burgosurit serb, do të vrasin edhe mbi 150 të burgosur të tjerë si dhe do të mbesin shumë të plagosur (mbi 200). Naiti edhe pse i plagosur rëndë në krahëror, ai kurrë nuk do të ndalet në organizimin dhe dhënien e ndihmës së parë të plagosurve. Në ato ditë të tmerrit, kur kriminelët serb vrisnin të burgosurit shqiptarë me gjakftohësinë më të madhe dhe pandërprerë, të burgosurit e në veçanti të plagosurit, mbështetjen më të fuqishme e shihnin pikërisht te Naiti, i cili me vullnetin dhe moralin e tij, arrinte të mbillte optimizmin tek të burgosurit.

Naiti edhe në momentin (23 maj 1999) kur ishte e sigurtë se të gjithë të burgosurit shkonim drejt vdekjes arrin të gjej forcë dhe ju drejtohet atyre duke ju thënë: "Ne sot po vritemi por ky gjak i yni do të siguroj lirinë e Kosovës, të cilën e dua më shumë se veten time". Pas këtyre fjalëve të gjithë të burgosurit u përshëndetën e u përqafuan dhe u nisën drejt vdekjes pa u frikësuar. Pra, ishin fjalët e Naitit të cilat atyre u dhanë motiv dhe guxim. Fatbardhësisht, kësaj radhe, nuk ndodhi ajo që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë kur pas një rreshtimi që u kishin bërë të burgosurve, i kishin gjuajtur ata prej të gjitha anëve dhe me gjithë arsenalin ushtarak që kishin pasur.

Me 24 maj Naitin e dërgojnë në burgun e Lypjanit ku pas 17 ditë qëndrimi në këtë burg, me 10 qershor 1999 e dërgojnë në burgun e Pozharevcit, dhe ashtu të plagosur e maltretojnë fizikisht deri në alivanosje. Pas qëndrimit afër katër muajsh në këtë burg e dërgojnë përsëri në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku do të mbahet deri në rrebelimin e të burgosurve serb. Pas këtij rrebelimi, Naiti transferohet në Burgun Qendror të Beogradit, burg në të cilin kushtet janë shumë të këqija. Por Naiti edhe pse ende me predhë në krahëror dhe gjendje shëndetësore jo të mirë qëndron burrërisht dhe i papërkulur, ashtu siç qëndrojnë edhe shumë shokë të tjerë. Naiti me shokë qëndrojnë dhe e mbajnë kokën lart, por vallë si qëndron dhe si ndihet bashkësia ndërkombëtare kur lejon pushtetin serb t’i mbaj ende nëpër burgje shqiptarët që deshën të jetojnë edhe ata të lirë sikur edhe popujt tjerë?! Pushteti serb i di vlerat që i ka Naiti, prandaj edhe nuk e liron. Po si lejon bashkësia ndërkombëtare sjelljet kaq cinike të pushtetit serb?

Lirimi i Naitit me shokë do të sjellte energji të re në Kosovë. Ata do të sjellin stabilitet në Kosovë, sepse pa lirimin e tyre nuk do të ketë qetësi në Kosovë.

_________________
Ti jap Syt e mi e shiko ....Ta jap Zemren time si rrah Ndegjo ....Te Dua Zemer Perjet ket kurr mos e harro....
avatar
Dardania
Webmaster

Numri i postimeve : 1629
Join date : 13/05/2011
Age : 30

http://dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi